Edhe unë do ta urreja Donald Lu dhe Vlahutin, nëse….

28 Shkurt 2017, 19:00Politika TEMA

Nga Blendi Salaj

Po të isha edhe unë njëri ndër ata zyrtarë që jetojnë në vila me disa kate pa zënë kurrë një punë me dorë, nuk do ta doja Reformën në Drejtësi.

Po të isha ndër ata që kanë fshehur miliona euro në Qipro, apo kanë blerë hotele në Spanjë do ta urreja me shpirt zonjën Vlahutin.

Po të kisha mbledhur përqindje nga bizneset në këmbim të lejeve, do ta luftoja ambasadorin Lu.

Nëse do kisha marrë çanta me euro për tendera multi-milionëshe, nuk do lija gur pa lëvizur që drejtësia të mos bëhët.

Do gërmoja çdo justifikim, do lëpija çdo prapanicë, do përdëllehesha në çdo televizion për demokracinë, do thoja gjithçka, do mallkoja çdokënd, do përdorja çdo njeri, do thurja çdo marrëzi, sado të dëshpëruar, që Drejtësi të mos ketë.

Më pëlqen një vend ku drejtësinë mund ta blej ne Gjykatë, kam aq para sa të shkel mbi çdo fukara.

Korrupsioni më ka pajisur me kartën e paprekshmërisë.

Po të isha i krimbur në para të bëra me drogë e me prostitucion do ta luftoja çdo rrezik që më kanosej.

Afërmendsh, do preferoja një sistem ku drejtësinë mund ta blej.

Ku për shumën e duhur, gjykatësi jep vendimin e kërkuar, e ku për shifrën e saktë, prokurori e mbyll dosjen vetë.

Po të isha një parazit politik, një maskara i rrezikuar nga zullumet e mia, do paguaja me flori për të blerë analistë, gazetarë, këshilltarë, protestues për të blerë kohë, për të shtyrë më tej, për të shpresuar edhe një ditë më shumë, se drejtësi nuk do të ketë, për tu lutur edhe një natë tjetër, që Shqipëria të mos bëhët kurrë.

Po të isha një ish- zyrtar që ka bërë mjaftueshëm për të bërë ca vite burg, si homologët në Kroaci a Rumani, do rekrutoja çdo fundërrinë, do premtoja diellin e hënën, për të shpëtuar lëkurën time.

Po të kisha në ndërgjegje faktin se kam bërë mjaftueshëm për të parë muret e brendshme të një qelie për një kohë të gjatë, do isha tani duke u djegur, si qiriri i Naimit, gjoja për një Shqipëri më të mirë, po, do isha i gatshëm të bëja çdo gjë, vetëm për të shpëtuar plaçkën time të vjedhur.

18 komente në “Edhe unë do ta urreja Donald Lu dhe Vlahutin, nëse….”

  1. dora e hekurt says:

    te gjithe ngelen duke treguar me gisht , dhe duke numuruar se sa te keqia dhe sa shume kane vjedhur , u ngopem me tregime me numurime se sa kane vjedhur , cprisni ?? veproni , rasini brenda te gjithe qe ndyen duart me gjak, ose pasurim te shpejte dhe kriminal , bucet gjithe bota , na tregojne me gisht rugen , dhe ne presim , cpresim ???? llafe sugjerime deklarata intervista , e ngopen popullin e varfer me luge bosh dhe premtime , futini brenda , 4 vjet rama cberi ??? ne regull per gjendjen ekonomike duan kordinuar shume arsye , me pak fjale nuk e ke ne dore ti si qeveri ,por shume faktore, po per te pastruar aparatin shteteror shoqerine dhe gjithe vendin nga hajdute , kriminela dhe tradhetaree , dhe duke patur dhe mbeshtetjen e pakufijshme te be dhe usa , cdo me ?? cduhet te ndodhe qe te zbatohet ligji ??? cfare nuk ka ligj ??? ka dhe shume te forte , per te zene fukarane qe perveteson dicka te vogel , e fusin brenda me saktesi matematike , per te tjeret duhet vetingu , me pak fjale nxituni , dhe mos genjeni popullin e varfer deri ne var

    1. i larguari says:

      Kush t’i fuse brenda? si t’i fusin brenda? Me cilet prokurore e gjyqtare t’i denosh? Po si mundet qe politikanent hajdute e kriminele te bejne gjyqe e te denojne njeri-tjetrin? Ne Shqiperi eshte bere MUTI kapice dhe nuk ka bir kurve qe e zgjidh korrupsionin vjedhjen dhe krimin – sepse ata qe duhet te bejne dretesine jane vete hajdutet e kriminelet e politikes 26 vjecare, qe vetem ngjyra ju ndryshon – ca blu ca mavi, ca te kuq e ca pa ngjyre.

    2. j says:

      Vetëm diktatura ëdhtë ilaçi i vetëm për popullin hajdut,të korruptuar dhe degjeneruar shqiptar.

  2. lennard says:

    Kete ka bere sale-Serbi,Lul-Sumkapuc-Hajduti,Like Floriri e nje sere Zagaresh te tjere.

    1. Qielli blu says:

      Vazhdo me listën . Se ke emra të tjerë që e volën Tiranën me përqindjet e pallatave, apo kaq di të shkruash.

  3. Populli says:

    Te lumte, shume bukur e ke personifikuar, Lulin e vogel…si debil del cdo dite pellet, po na ben me thy televisorin ky hajdut, tradhetar, kriminel vrastar me fytyre engjelli. Cfar do ti more lulushe, populli te besoje ty, pas atyre praplleqeve qe ke bere? Ku nuk flasin per ty, edhe ne Kosove, ne BE, Rruga e Kombit, Gerdeci, viktimat e 21 Janarit, po mbyten nga peshtymat e pordhet e tua qe I hedh mbi koken e tyre. Ti more kriminel, duhet te varesh jo te zgjidhesh ne krye perseri.

  4. ADN says:

    Nese do ishte si ata qe permend, po qe nuk je si asnje prej tyre, do kuptoje se nuk ka rruge tjeter vec perballjes me ligjin. Pranon ndeshkimin dhe mer e shijo ato leke qe te mbeten. Tjeter rruge nuk ka.

  5. tr says:

    Ja taman, keshtu kane vepruar politikane ,biznesmene ,sahanlepires ,gjyqtare ,por cudia e madhe eshte qe keta duan te bejne te ndershmin ,heroin e ketij vendi me shume halle .

  6. arif qiraniku says:

    e mer e !
    ti kujto se bota matan neper perendim esht me e mir.
    mafje esht!
    gjith perendimi eshte nje mafje,por ndryshe nga shqipnija eshte nje mafje me rregulla dhe ligje. dhe ku ka rradh se si se kur se cfar do te marresh dhe do te vjedhesh,
    gjith demokracija esht nje krim I rregulluar me ligje. dhe kte po bejn edhe ne shqipni. po rregullojn se cfar ligjesh dhe formash dhe rrugesh e menyrash duhet te ndjekesh ne krim per tu pasuru.
    esht nje keng
    esht si vegim
    “o perndim
    je vec nje krim”
    kte e thot
    vet kenga vet
    dhe gjithkush
    e merr vesh vet.

    1. Astronauti says:

      Budallallekun s’ka njesi qe ta mase!!! Lexon dhe mallkon veten qe kete vend te mrekullueshem e ndane me kete specie qe ne europe eshte ne zhdukje e siper.
      Prandaj vuan Gjermania se eshte mafje e rregulluar me ligje!!!

  7. feniks says:

    Kurse une do beja te kunderten tende!
    Do t’i urreja keta ambasadore ne se nuk u heqin “PUPLAT” te gjithe gjyqtareve qe kane dhene vendime antikushtetuese,antiligjore dhe ne favor te fajtoreve!
    E shoh se e kane kapur se prapthi berjen e reformes ne drejtesi kryesisht tek verifikimi i pasurive te gjyqtareve!
    Kjo eshte maja e ajsberkut te krimit ne drejtesi!
    Te shtrojne pyetjen:
    Si arrin te beje korrupsion nje gjykates?Mos valle duke i kerkuar hapur fakireve para ose pasuri pa asnje shkembin te favorshem?
    KURRE!
    Korrupsioni fillon e mbaron tek dhenia e vendimeve antikushtetuese dhe antiligjore nga gjykatesit!
    Vetem ne se gjykatesi merr vendim ne favor te nje pale,sidomos fajtore,korrupsioni eshte me i madh!
    Ja rasti im:
    Ne gjykaten Administrative te Shkalles se pare ne Tirane,gjyqtari urdheroi ekspertin gjyqesor te llogariste demshperblimin tim per 23 vjet te pensionit te pa paguar si ushtarak!
    Eksperti llogariti shoifren prej 4.5 milion leke !
    Pas nje heshtje disa mujore pa seanca gjyqesore,ndoshta ngaqe une nuk i premtova ndonje “KAFE” sekserit ekspert per gjyqtarin,e urdheroi prap ekspertin te bente nje tjeter llogaritje ne nje akt tjeter ekspertimi,ku shuma e demshperblimit tin u ul deri ne 1.5 milion leke,pra mbi 50% ukje!
    E kundershtova kete akt ekspertimi ,gje qe i dha te kuptonte gjyqtarit se une nuki kisha ndermend t’i jepja ndonje “KAFE”,caktoi nje ekspert tjeter,qe e nxorri masen e demshperblimit tin ne 200 mije lete,pra 4.2 milion leke me pak se akti i pare!
    Cfare shikojne pas ketyre faskteve ministria e Drejtesise,KLD etj pervec korrupsionit?

  8. alphade says:

    Edhe une do t’i urreja Zoterinjt amasadoret LU dhe Vllahutin,
    nese nuk do te arrinin te detyronin banden pedeiste ne parla-
    ment : kryekriminelin e hajnin Sali Vicidolin te aprovojne Ligjin
    e Vettingut dhe pasi te jete aprovuar ky Ligj : Te shembet menje-
    her pe Sistemi i Drejtesise dhe politikanet duke filluar nga Berisha,
    Basha dhe banda e tyre mafioze: vrasese,hajne ,kriminele dhe te
    pasohet me figura te tjera te cetes jenicere te bajraktarit e diktatorit
    Berisha ….!!!

  9. Ina says:

    Qilizëm ,gjyqësorit!
    VETINGU dhe vetëm VETINGU!!!!!!

  10. shqip says:

    Bravo. I ke thene te gjitha .

  11. Adelina Greca says:

    E paske qare portretin e Rames zoti gazetar

  12. dhimo says:

    Pronaret e vilave,makinave te shtrenjta ,dhe depozitave te majme miljona dollar do bejne reformen? Mos vall politika do te rikostruktoj me parat e gjyqetareve vilat ne Lazer,surroj bregdet.Ketu eshte nje tender i madh politika ka vene posht gjyqesorin,kur vet e ka detyruar ate te bej padrejtesi.Edini si eshte kjo pune Politika vjedh parat dhe gjyqesori mer perqindjen,eshte njesoj si hajduti te shes informatorin ate qe ai e drejton dhe e paguan.

  13. ROZA says:

    TE BEHET SA ME SHPEJT VETINGU

  14. Kangur says:

    Bravo Blend! Saktë, pastër, bukur! I ke thënë gjërat më shkoqur s’ka ku të vejë. Me deduksion del e qartë se kush janë hallexhinjtë!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje