Gjeni vend tjetër për t’u ndeshur, djema!

Nga Shpëtim Nazarko

Pavarësisht turmave mbushur me kategori të ndryshme njerëzish që hyjnë e dalin në çadrën e protestës, prapa kulisave, mund të thuash, pa bërë ndonjë gabim të madh. Çështja themelore është ajo e vetingut dhe e dyta ajo e zgjedhjeve të reja.

E para duket e drejtuar ndaj politikanëve që do të fillojnë më në fund të paguajnë haraçet e kësaj gjullurdie njëzet e pesë vjecare nga e cila kanë dalë pak a shumë më të fituar nga ata të tjerët që i kanë thirrur t’i nxjerrin nga belaja, pra popullit të pakënaqur, i cili në të gjitha rastet është më i pakënaqur, jo vetëm nga PD, po dhe PS. Çështja e dytë duket akoma më e mprehtë. Batalionet që kanë qenë, si të thuash, në pushim dreke nja katër vjet rresht e me rripa zbërthyer si në ndonjë zbor masiv nga ata të kohës së komunizmit, duhet të bëhen gati për atë parullën e njohur luftarake « Bajonetë mbërthe ».

E thënë akoma më thjesht, çështja është kush do të futet në ato listat që të bëjnë deputet e të sigurojnë qetësinë për nja katër vjet të tjera.

Po përpara se të shpjegojmë se për të dy çështjet duhet zgjedhur vend tjetër debati e jo bulevardi i madh, le të mundohemi të kuptojmë më nga afër çështjet që thamë.

Çështja e parë: Vetingu

Shumë njerëz mendojnë se vetingu ka qëllim kryesor të pastrojë gjyqësorin dhe jo politikën. Kjo tezë e thjeshtë është e drejtë nëse nisesh nga radha e lëvizjes që do të kryhet. Që të fillosh të merresh me politikanët, duhet të gjesh gjyqtarët e duhur. Në ndryshim prej shumë njerëzve, mendoj se gjyqtarët në Shqipëri janë po aq fajtorë, apo ndryshe, janë si gjithë pjesa tjetër e shoqërisë sonë. A i ka përdorur politika ata? Natyrisht që po, por vetëm për çështjet e mëdha politike ndaj këtu nuk dënohet dot akoma ndonjë politikan race. Për cështje civile e të tjera, gjyqtarët e kanë fituar me kohë pavarësinë e tyre dhe kanë vendosur si i kanë gjykuar vetë çështjet. Kush e ka djallosur në këto të fundit, duhet të paguajë dhe nuk kemi pse t’u qajmë hallin…
Po pse bërtasin partitë politike, dhe këtu nuk është vetëm PD, po nga pak edhe LSI? Pse mendojnë që do bien pre e partisë në pushtet sepse do t’i zgjidhë ajo gjyqtarët? Apo ca më shumë tundin kartën e sovranitetit të vendit apo antikushtetueshmërinë? Ku gabojnë realisht në këtë gykim?

Për ta shpjeguar këtë duhet t’i drejtohemi nga pak kohës së Hoxhës. Ka një ngjashmëri dhe një ndryshim me të. Kur Hoxha të fuste në burg, përjetësisht apo të fuste edhe plumbin për shuma të mëdha, këtë e justifikonte me idenë se hajdutët shumë të mëdhenj mund të formonin banda që rrezikonin pushtetin popullor. Në të njëjtin pozitë të ngjajshme me Hoxhën është edhe BE dhe SHBA. Kriminelët e mëdhenj të mbrojtur nga pushteti qendror, bëhen të rrezikshëm e të pakontrollueshëm, jo vetëm për vendin e tyre, por edhe për të tjerët. E jo vetëm për investimet e huaja apo të një tregu a kooperative, e cila është edhe e jona, po edhe e tyrja nesër.

Evropa edhe SHBA janë vërtet ekonomiqare në këtë pikë. Një trupë speciale prokurorësh apo një i tillë i vetëm, të kushton shumë më pak për ta mbajtur qoftë dhe finaciarisht sesa një qeveri të korruptuar. Përfytyroni një makinë që po t’i heqësh fijen e baterisë e ngec në vend dhe e lë pa lëvizur. Çështja është të mbajmë fijen e baterisë, pra të kontrollit, me anë të një prokurori apo grupi të tillë, apo ta lëmë të livadhisë klasën e korruptuar. Amerika dhe Evropa nuk kanë dalë në këtë botë për të humbur para apo investime por për t’i fituar ato… Kështu ato e kanë zgjedhur me kohë mekanizmin e kontrollit, që për shtete të vogla pushteti gjyqësor merr këtë formë që po diskutohet sot. Dhe këtë, unë besoj, do ta bëjnë pa pasur mëshirë për asnjë. Pra për të majtë edhe të djathtë pa përjashtim.

