Bush:Të shohim sa i zoti do jetë Trump në bashkimin e kombit

28 Shkurt 2017, 16:40Bota TEMA

Ish-presidenti amerikan George W. Bush ka komentuar muajin e parë të Donald Trump-it si president i SHBA-ve.

Bush, në krye të Shtëpisë së Bardhë për dy mandate nga 2001-shi deri në 2009-n, ishte i ftuar i emisionit “Hannity” në “Fox News” dhe ai iu përgjigj pyetjes së moderatorit nëse Trump-i ka bërë deri tani ndonjë veprim për të bashkuar vendin.

“Them se duhet të besoni fjalët e tij kur thotë se dëshiron unitetin e kombit. Do ta shohim sa të jetë i zoti ta bëjë vërtet një gjë të tillë. Është e vështirë të bashkosh një vend kur mediet e tij janë kaq të përçara.

Mendoj se njerëzit duhet ta kuptojnë që këta janë një grup banditësh dhe kaq. Shkoni e kapini sepse mund të goditen e të shkatërrohen. Është shumë e rëndësishme të merret parasysh që për ta bërë një gjë të tillë nevojitet edhe mbështetja e njerëzve në terren, njerëzve që duan të jenë të lirë”, deklaroi Bush.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje