FAKSIMILE/ Shkëlzen Berisha mori brenda ditës 200 mijë euro nga Ismail Mulleti

28 Shkurt 2017, 19:32Politika TEMA

Pozitat e Shkëlzen Berishës, si sekser që ka përfituar nga pushteti i babait të tij kur ishte kryeministër, vazhdojnë të rëndohen.

Sot në Komisionin parlamentar të ngritur për aferën e CEZ, është botuar një document, i cili tregon se Shkëlzen Berisha ka marrë 200 mijë euro brenda një dite nga ana e Ismail Mulletit.

Këtë shumë ai e ka marrë si ndërmjetës për blerjen e një prone në fshatin Rinia, në vitin 2009.

Kjo u bë me dije nga kreu i Komisionit, Taulant Balla.

“Vetëm në një ditë ky dëshmitar në datën 22 qershor 2009 ka marrë 200 mijë euro nga Ismail Mulleti.

Kemi transaksionin, prandaj nuk përgjigjet dhe fshihet ky person.

Shkëlzen Berisha ka marrë 200 mijë euro pagesë komision për blerjen e tokave në fshatin Rinia në Durrës, a thua ka pasur prona të babait në rrethin e Durrësit dhe ky i ka marrë shpërblimin për tokën që ka shitur” u shpreh Balla.

Sipas një deklarate të tatimeve, Shkëlzen Berisha nuk ka paguar taksat nga viti 2007 deri në vitin 2011, për cilat rrezikon të procedohet penalisht.

Në vitin 2009 dhe 2010 ai rezulton të ketë shtuar pasurinë e tij në dy vite me plot 600 mijë euro, por nuk ka paguar asnjë taksë.

Vetëm gjatë vitit 2009, Shkëlzeni ka shtuar 300 mijë euro në llogarinë e tij bankare.

Shkëlzen Berisha: 200 mijë eurot i mora për konsulencë

Pas daljes nga komisioni hetimor i CEZ, Shkëlzen Berisha është shprehur se nuk do të dëshmojë përsa kohë kryetar do të jetë Taulant Balla.

Ndërsa për akuzat për transaksionin 200 mijë euro nga Ismail Mulleti në llogarinë e Berishës, Shkëlzeni e pranoi, por tha se ka pasur një kontratë për shit- blerjen e një prone dhe se taksat janë paguar.

“Para 10 vitesh kam pasur një kontratë për shit blerjen e një prone, një vit para se paratë të vinin në llogarinë time, ekziston një kontratë në 2008.

Paratë kanë ardhur brenda afateve kohore, tatim fitimi është mbajtur në burim dhe kjo është e vërteta” tha ai.

A jeni në dijeni se do të ngrihet një padi ndaj jush?

Kjo është një gënjeshtër, pasi doli bllof herën e parë. Asnjë argument që jam mik me Nuel Kalaj, pastaj nxorën shpifje që kam udhëtuar në Pragë, u detyruan ta lënë, ndërsa tani kanë nxjerrë tjetrën që nuk kam paguar taksat.

Me zotin Mulleti cfarë lidhje keni?

Komisioni hidhet nga një degë në tjetrën, para 10 vitesh kamë një kontratë për shit blerjen e një prone, një vit para se paratë të vinin në llogarinë time, ekziston një kontratë në 2008. Paratë kanë ardhur brenda afateve kohore, tatim fitimi është mbajtur në burim dhe kjo është e vërteta.

 Cfarë pune bëni, pasi akuzoheni si i papuni milioner?

Kam kompani për konsulencë ligjore, një formë tjetër e aktivitetit im ka qenë edhe ndërmjetësi. Të gjitha burimet e mia janë të deklaruara në ILDKP, mjafton që të kërkoni në ILDKP.

“Il Mulleti sponsorizoi udhëtimin 12 mijë USD të Berishës në varrimin e Nënë Terezës. Ka sponsorizuar dhe atentatet ndaj Haklajve për llogari të Berishës”

Ish-truproja i Sali Berishës thotë se, Ismail Mulleti ka paguar udhëtimin e ish-kryeministrit Sali në Indi për të marrë pjesë në varrimin e Nënë Terezës.

Izet Haxhia shprehet se, “kasaforta e fshehtë e PD-së”, është gjithashtu “sponcorizues” i bombës së vendosur në zyrat e firmës piramidale Vefa.

Haxhia gjithashtu thotë se Mulleti fshihet pas atentateve dhe vrasjeve në Tropojë gjatë vitit 1997.

“Il Mulleti siç njifet ne rrethin e tij te afert ka qene kasaforta e fshehte e PD.

Ne vitet e pushtetit te saj te pare dhe me vone..te gjitha pagesat e dyshimta jane bere nepermjet ketij personi..

Po i kujtoj vetem nje rast marshallit. Parat e udhtimit tuaj per te shkuar ne varrimin e Nene Terezes ne Kalkuta te Indise qe kapnin shumen 12 mije dollare jane bere nga Il Mulleti, sepse ne ate kohe arka e PD ishte boshatisur nga ata qe e drejtuan deri ne zgjedhjet e 97…

Ky person eshte sponsorizuesi i bombes tek firma Vefa ne shkurt te ‘96 dhe njehkohesisht vellai i tij me vone i vrare ne Vlore mesa me kujtohet, se bashku me killerin Anton Gjergji jane vendosesit dhe shperthyesit e kesaj bombe..

Ne vitet e mevonshme Il Mulleti punsoi afer vetes Rasim Boriçin qe eshte nipi i Agim Shehut dhe drejtuesi i njesise ‘antikrim ‘te krijuar ne vitin 94 nen petkun e repartit antidroge, qe edhe pas ardhjes ne pushtet te majteve ne 97 vazhdoi ilegalisht veprimtarine e saj per interesat kriminale te marshallit..

Kjo njesi antikrim u perfshi ne valen e atentateve dhe vrasjeve ne Tropoje me bekımın dhe porosine e marshallit..

Il Mulleti ka qene sponsurizuesi numer nje i ketyre atentave me mina te telekomanduara te blera ne Shkoder me nga gjashte mije marka copen..

Ky person se bashku me Rasim Boriçin benin percjelljen e komandos qe shkonte ne Tropoje per te kryer atentate ndaj Kaklajve duke i siguruar mjetet levizese dhe armatimin modern qe nga minat e telekomanduara e deri tek snajperat e koaliduar..

Te gjithe fijet dhe transferat e parave te pista qe ka bere marshalli dhe eksponente te tjere te PD si Pollo, Tritan Shehu apo te tjere kane kaluar neper duart e Il Mulleti…”, shkruan Haxhia.

Ismail Mulleti është burri i Tefta Zakës, avokates së njohur, studioja e së cilës ka drejtuar disa nga privatizimet problematike në Shqipëri.

Ajo ka qenë përfaqësuese ligjore në privatizimin e ARMO, privatizimin e dështuar të Albpetrolit dhe shumë kompanive të huaja që kanë marrë koncesione në Shqipëri në kohën e Berishës.

Një nga partneret e kësaj studjo, Entela Shehaj është po ashtu aksionere me dhjetë për qind në një kompani të përbashkët të Ismail Mulletit dhe izraelitit Akin.

“Zëri i Amerikës”: Si ia dha Berisha koncesionin Ismail Mulletit ditët e fundit të pushtetit dhe udhëtimet e shpeshta të tij me charter në Shqipëri

Një shkrim i gazetës izraelite “Haaretz”, ka zbuluar se një avokat nga izraeli, Assaf Halkin, së bashku me një shtetas shqiptar, i identifikuar me emrin Ismail Mulleti, biznesmen me emër në vitet ’90,  janë së bashku me firmën kanadeze “Global Fluids International” pronarë të kompanisë GFI Technologies, e rregjistruar në vitin 2013 në ishullin Anguillas.

Pak muaj pas themelimit, GFi Technologies, në bashkëpunim me një shoqëri zvicerane, dhe ajo e sapokrijuar, fituan një prej koncesioneve më të përfolura, atë të ngjyrosjes së karburanteve, një sipërmarrje prej të paktën 150 milion eurosh që konsorciumi pritet të sigurojë përgjatë 10 viteve të kohëzgjatjes së kontratës.

Pavarësisht kundërshtive të kompanive shqiptare të karburanteve, për shkak të kostove shtesë,  qeveria e ish kryeministrit Berisha e miratoi koncesionin në javët e fundit të mandatit të saj të dytë.

Vitin e kaluar GFI Technologies, ja shiti pjesën e vet të aksioneve shoqërisë zvicerane, duke mbajtur vetëm 0,07 përqind.

Policia shqiptare mësohet se ka verifikuar menjëherë hyrje daljet nga Shqipëria të Ismail Mulletit dhe izraelitit Assaf Halkin.

Ata që të dy kanë realizuar shumë udhëtime nga dhe drejt Shqipërisë, shpesh dhe me avionë charter.

13 komente në “FAKSIMILE/ Shkëlzen Berisha mori brenda ditës 200 mijë euro nga Ismail Mulleti”

  1. Zgjohu SHqipo ! says:

    ketija knojani qyqen !!!!
    por mas vitingut,ku eshte vitingu ?!
    vetem ai i lan hesapet…

    1. Andi says:

      Edhe cfare ? Nese i ka marre ne rruge ligjore, ka paguar taksat dhe i ka deklaruar atehere i lumte balla

      1. ca thu re says:

        Hahahahaha rruge ligjore, paguar taksat, ahahahaha!!! Jo po mos eshte shpallur edhe shenjtor nga Papa! Ore mos eshte q!re ne bythe per 200 mije euro, ate thuaj, mos shiko endrra me engjej.

      2. Raimond vlonjati says:

        Me kete dashnore te mire qe ka , i takon ti marri 200 mij
        Aa edhe keto gjera duhen pare

  2. tomsojeri says:

    Vazhdo Luluk Basha te rish ne cadren e mutit e te mbledhesh mercenaret te shpetosh kryebanditin vrases ! Po ckeni ber keshtu mor felliqesira e po vazhdoni te corientoni e destabilizoni Shqiperin e shqiptaret ! Luft per jet a vdekje o qelbesira, qe doni djegur si mijt atje ku jeni grumbulluar per te rifilluar nje 97 te re ! Shpetoni vehten or shqiptar, se kte radh do groposeni perfundimisht edhe e keni hak po vazhdoni te ndiqni rugen qe po ju shtrojn !Kan hedhur ter arsenalin ekonomik ,imoral duke bler “lojtaret”e degjeneruar politik, si kreshnik spahiu me shok e te shofim kush e ka radhen tjeter ! Pabesia ,paturpesia,imoraliteti , shperfytyrimi politik dhe aktorizmi i neveritshem ,mbreterojn ne ate cader berishiane !
    Nuk ndalen e do vazhdojn sa koh te jeni sehirxhijt e “ndeshjes” e te mos futeni ne “fush”ti shkulni me gjit rrenj ! Sa e keni koficentin e durimit or shqiptar !Cfar doni tju bejn akoma kta vrases e hajduter qe te reagoni ???? Merni vet situaten ne dor e shpetoni veten e femijt tuaj ! Ku ,ku esht par te kerkosh pushtetin me forc ,ti shmangash pergjegjsis si hajduti qe therret kapeni hajdutin !Ku esht shteti qe ne zgjodhem ………….

  3. I Çudituri says:

    Pse është i nevojshëm vetingu për ta futur këtë hajdut në burg ?

  4. Sonja says:

    MBËSHTETNI VETINGUN!!!??????

  5. Fred says:

    Nga penxheret e burgut do ta shikosh armines , duke e hanger nga prapa o legen tropoje

  6. E pse na i thoni gjithe keto gjera.ae dini qe asnje pdizt komunist nuk i lexon keto dhe per te besuar jo qe jo.po hetuesia prokuroret qe mund ti lexojn cfare bejne po ti besonin apo te ishin te ndershem do te hetonin dhe do ti hidhnin prangat.Cdo gazet apo tv ben propogand per trushplret e vet..ky popull dhe ky vend ka mare fund dhe nuk ka veting ta shpetoj.bla bla bla dhe ata vazhdojne te vjedhin dhe ta kafshojn kete vend dhe kete popull budalla qe nuk po nxjer mesime nga vuajtjet historike

  7. Tony. says:

    A dele dot nje njeri tjeter/shtetas shqiptare para nje komisioni te shtetit me ato fjale/gjuhe si ky rrugac cfare do ndodhte? Si beje ligjin cubat shqiptare dhe nuk japing pergjegjesi ? Kush qenka ky qe bene biznis me $200 mij ero per nje dite? Por qeni qeni nuk e han. Te gjithe jeni te korruptuar e populli I shkret vuan per buken e gojes e ju, ju luani me mijra eoro/dollar! Cfare Vetingu? Vetingu jane njerzit e jo fjalet, por cdo gja ka ne Shqipri, por njerz JO..

  8. Aureli says:

    po ky zeni pse del tek cadra? gjynah i shkreti po vuan shume.

  9. j says:

    E.Hoxha qëndroi 50 vjet në pushtet dhe vdiq në shtëpinë e shtetit.
    Sypeshkaqeni për 20 vjet pa qenë në pushtet vodhi gjithë shqipërinë.
    Shqiptarët vrasin njëri tjetrin admirojnë karminën dhe shofin filma Turq.
    Ky është realiteti i turpshëm i popullit tonë.

  10. Orli says:

    Te gjitha cfare ka thene Izeti po dalin mese te verteta,lidhje e fuqishme mulleti-berisha!paci fatin e antonit shoqerues i mulletit spiun i shikut te gazidedes……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje