Rama fton qytetarët të nënshkruajnë peticionin për Vetting-un: I shërben fëmijëve të këtij vendi

Kryeministri Edi Rama ka ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në nënshkrimin e peticionit online për të implementuar ligjin e Vetting-ut.

Pas takimit me studentët e universitetit Aleksandër Xhuvani, shefi i qeverisë ka apeluar që shqiptarët të angazhohen në firmosjen e tij.

Thirrjen kryeministri i vendit e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“NJE KLIK PER NJE SHQIPERI ME DREJTESI – Falenderoj shumë studentët dhe pedagogët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, për ftesën e për bashkëbisedimin e hapur që patëm sot. E çmoj shumë interesimin e gjeneratës tjetër, për ecurinë e reformave dhe posaçërisht për Reformën në Drejtësi e për Vetingun në veçanti si hap vendimtar në zbatimin me sukses të kësaj reforme themelore për të bërë shtet?
Çmoj shumë po ashtu angazhimin e shumë organizatave të shoqërisë civile, të cilat kanë vendosur të dalin e ta mbështesin zbatimin e ligjit të Vetingut, duke mbledhur firma në rrugët e qyteteve tona?

Unë jo vetëm e mbështes peticionin e tyre dhe inkurajoj çdo qytetar ta firmosë, por ju inkurajoj të gjithëve të firmosni edhe peticionin online për të bashkuar zërin tuaj me zërin e historisë së përmbysjes së sistemit të kalbur të (Pa)drejtësisë që nuk e lejon Shqipërinë të bëjë shtet?
Me një klik secili dhe secila prej jush ndihmon atdheun tonë dhe u shërben fëmijëve të këtij vendi, në këtë moment kyç të historisë sonë të përbashkët:

www.shpetovetingun.al

Forca miq, Drejtësia do të bëhet Shqipëria do të bëhet??” shkruan kryeministri Rama në Facebook.

REMOTE_ADDR:[]

19 komente në “Rama fton qytetarët të nënshkruajnë peticionin për Vetting-un: I shërben fëmijëve të këtij vendi”

  1. LUFTI KONGJONI says:

    PRO VETING

  2. FJORINA KONGJONI says:

    PRO VETING

  3. FLAVIO KONGJONI says:

    PRO VETING

  4. kujtim alimeri says:

    Pa vettingun ne drejtesi dhe politike Shqiperi do shkoje kove pusi ! !

  5. ardian xhepa says:

    pro vetingut

  6. vaso says:

    Jo vetingut,po konsensusit per nje fillim te ri.Asnjeri mos beje virgjereshen.

  7. Xhemi Guci says:

    Pro Vettingut!

  8. Marin Llesh Frroku says:

    Pro vetingut

  9. THOMA LATI says:

    SHQIPERINE E SHPETON VETEM VITIGU NGA KRIMINELET POLITIKANE PASI KANE 25 VJET QE JANE BERE PALE DREJTESINE DUKE VJEDHUR POPULLIN , SHTET BEHET PASI KA DREJTESI . RESPEKTE

  10. THOMA LATI says:

    Pro Ventigut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *