Calavera i qartëson idetë Vasilit: Çfarë roli do të ketë ONM-ja

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, Genoveva Ruiz Calavera, e cila kryeson edhe misionin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit me anë të një letre të dërguar, ka sqaruar të gjithë ata që kanë shprehur shqetësim për rolin e ONM për rolin e kësaj strukture dhe veçanërisht ministrin e Drejtësisë Petrit Vasili, që OMN-në e quajti jokushtetues.

Në letrën e saj theksohet se bordi drejtues i ONM ka natyrë të qartë administrative. “Bordi ka qëllim të lehtësojë punën e përbashkët të KE dhe qeverisë së SHBA. Të gjitha vendimet ekzekutive i përkasin institucioneve në Shqipëri”, theksohet në letrën e saj.

“Grupi i ONM ka natyrë të pastër administrative. Detyra e tij nën udhëheqjen time mund të krahasohet me atë të njësisë së menaxhimit të projektit qëllimi i së cilës është të lehtësojë dhe të bashkojë punën e Komisionit Europian dhe të qeverisë së SHBA.

Së dyti më lejoni të theksoj se të gjitha rekomandimet në lidhje me zgjedhjen e kandidatëve për formimin e organeve të Vettingut dhe e ardhmja e procesit të Vettingut do të jetë nën mbikëqyrjen e vëzhguesve ndërkombëtar ose do të emërohet nga ONM. Më lejoni të nënvizoj se ONM është një strukturë jo ekzekutive, detyra e të cilës është vetëm të monitorojë dhe të sigurojë rekomandimet përmes procesit të Vetingutt. Të gjitha vendimet ekzekutive i takojnë institucioneve ekzekutive të Shqipërisë”.

Së fundmi për të lehtësuar komunikimin dhe për të shmangur cdo lloj konfuzioni në të ardhmen sa i përket ONM do t’i referohem vetëm shkëmbimeve zyrtare”, thotë Calavera duke mbyllur letrën.

Gjatë dy javëve të fundit ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili ka shkruar dy letra për institucione kryesore në vend ku thekson se bordi i OMN cënon besueshmërinë e reformës në drejtësi.

Në letrën e dërguar në 20 shkurt Presidentit, Kryetarit të Kuvendit, kryeministrit dhe dy ambasadorëve, Lu e Vllahutin, ministri Vasili vlerëson se ka shkelje të Kushtetutës në marrëveshjen me qeverinë, për sa kohë ajo është nismë e paautorizuar nga qeveria e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

9 komente në “Calavera i qartëson idetë Vasilit: Çfarë roli do të ketë ONM-ja”

  1. KOMBI says:

    Ha ha ha Vasili si sherbetori i mire i Ilir Metes me dy fytyra ,qe e mban nje dore ne bakllava nje ne revani , mendoi se po i gjente ne gabim , per te shpetuar nga wetingu , cfare idiotesie . Ha ha ha .
    KUSH BERI SHTAMEN, BERI DHE DOREZEN E SAJ !

  2. TRAPI says:

    O SHPIRT ESHTE NIPOTI I MANUSH MYFTIUT,,KA VJEDH ME SHUME SE SHEFAT PRANDAJ BEN PORDHE,,,,

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Ore duhen sqaruar shqipot se jane shume mbrojtes kur vjen tek demokracia dhe njohja e ligjit.. Duan tja dine shume politikanet shqiptar per interesat e qytetareve te saj prandaj jane ngritur me kuc e me mac nderkombetaret.. E morri vesh globi qe Shqiperia po ben Reformen ne Drejtesi.. Leter ne Venecia, leter ne Bruksel, leter ne Washington, leter Prokurorit, leter Presidentit, leter Gjykates se Strasburgut per te drejtat e njeriut, leter cdo Ambasadori qe egziston ne territorin e Shqiperise, letter Osbe-se, letter Odir-it, letter Grupeve te interesave e letra e letra. Po si binde per here te pare te dergoj letter prap per here te dyte sta pertoj.. Keni shkrujt letra keto 3 muajt e fundit, sa nuk keni shkruajtur kur ishit studenta ne kohen e Dulles plus edhe 26 vjet transaksjon.. 26 vjet transaksjon o Vasiliqi.. Ti or ti qe shkruan letra ne pleqeri qahesh per kecin qe e ka bishtin e shtrember dhe do ta hash per darke me thike ne brez.. Apo je doktor ti?!? Jo me fal te nenvleftesova. Je dhe njohes I mire I ligjit. Ke avokature.,?!?! Ska problem, ju politikanet shqiptare beheni gjithshka per “interesin e shqipetareve” sic keni bere keto plot 26 vjet “transeksjon”. Vajti transeksjoni sa koha e regjimit te Dulles.. Dhe ju vazhdoni, mos I shkruaj parlamentareve qe sduan ta votojn por shkruajuni OMN qe vetem MONITORON.. Ska si te kete nderhyrje ligjore sepse vazhgon procesin per ato miljarda qe do aprovohen apo jo. Ka progres OMN?!?! Po ka. Ok kredia miratohet.. Duan politikanet kokecepash shqiptare te ndryshohet procesi I zgjedhjes se x-it or y-it, JO thote OMN se po prish parimet. Jo gjykatat se ato thjesht korruptohen nga njerez te ligj e vrases si Sali Berisha.. Vasiliqi, bej te sigurt qe “koleget” e tu parlamentar do jene aty ta votojn dhe mos u shqeteso per veshet e gomarit..

  4. Endri says:

    Tit Vasili ka inat se I ka ik dashnorja dhe ka ngel pa gje. Kto te LSI me duken te gjithe parazite dhe si grat e kqija. Gam gam e ham ham ngelen.

  5. Star says:

    Vasili kjo pacavure qe percjelle gjithe shqetesimin e krye kriminelit te LSI-se per ate se po i ngushtohet laku. LSI eshte zene ne lak dhe nuk ka nga leviz. Dhe bejne edhe si parimore pale. Po vjen Vetingu .

  6. Treviso says:

    Koha po mbaron, prandaj duhet te dalin hapur ato qe cenohen nga vetingu. Vasili nuk ka faj, ai po mundohet me ato aftesi qe ka, per ta penguar vetingun, sikur dhe nje ore.

  7. Vesi says:

    Ne rregull moj moter; po hajde mbush koken e Ministrit fshatar!

  8. BUNGA says:

    ….edhe PETRIT edhe VASIL…..si bicim dele- dash…nje cik si i cuditshem ky. Kush e meson kete te shkruaje letra ?!

    Jo letra ,por edhe novela te shkruaje ky, AMERIKA dhe EVROPI do ta bejne ate qe kane nisur ne Shqiperi. Te pelcasin te brendeshmit e te jashtemit. Ceshte nisur do te bitiset….!

  9. Drini says:

    Motra mos ja merr per ters ministrit te partise prostitute LSI. Petrit Vasilit i ka tredhur trute shefi i tij katunar prej skraparit. Petriti ka humbur busullen sepse nuk mendon me trurin e tij. Skrapari motra ka nxjere trima pa sy por kur behen me sy te rjepin lekuren me te vjedhur dhe me te rrahur. Sa per kete ministrin derdimen, eshte kthyer thjesht ne nje kokloqe pa personalitet. Koken e ka bash ashtu sic duket. Ce do jeten keshtu..Per cfar mund ta jetosh ate ..apo pune servilash pa personalitet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *