Basha në zgjedhje pa kushte, vetëm presioni i Sali Berishës bëri punë. PD nis kontrollin e listave të zgjedhësve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Në javën e dytë të protestës me turne para Kryeministrisë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është tërhequr nga një tjetër përbetim, në raport me zgjedhjet e 18 Qershorit.

Disa ditë pasi kërcënoi publikisht se nuk do të ketë zgjedhje në 18 Qershor pa krijimin e një qeverie teknike, kryetari i opozitës Lulzim Basha, u ka dhënë dy direktiva bashkëpunëtorëve të tij, që konfirmojnë të kundërtën.

Direktivat konsistojnë në përgatitjen për zgjedhjet parlamentare, pavarësisht fatit të çadrës para Kryeministrisë dhe kërkesës për krijimin e një qeverie teknike.

Pas deklaratave fshikulluese nga ndërkombëtarët, mungesës së mbështetjes nga Ilir Meta për qeveri teknike dhe pozicionimit kundër bojkotit të zgjedhjeve të Sali Berishës, Jozefina Topallit dhe Majlinda Bregut, elemente të cilat përcaktuan deri diku edhe dështimin e protestës, duket se kanë detyruar Lulzim Bashën të ndjekë një strategji të dyfishtë, duke vijuar ngujimin para Kryeministrisë, por në të njëjtën kohë duke nisur përgatitjet për zgjedhjet.

Burime pranë Partisë Demokratike dhe degëve të PD thanë për Shqiptarja.com se, që në fund të javës së kaluar, me porosi të Bashës, ka nisur përpunimi i mbi 30 mijë propozimeve për kandidatët për deputetë.

Nuk dihet ende se cilët eksponentë të opozitës janë më të preferuarit nga demokratët për t’i përfaqësuar në parlamentin e ardhshëm, por një grup pune po punon për përpunimin e propozimeve, në bazë të të cilave do hartohet një listë sipas numrit të mbështetësve.

Krahas protestës maratonë para Kryeministrisë, një grup ekspertësh të Partisë Demokratike janë ngarkuar me detyrën e kontrollit të ligjshmërisë së listës së zgjedhësve. Në bashkëpunim me degët e PD dhe bashkitë e drejtuara nga djathta, grupi i ekspertëve do të verifikojë vendbanimin e faktik të zgjedhësve të dyshuar, të cilët mund të jenë zhvendosur në kundërshtim me ligjin.

Nga ana tjetër, Ministria e Brendshme, për të kufizuar abuzimet, ka miratuar një vendim, i cili parashikon dënim me gjobë për qytetarët që bëjnë deklarim të rremë të vendbanimit. Në të njëjtën kohë, krahas mobilizimit të bazës për një protestë tjetër të mundshme në Tiranë, krerët e degëve të Partisë Demokratike, kanë nisur fushatën për maksimalizimin e votave në 18 Qershor.

Në harkun kohor prej tre ditësh, rishikimi i pozicionit të Partisë Demokratike në raport me zgjedhjet, pavarësisht kushtit për krijimin e një qeverie teknike, shënon kthesën dhe tërheqjen e dytë të Lulzim Bashës. Pasditen e së shtunës, Lulzim Basha tërhoqi dhe moderoi edhe thirrjet luftarake, për të grushtuar dhe tërhequr zvarrë pushtetarët. Thirrjet për dhunë, për të cilat kryetari i opozitës i procedua penalisht nga Policia e Tiranës, u pritën me indiferentizëm nga qytetarët, por jo nga protestuesit brenda çadrës. Që pas thirrjeve të Bashës, brenda çadrës së Partisë Demokratike protestuesit kanë nisur që të grushtojnë njëri­tjetrin.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

11 komente në “Basha në zgjedhje pa kushte, vetëm presioni i Sali Berishës bëri punë. PD nis kontrollin e listave të zgjedhësve”

  1. kozmo says:

    Retorika pa fund e ketij idioti ,qe vetem Lider nuk mund te jete ,ka si qellim kryesor per te Defokusuar ,ceshtjen e rendesishme te wetingut . Shkoni ne parlament dhe mjaft me me mashtrime ,se nuk do te shkoni shume gjate . Ne drejtesi thuhet :NGA PADREJTESIA, NUK MUND TE PRITET DREJTESI !!!

    1. Kujtimi says:

      Ky idjot e plere qe ben pa fshire shqiperin me gjth palacot e tij .ku e gjen Basha kete force qe kerconon njelloj si babai i tij Sali qeni. Ka nje pergjigje . Drejtesia eshte e k as pur ngs keta legene. Prandaj nuk e duan VETINGUN ju iken nga duart cdo gje qe kan kapur.

    2. Kujtimi says:

      Ky idjot e plere qe ben pa fshire shqiperin me gjth palacot e tij .ku e gjen Basha kete force qe kerconon njelloj si babai i tij Sali qeni. Ka nje pergjigje . Drejtesia eshte e k as pur ngs keta legene. Prandaj nuk e duan VETINGUN ju iken nga duart cdo gje qe kan kapur. ,,,,,

    3. Kujtimi says:

      Ky idjot e plere qe ben pa fshire shqiperin me gjth palacot e tij .ku e gjen Basha kete force qe kerconon njelloj si babai i tij Sali qeni. Ka nje pergjigje . Drejtesia eshte e k as pur ngs keta legene. Prandaj nuk e duan VETINGUN ju iken nga duart cdo gje qe kan kapur. ,,,,,……..,,,,,,

    4. Kujtimi says:

      Ky idjot e plere qe ben pa fshire shqiperin me gjth palacot e tij .ku e gjen Basha kete force qe kerconon njelloj si babai i tij Sali qeni. Ka nje pergjigje . Drejtesia eshte e k as pur ngs keta legene. Prandaj nuk e duan VETINGUN ju iken nga duart cdo gje qe kan kapur. ,,,,,……..,,,,,,,,,,

  2. Popull says:

    . Ministrit S.Tahiri.!

    Ndjehemi të pa sigurt
    me policinë e shtetit që sipas Lulzim Bashës është e politizuar.!Sipas tij,3/4 e trupës i përgjigjen menjëherë thirrjes për luftë që mund ti bëj Lulzim Basha.
    Policia e shtetit duhet të jetë në shërbim të popullit.
    Ti dhe Qeveria Rama,mbani përgjegjësi në rast se na cënohet –QETËSIA. ;-PRONA. dhe gjithëçka tjetër
    nga thirrjet FËMINORE dhe TË ÇMENDURA për luftë të Lul Bashës.! AI TË PARALAJMËROI, NE po të PARALAJMËROJMË!!!!!!!!!!

  3. Drejtësia says:

    Le të bëjnë ça të duan do futen në zgjedhje me një këmbë dhe do humbasin shum thellë.
    Koha e tyre kur kishin në dorë fatin e shqipëtarëve nuk do kthehet më kurrë.

  4. tema says:

    çadrat e PD-se ngjasojn me xhunglen Pas de Calais ne France ku emigrantet tentojn te hyjne ne Angli.

  5. Spartaku says:

    Lulezim basha do shkoi ne zgjedhje si çeçua,se ku do vej tjeter,ne verin e semes apo te shoqes.Paloçua.Bene thirrje per lufte ai mut.Ai bene thirrje per lufte sot qe nuk ka pushtetin ne dore,por nqs neser mere pushtetin (mos e befte zoti kurre),ai do derdhin gjake me mercenaret e tij,me bandat tij.Pra ai nuk do mbahet kurre.Prandaj,populli duke patur parasysh kete gje,qe pushtetin ai do ta perdor per hakmarrje,nuk ka per t’ja dhene kurre voten dhe Basha do humbasin thelle.Vete e kerkon kete disfate,duke kerkuar lufte.

  6. jani says:

    Nxirreni kete [email protected] nga cadra se po ben fushate legeni.do rrise pensionet ky mut po me c’skeme apo me ate te berishes apo sic pinove ne bashki per kunatin dhe veten. Y palaco njeriu meson nga gabimet ndersa ti vazhdon te mashtrosh.

  7. J says:

    Po deshe të bëhesh i besueshëm në sytë e popullit shko në parlament,voto vetingun dhe pastaj dil në protesta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *