Zamparini dorëzohet: Heq dorë nga Palermo

27 Shkurt 2017, 19:24Sport TEMA

15 vite në krye të skuadrës, një periudhë të trazuar me suksese e dështime, por mbi të gjitha me dhjetra trajnerë të shkarkuar.

Maurizzio Zamparini, një figurë polemizuese dhe e drejtpërdrejtë u dorëzua. Ai njoftoi dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës së Palermos dhe thotë se brenda pesë ditëve të ardhshme do të njoftohet në një konferencë për shtyp presidenti i ri.

Sipas asaj që thotë Zamparini, bëhet fjalë për një përfaqësues të një grupi anglo-amerikan, investitorë të grupit “Zamparini”, që do të drejtojnë skuadrën së shpejti me një projekt mjaft ambicioz.

Synimi është investimi në stadium, terrenet stërvitore dhe akademinë e klubit për ta kthyer atë në një hark kohor prej maksimumi pesë vitesh në zonën europiane.

Ky është projekti, por sesa do të realizohet koha do ta provojë. Për momentin, Palermo duhet të përballet me realitetin e trishtë të thuajse rënies nga Seria A. Siçilianët ndodhen në vendin e 18-të të klasifikimit me 15 pikë, 7 më pak se zona që i shpëton.

Në 15 vite në krye të Palermos, Zamparini do të mbahet mend si Presidenti që zbuloi disa emra të mëdhenj të futbollit të sotëm, si Cavani apo Pastore, që të dy aktualisht luajnë për PSG.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje