Armando Sadiku: “Pse po bëhem bullgar”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Armando Sadiku sqaron një histori të gënjeshtërt, sipas tij, ku media të ndryshme kanë folur për një lidhje me vajzën e Paolo Tramezzani-t, trajnerit të tij, nisur nga një foto që ka qarkulluar.

Ndërkohë, pas marrjes së pasaportës bullgare, dëshira e tij është të luaj një ditë tek Inter, me të cilin është tifoz që në fëmijëri…

 Marrëdhënia juaj me presidentin dhe trajnerin Tramezzani te Lugano…?

Marrëdhëniet janë shumë të mira, presidentin e njoh që kur kam ardhur para 4 vjetësh në Lugano. Kam pasur kontakte edhe kur kam qenë në Zurich. Ndërsa padyshim, Paolon e njoh që prej 5 vitesh, sepse ka qenë edhe trajneri im te Kombëtarja. Ambienti këtu te Lugano është perfekt dhe jam ambientuar direkt tek ekipi dhe nuk kam pasur asnjë vështirësi.

Është përfolur për një raport miqësor me vajzën e Tramezzani-t, madje media të ndryshme kanë shkruar se jeni në një lidhje. Si qëndron e vërteta?

Nuk është asnjë gjë e vërtetë, madje Paolo kur ka ardhur duke më ndjekur në disa ndeshje, ka qenë me gjithë vajzën e tij, sepse kur kam luajtur në Lugano, kemi qenë afër. Por mes nesh nuk ka pasur asgjë, thjesht një miqësi. Çdo gjë është bërë shumë e madhe pas një fotoje, kur vajza e Paolos ka hedhur pas ndeshjes me Rumaninë dhe të gjithë pastaj kanë folur për një lidhje, por asnjë gjë nuk ka qenë e vërtetë, përveçse kemi qenë miq shumë të mirë. Vajza e Paolos është e fejuar me një djalë italian, prandaj ky lajm nuk ka qenë asnjëherë i vërtetë dhe unë nuk jam shqetësuar kurrë për këtë gjë.

Vitin e kaluar keni qenë protagonist në formacionin e javës apo edhe me golat e shënuar, jeni rikthyer sërish, por mediat në Zvicër kanë folur edhe për pasaportën bullgare. Mund ta sqaroni opinionin?

Është e vërtetë që jam sërish në 11-en më të mirë të javës. Çdo ditë dhe çdo javë mundohem të jap maksimumin dhe falë Zotit, jam mirë. Për sa i përket pasaportës bullgare, është një lëvizje e imja për të pasur mundësi të luaj në Evropë, në kampionate të tilla, siç është Italia dhe Anglia, që mos kem asnjë lloj problem dhe të jem i gatshëm në çdo moment, nëse do më kërkojnë. Por kjo nuk do të thotë se do ta lë Kombëtaren shqiptare, nuk e kam menduar për asnjë moment.

Duke marrë pasaportën bullgare, ku është dëshira juaj më e madhe, të luani në Serie A, Premier League apo diku tjetër?

Do kisha dëshirë të luaj në Serie A, duke e njohur akoma më shumë me anë të miqve të mi apo edhe nga Paolo Tramezzani. Besoj se më përshtatet futbolli italian dhe duke pasur edhe pasaportën bullgare, mund të luaj si komunitar.

Ëndrra juaj, ku do të kishit dëshirë të luani, në ndonjë ekip prestigjoz?

Do kisha dëshirë të luaja me një ekip të madh. Që kur kam qenë i vogël kam bërë tifo për Interin, në atë kohë luante “Fenomeni” Ronaldo dhe prandaj një ditë ëndërroj të jem sulmues i Interit. Nuk e di sa kjo ëndërr do të më realizohet, megjithatë edhe nëse luaj në një skuadër në Gjermani ose në Premier League, do të ishte perfekte për mua/ Konica.al

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *