SONDAZHI: Vetëm 30% e votuesve 18-64 vjeç e quajnë protestën dhe qeverinë teknike, të domosdoshme

27 Shkurt 2017, 18:23Politika TEMA

Nga një sondazh elektronik i kryer nga Questia.al (https://www.questia.al/), me 730 të anketuar të moshës 18-64 vjeç, rezulton se vetëm 30% e të anketuarve e quajnë protestën/qeverinë teknike të domosdoshme për sigurimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Ndërsa 50% e quajnë të panevojshme dhe 10% nuk kanë një opinion rreth kësaj çështje.

Këto rezultate janë llogaritur pasi kampioni u ripeshua, për të përfaqësuar sa më mirë ndarjen e popullsisë në rurale e urbane, dhe sipas gjinisë e moshës.

Për krahasim, në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës, votuan për partitë që janë sot në opozitë rreth 30% e votuesve që banonin në Shqipëri (660 mijë nga rreth 2.2 milionë).

E. Zaloshnja

9 komente në “SONDAZHI: Vetëm 30% e votuesve 18-64 vjeç e quajnë protestën dhe qeverinë teknike, të domosdoshme”

  1. Arber I says:

    Sa shume?! Per mua jane vetem tre veta: Berisha, Basha, Spahiu…

  2. lavdosh says:

    Sot Shkurt 27,2017
    Parashikimi i votave te 18 Qershorit:
    – PS 48-52%
    – PD 27-31%
    – LSI 11-15%
    – PDIU 7-10%
    -Te tjera: 7-9%
    Per 13 Qershorin 2013, parashikimet e mija ishon pothuajse te sakta

  3. Objektiv says:

    Nje gje nuk kuptoj: 50+30+10=90
    Po 10% tjeter ku humbi…

  4. ardit says:

    Ajo 50 % mos duhet te jete 60% zoti gazetar?Po 10 % çfare eshte?

    1. Statisticien says:

      Kuptohet qe esht gabim teknik: esht 60%, jo 50%

      1. joel shkodra says:

        Po gabimi mund te jete edhe te 30% qe mund te jete 40%.

  5. iDude says:

    Sikur ka nje problem mo Zaloshnja, apo jo?

    50+30+10=90

    Apo 10% i bie te jene keta te Likes?!?

  6. Nacionalist says:

    Ka shume mundesi qe rezultati te jete si komentet e mia qe nuk shfaqen asnjehere!

  7. Nacionalist says:

    Ka shume mundesi qe rezultati te jete si komentet e mia qe nuk shfaqen asnjehere!..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje