Shpikja më e re e Bashës: Po vjen Lëvizja “MAGA”! Shpresë te Fatmir Mediu, imiton Trump…!

Opozita shqiptare, e drejtuar nga Lulzim Basha, po përpiqet të realizojë një lëvizje të re në Shqipëri, me qëllim shkëputjen nga politika 27 vjeçare që ka zhgënjyer qytetarët.

Por si një politikan që ka drejtuar ministristë më të rëndësishme në qeverisjen tetë vjeçare të Partisë Demokratike dhe ish-kryebashkiak i Tiranës, Basha nuk shihet ende si personi që mund të reformojë politikën dhe Shqipërinë, megjithatë lëvizjet në kampin e djathtë kanë nisur.

Gazeta e PD-së, Rilindja Demokratike flet për një lëvizje të re të quajtur “MAGA”, e cila nuk është as më pak dhe as më shumë por një kopijm i sloganit që Donald Trump zgjodhi gjatë fushatës presidenciale: “Make Albania (America) Great Again”-raporton Newsbomb.

Infromacionet për Lëvizjen MAGA janë shumë të pakta dhe në artikullin e ‘RD’-së flitet vetëm për qëllimin kryesor, atë të largimit të qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, për të cilën PD po proteston që prej 18 shkurtit.

Shpresat e demokratëve janë varur te disa kongresmenë dhe senatorë amerikanë, që sipas RD, do të lobojnë në Uashington që kërkesat e opozitës shqiptare të arrijnë në nivele të larta.

Senatori Roger Wicker; kryetar i Komisionit të Helsinkit në Kongres, Senatori Lamar Alexander, Kongresmeni Steve King, Trent Kelly, Richard Hudson dhe Robert Aderholt janë angazhuar sipas RD-së, pas takimit që zhvilluan me kreun e PR-së, Fatmir Mediu, që të përcjellin shqetësimet dhe kërkesat e opozitës në të gjitha nivelet e administratës së presidentit Donald Trump.

Duhet thënë se Basha prej disa muajsh është duke kopjuar modelin Trump, i cili befasoi të gjithë botën duke u zgjedhur president i SHBA-së.

Reagimet për ‘Fake News’ (lajme të rreme), sulmet ndaj mediave kryesore, goditja e modelit 27 vjeçar e të bërit politik në Shqipëri, janë vetëm disa nga rastet ku Basha imiton fushatën e Trump.

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Shpikja më e re e Bashës: Po vjen Lëvizja “MAGA”! Shpresë te Fatmir Mediu, imiton Trump…!”

  1. niku says:

    Puna eshte se Shqiperia nuk ka qene ndonjehere Greak. Vetem nese Basha quan kohen e Enverit te tille. Enveri keshtu e quante. Ndoshta edhe Basha

  2. may says:

    Basha quan Albanian Great – kohene e piramidave kur saliu ju grumbulloi parate shqiptareve dhe u a vodhi Ate periudhe do te perserit Basha ? Funderrine bashke me saliun ! apo do te quaj GREAT kohene Gerdecit qe vrane me dhjetra shqipater, dhe sakatuan me qindra, nje fashat te tere dhe ter nuk ja u beri syri, as Mediut qe shkon te kerkoj lobing ne US ? Maskarenjte, apo quan periudhene fundit 8 vjecare qe berisha drejtoi ? qe e zhyte kete vend ne varferi ektreme dhe falimentoi shtetin ? kete do perserit Basha ? kokebosh , vrases hajdut, ja cfare jane saliu me bashen,

  3. tfgs1 says:

    levizja e larove[muslimon brothers] PD i ngjan partise islamike te Morsit……………….

    1. hahaha says:

      PD aleati i jevgjiteve te Athines me te cilet Athina brekedhjere mundihet te destabilizoj Shqiperine islamiket shqiptare te PD dhe korraket e Pontit nga Athina te bashkuar ne kauzen e ryre antishqiptare

  4. eli-tiv says:

    …reformoi pd ky…e tani i mbeti shqiperia…..te gjithe poshterimin qe ka kaluar keto vite…si sherbetor i perulur i saliut…gjeti rast te shpertheje…ku te mundi e si te mundi….POR…ajo qe eshte e sigurte…ai eshte vrases…hajdut i poshteruar…e i paafte te punoje….Le te zvarritet ne bulevard…aty ku vrau….zoti tani e ka denuar saliun e bashen…jane kthyer te poshteruar si zvaranik ne vendin e krimit

  5. Fallo Madhi says:

    BAJGA do ishte me mire .Nuk i voton me njeri vrasesit e njerezve qe jetojne ne Hollande me parate e vjedhura nga ne.
    Tradhetaret qe shiten detin tek gabelet grek dhe qe spiunonin luftetaret e UCK se dhe qe jane ne borderote e UDBashes..
    E cfare ndryshimi mund te sjelle dikush qe eshte VRASES&TRADHETAR&HAJDUT…..Genjeni ndonje fukara nga te bathores e nga te kamzes se nuk ju don me njeri.

  6. Drejtësia says:

    Ai Mediu i famshëm duhet të ishte në biruc tani po të ishte Shqipëria një vënd normal.Sa për ata senatorët që merren me Mediun mund të jenë njëlloj me të mos u çudisni.

  7. Vesi says:

    Levizja MAGA, nuk ka lidhje me ne. Kjo levizja I shkon Amerikes, si shtet qe ka udheheq boten per 100 vjet. Ne, se pari, duhet te behemi shtet dhe pastaj ambicje te tjera. Deri tani Luli nuk ka shprehur aftesi si lider. Ai ka treguar aftesi korrupsioni, vrasjesh dhe bythelepirje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *