Basha: Do t’ua marr paratë atyre që ndezin puro (do të dorëzojë 230 milionë eurot që vodhi nga Rruga e Kombit. Dëmshpërblehen 21 janari, Gërdeci, Zharrëza dhe teprojnë...)

28 Shkurt 2017, 11:42Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar sot se ka pasur biseda me politikanë të rëndësishme në Bruksel lidhur me protestën 10 ditore të opozitës.

Duke folur “Çadra e Lirisë”, siç e quan PD-­ja, Basha u shpreh se kauza e opozitës po njihet si kauzë e drejtë.

Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë por nuk pranojmë asgjë më pak se çdo pranonte çdo qytetar i Europës zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjedhje pa krim, zgjedhje pa drogë. Edi Rama ka urdhëruar lirimin e kriminelëve dhe bandave për të shkelur vullnetin e shqiptarëve në zgjedhje.

Sot fjalën e ka brezi i tretë, ata që me mund dhe sakrifica kanë rritur rininë shqiptare, ata që çuan jetën në një sistem të padrejtë, abuziv dhe gjakatar dhe që sot gëzojnë respektin tonë dhe respektin tim. Por ata nuk gëzojnë mbështetjen dhe konsideratën e një qeverie mashtruese dhe të dështuar në politikat sociale të pensionistëve”, tha Basha.

Sipas tij “Republika e re që po lind që do ketë në themel zgjedhjet e lira dhe të ndershme, nuk mund të jetë republikë e re e ndryshme nga e vjetra që po varrosim nëse nuk merr përsipër përgjegjësitë e kujdesit të plotë shëndetësor dhe financiar për brezin e tretë të pensionistëve shqiptarë.

Premtuan rritje pensionesh dhe se pensionistët do kishin fuqi blerëse më të madhe. Sot realiteti flet vetë. Pensionet nuk janë rritur as sa vlera e indeksimit të inflacionit. Sot pensionistët blejnë më pak se sa blinin para katër vitesh. Po energjia elektrike, po faturat e ujit, po fatura e kujdesit shëndetësor? Po kujdesi i shërbimeve sociale të shtetit ndaj pensionistëve?”.

Gjatë takimit me pensionistët në “Çadrën e Lirisë”, ai bëri edhe një premtim të fortë për këtë brez, pension 25 mijë lekë të vjetra në fund të mandatit të parë.

Nuk do të ketë në fund të mandatit të parë pension nën 250 mijë lekë. Këto para nga diku do të dalin, këto para dikush do të duhet ti lëshojë. Këto para sot i ka një grusht njerëzish.

Ata ndezin purot e shtrenjta me 50 mijë lekësha. Këtyre njerëzve do tua marrim këto para. Ata do përpiqen të mos i dorëzojnë, do përpiqen ti mbajnë këto privilegje dhe këto para. Kjo është skema e tyre, ata duan ta ruajnë pasurinë përmes një qeverie të kapur.

Ndaj është luftë që këto para tia marrim një pakice dhe tia japim shumicës së qytetarëve që i meritojnë, pensionistëve, studentëve, pacientëve, pedagogëve dhe policisë”, u shpreh Basha.

Sipas tij “Politika është rishpërndarje resursesh. Politika e vjetër ia ka dhënë një grushti kriminelësh dhe një grushti oligarkësh. Republika e re do ta zhbëjë këtë me fuqinë e votës së lirë.

Ky është ndryshimi, kjo është përmbysja, ky është revolucioni demokratik. Shumica do të rimarrë në dorë fatet e saj. kjo është zgjidhja, zgjidhje tjetër nuk ka. Ju na dëgjoni, ju keni shpresë, ju keni besim dhe vendosmëri”.

7 komente në “Basha: Do t’ua marr paratë atyre që ndezin puro (do të dorëzojë 230 milionë eurot që vodhi nga Rruga e Kombit. Dëmshpërblehen 21 janari, Gërdeci, Zharrëza dhe teprojnë…)”

  1. Niko says:

    SHUMË DAKORT ME LULIN.!

    LULI!(. i vocër)
    Dorëzo paratë e rrugës së Kombit.!Vetēm ato,që t’ja japim ZHARRËZAVE. Jepua vetë po deshe.Çoja me ato HAFIJET që i rrethon,dhe do ti mbash në shesh.
    S’të ka lezet asnjë fjalë që thua .S’je i besushëm.!
    THJESHT; S’je i përshtatshëm për postin e DHURUAR.!

  2. Orli says:

    Poooooo,do ja marresh nuel kalajt e brenda dites shtate miljon euro do ja japesh xenit!230 miljon te rruges se kombit mos ja jep njeriut,ruaj e bashkoj ne Hollande me ato te vefa-s

  3. juli says:

    Si ka fytyre ky njeri dhe flet per vjedhje, krime, etj. Voto vetingun mor kalama qe te rritet mirqenia dhe pastaj mashtro sa te duash. Me vjen vertet keq per ata hallexhinj jo militante qe kane durim dhe merren me kete palaço.

  4. Edwin Rama says:

    Plehre . Po nuk ishte pd ajo qe lironte kriminelet nga burgjet 2-3 muaj para zgjedhjeve !?

  5. Pensionisti 250 says:

    Votoni mua do keni fat.
    Ju rris pesnsionet fap e fap.
    Po do te prisni nja kater vjet,
    Sa te gjej leket posht e perpjet.

    Se ju e dinini sa shume heq,
    Kur kap karriken dhe udheheq.
    Bej shume plane edhe projekte
    Po per ti nisur eshte pune me vete.

    Po ju votoni mos çani koke,
    Prape do ju le me xhepat troke.
    Nuk ka çtu beje Lule ziu,
    Se mbrapa tij eshte vete Saliu.

    Dhe do ta beje siç e ka bere,
    Rremuje kaos vite te tere.
    Eshte vet ai qe helmon Shqiperine
    Kuçedra plake prish qetesine.

    Pra nje milione edhe me shume,
    Ti japim fund plakut zullume.
    Dhe fajdexhinjve prokur-gjyqtare,
    Ta pastrojme vendin nga ca zagare.

  6. sherifi says:

    E para; ata qe lirohen nga burgjet i liroin gjykatat qe nuk kane lidhje fare me kte qeveri, gjyqtaret jane akoma ne mvartesin e ish qeverise se PD-se. E dyta: kaq budallenj i di njerezit ky Luli, kur thote, do ul energjin ose do ta bei falas, do rris pensionet jo me pak se 25000 leke, do heqi taksat e cnuk do bei tjeter ky djale, Te gjitha i tha, vetem ate qe do kthei 230 000 € e rruges kombit nuk e tha, ndersa qe do e bei shesh me lule per 24 ore e tha.

  7. Ilir says:

    Basha paska bere thirrje e premtime themelore komuniste. Ka te drejte, paret e vjedhura duhet te meren me force e ti jepen popullit. Nga do fillojme? Le te filloje nga ata qe vodhen dje e te vazhdojme me te sotmit. Pra, “Rrofte Rrevolucioni !” dhe vazhduesit besnik te tije. (Edhe brezi i ri paska komuniste te thekur.).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje