Fushata e rekrutimeve në ushtri, Kodheli në Klos: Zgjedhja e FA, shans për të rinjtë që të studiojnë jashtë

28 Shkurt 2017, 17:05Sociale TEMA

Në vazhdimësi të fushatës së rekrutimeve për ushtarë / detarë aktivë në Forcat e Armatosura, gjatë ditës së sotme ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli zhvilloi një bashkëbisedim me maturantët e gjimnazit “Shaban Çollaku” në Klos.

Të pranishëm së bashku me ministren e Mbrojtjes  Kodheli ishin edhe komandanti i Qendrës së Personel Rekrutimit (QPR) nënkolonel Bardhyl Nuredinaj, drejtorë dhe ushtarakë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Forcave të Armatosura.

Gjatë  bashkëbisedimit me gjimnazistët, ministrja Kodheli u shpjegoi atyre se, përse ata  duhet të zgjedhin Forcat e Armatosura. Sipas ministres, shansi për të studiuar jashtë vendit në akademitë më të mira dhe universitetet më të mira në botë, është më së pari kur je pjesë e Focës së Armatosur, duke filluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Britaninë e Madhe, në Francë, në Itali, në Gjermani, në Greqi, në Tuqi dhe në të gjitha vendet e tjera aleate në NATO.

Si në çdo bashkëbisedim të zhvilluar në kuadër të fushatës së rekrutimeve, zonja Kodheli nuk reshti së përmenduri se, FA është pjesa më e mirë e shoqërisë shqiptare. Këtë, ajo e lidh me dedikimin me të cilin këta njerëz punojnë dhe që është i ndryshëm nga çdo shërbim tjetër që mund të marrë gjithsekush në jetën e tij të zakonshme.

Fushata e aplikimeve për ushtarë/detarë aktivë në Forcat e Armatosura, ka nisur dhe  mbyllet më datë 17 mars 2017.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje