Faqja anonime italiane: 1300 kontenierë me plehra dyshohet se janë zhdukur në Shqipëri

28 Shkurt 2017, 20:29Sociale TEMA

“Pianeta Italia”, një faqe anonime italiane që nuk të del as në Google kur hyn për ta kërkuar, ka bërë një shkrim që po qarkullon me shpejtësi nga disa portale pranë PD-së në Tiranë.

Ajo shkruan se dyshohet se 1300 kontenierë me plehra dyshohet që janë zhdukur në Shqipëri.

Nuk përmendet as një provë, as një dokument, por vetëm citohet një zyrtare anonime maqedonase, sipas së cilës, këto kontenierë duhet të hynin në Maqedoni, por janë zhdukur.

Dhe pastaj çështjen e lidh edhe me vizitën e prokurorit italian Roberti në Tiranë, pak ditë më parë.

Sipas saj, në Shqipëri kanë hyrë qindra kamionë me mbetje dhe nuk i ka parë askush.

Është qesharake të marrësh për të vërtetë një shkrim të tillë, nga një faqe që është krijuar vetëm pak muaj më parë dhe që në Itali nuk e di askush në ekziston, pasi është krejt anonime dhe nuk rankohet asgjëkundi.

Ky denoncim do ishte më i besueshëm edhe nëse do të dilte tek “RD” dhe “55”, se edhe ato kanë më shumë lexues se kjo faqe e panjohur.

11 komente në “Faqja anonime italiane: 1300 kontenierë me plehra dyshohet se janë zhdukur në Shqipëri”

  1. adi says:

    po te kesh parasysh deshiren perverse te kr rilindasit qe te sillte armet kimike te sirise ne tirane
    insistimin e tij kriminalo-absurd per te sjelle plehrat e europes me ligj ne shqiperi.
    viziten e prokurorit antimafia te italise ne shqiperi.
    konkluzioni eshte fare fare i thjeshte!!!!!!!!!

  2. Nacionalist says:

    Ka gje dore Shalsi? Po ky profesori Bare?

  3. Nacionalist says:

    Tani ska ngel gje tjeter, burra vajisini se se shpejti …,

  4. Nacionalist says:

    Kur ishte ajo data e Blushit, 2017 apo 2021?

  5. Erions says:

    kete e dine te gjithe Mero s’ka nevoje per gazeta te bujshme dhe me lexues te medhenj ….po te jap nje fakt se kush e ka luajtur te gjithe skemen …vellai i Arben Ahmetaj (prof i anglishtes qe eshte bere minister) ..investigo pak se c’fare “firma” private ka hapur kohet e fundit ….. e di qe s’do ta botosh por investigo per kulture personale qe mos te te mbetet mendja

  6. Ata votuan mosndeshkimin e tyre says:

    Rrofte e qofte Edvin Rama per plehrat e Italise se Italia ska fuqi ekonomike, teknike apo largpamese.

  7. Shalqiu says:

    Berisha do nxjerre te emen nga varri vetem per t’a thith edhe njeherr vijen e bardhe te pluhurit qe quhet pushtet. Ai po shpik te pamundurat… nene e babe nga varri i nxjerre ne sekonde vetem per t’a thith njehere tjeter.
    Keshtu ju qin Berisha perdite mor popull i mjere. Cdo dite nga nje genjeshter akoma me gjigande.

  8. razo says:

    Keta te cmendur duhen lidhur qe hapin panik.. mire qe nuk dine te genjejne por as nuk e kane idene se bejne… do fillojne te bejne vetvrasje Facebook se vetem ajo ju ka ngel . Psikopater !

  9. dash says:

    Shqiperia ka shume fusha pa mbarim,ka shume male,eshte me e “madhe” se Australia….vetem keshtu do te ishte e mundur fshehja e ketyre plerave qe flitet.Mendoj se ne Shqiperi nje pordhe te besh e mer vesh i madh e i vogel dhe shqiptaret po zihen ne gjyqe vetem per nje gur apo per nje meter toke , jo te mos shohin 1300 kamione me plera ku kane vajtur…kur te kemi ndonje filmim apo deshmi te besueshme atehere duhet te flasim, sic eshte evidente puna e hashashit, ketu shpifja ka bere folene, por plerat me te medha i kemi ne opozite dhe ca ne qeveri…na mbyten plerat , vetem plerat flasin per plera…koha do tregoje te verteten ,flasi pas njw viti pe kete problem “plerash”

  10. Mirush says:

    Popull idiot, kafshe injorante si votuesit e Trump. Është portal lajmesh fallco, njihet gjeresisht nga publiku Italian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje