Alarmi, disa njerëz në Shqipëri financojnë terrorizmin

Kreu i Drejtorisë së Pastrimit të Parave, Agim Ismaili i pranishëm në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë dha alarmin se në Shqipëri ka njerëzqë financojnë terrorizmin.

“Disponojmë një listë me emrat e këtyre individëve”, tha ai.

Ai ka treguar se ka pasur 154 procedime penale për pastrim parash.

“Kemi pasur 154 procedime penale për pastrim parash, 1300 raportime për transaksione të dyshimta brenda një viti si dhe 28 mln euro të bllokuara nga këto transaksione”.

I pyetur nga kreu i komisionit Spartak Braho, “apo hetoni ndonjë bankë për pastrim parash? Kam info se një bankë është përfshirë në pastrim parash”?

Ismailaj u përgjigj: “Nuk mund të them nëse ka apo jo hetim ndaj një banke”.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Alarmi, disa njerëz në Shqipëri financojnë terrorizmin”

  1. Kola prej shkodre says:

    Prej shkodre ashte sait fishta dhe agron cela.
    Sait fishta ashte dhe njeriu I ilir mete kryemadhit.
    Dhe te mendosh pastaj qe kena nevoje per lsi.
    O tempos o mora!

  2. taraboshi says:

    Me shqeteson fakti qe keto banka te nivelit dyte po tu kerkoje lek nje i pasur ose nje deputet apo komunar a bashkiak i japin atije gruas djalit vajzes tyre sa te duan mbi50 milìon te vjetra ndersa po ti kerkoje ndonje nevojtare i thojne jo se nuk kemi garanci per te na i lare e ne fakt te medhejt nuk ju kan shĺyer e po na i quakan kredi te kqia. PSE nuk jua sekuestrojne pasonine apor se jene njerezit e tyre apo jane te pasur dhe se eshte gjyna me ju preke kete pasuri qe e kane vene ne korriz te ketij populli

Lini një Përgjigje te Kola prej shkodre Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *