Zululand: Agron Duka shpall kandidatët për deputetë: Vetë do kandidoj në Durrës

Agron Duka shpall kandidatët për deputetë të partisë së vet Agrare.

Këtë e ka bërë në Zululand, në një bisedë me Mustafa Nanon.

“I kemi përcaktuar kandidatët. Mund t’i them disa emra nëse do. Për Tiranën do jenë Adi Haxhiymeri e Arben Tafaj. Për Elbasanin i pari në listë do të jetë Edmond Biçoku. Unë vetë do jem në Durrës”, i tha ai Nanos.

Në një moment të bisedës, Nano i tha: Të supozojmë se ti ke në dorë që t’ia japësh Shqipërinë për ta qeverisur për 15 vjet me radhë një personi të caktuar. Kujt do t’ia jepje?”

Pyetjet e përgjigjet ishin si më poshtë:

Nano: Do t’ia jepje Nanos apo Berishës?

Duka: Nanos sigurisht

Nano: Do t’ia jepje Nanos apo Ramës?

Duka: Nanos sigurisht

Nano: Do t’ia jepje Ramës apo Berishës?

Duka: Në këtë rast nuk jam i sigurtë

Nano: Do t’ia jepje Ramës apo Bashës?

Duka: Bashës

Nano: Do t’ia jepje Bashës apo Metës?

Duka: Bashës

Nano: Do t’ia jepje Ramës apo Metës?

Duka: Edhe këtu abstenoj.

Bisedën mund ta ndiqni të plotë në linkun

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...