A mund të ankohet klasa e korruptuar e vendit për pavarësi etj.,etj. Po t’i kthehemi prapë kohësh së Hoxhës, do shohim një ndryshim prej tij. Ai të detyronte me zor të hyje në kooperativë, përndryshe të shpallte kulak. Në kooperativën e Evropës ku duam të hyjmë jemi ne ata që lutemi për të hyrë. Do t’i bien shumë politikanë kokës me grushte që kërkuan Evropën, po nuk kemi cfarë t’u bëjmë . Le të qajnë a të përpëliten po fundi i keq është me detyrim. Më duket, madje, se shumë e zgjatëm tragjedi- komedinë tonë.

Çështja e zgjedhjeve të reja…

Vendi më i sigurtë thonë është ai i deputetit. Kryetari i vjetër ka ikur. Të riut, po humbi në këto zgjedhje, nuk i dihet fati… Kush do rrijë e kush do ikë nga të vjetrit? Rrëshqanthi se ku më zunë sytë një shkrim ku bëhej një farë liste se kush e meritonte për t’u bërë deputet, e kush ishte hedhur në krahët e armikut socialist. Gjithsesi koha e zborit ushtarak ka mbaruar dhe dita e betejës së zgjedhjeve të reja po vjen.

Kryetari i ri ka zënë t’u bjerë trumpetave të luftës me një zë që nuk është karakteristikë jo vetëm personale, por edhe e shkollimit nga vjen. Thua është i imponuar se nëse humb do t’i thonë nuk ke bërë opozitë të fortë katër vjet? Thua e ka lëvizje të detyruar, se po aq sa problemi i zgjedhjeve është dhe ai i vetingut dhe nuk ka nga t’ia mbajë. Mund të ketë edhe një hipotezë të tretë. Ka një plan gjenial në kokë për të hequr qafe të vjetrit dhe të imponojë besim te të rinjtë se ai është dash përcori i duhur i turmës apo i partisë.

Nuk e di, mua vetë më duket kryetari i ri në pozitën e një filmi nga ata me kauboj, ku një njeri prej pistolerove e urdhëron të cojë plackat në karrocë dhe tjetri i thotë të mos lëvizë. Sapo ai ndërmerr një veprim për këtej apo andej kërcet koburja e tjetrit. Në fund ai hedh plackat dhe ia mbath i tmerruar nga të dyja palët.
Nuk e di nëse kjo që thashë është vetëm film dhe lojtari ynë mund të ketë dell gjeniu dhe e luan shkëlyqeshëm lojën. Mua vetë nuk më mbushet mendja. Në këta njëzet e pesë vjet që kam parë me nge dhe duke qeshur këtë klasë karagjozesh politikë që e kanë shkatërruar pa fund atdheun e të parëve, vetëm një njeri ka mundur t’ua hedhë të dyja palëve duke dalë pa lagur nga skena. Ky ishte komunisti plak, Ramiz Alia. Po, ai ishte një politikan profesionist që kish nja pesëdhjetë vjet politikë në kurriz. Le të rrojmë e të shohim…

Keni zgjedhur vendin e gabuar, djema, për t’u ndeshur

Njëzet e pesë vjet nuk janë pak, por jo dhe shumë për një parti politike që të marrë vendime të pjekura në rastin e një krize politike që më shumti kërcënon atë vetë. Mund t’i quash edhe shumë, nëse llogarit që ai që e ka udhëhequr këtë parti për shumë kohë, ka një jetë partiake më të madhe se ajo e sotmja.
Në të vërtetë, Berisha është më i qarti nga të gjithë kur mendon se në zgjedhje duhet shkuar dhe bojkoti nuk ka vlerë. Dhe besoj që e ka me sinqeritet. Në 96-n e dënoi bojkotin e PS-së dhe atë mendim duket se e ka ende për këtë formë reagimi. Nga ana tjetër, ai e di shumë mirë se arsyet e paraqitura nga pala e tij zor se bindin ndërkombëtarët. Vetingun këta do ta drejtojnë vetë dhe në këtë sens atyre nuk u hyn në punë se kë do të fusin në thikë të majtë, apo të djathtë, kur të vijë koha. E vetmja që mund të tolerojnë ndoshta është koha kur do të gjykojnë njërin apo tjetrin. Pra ndoshta mund të godasin pa e vrarë opozitën në atë pikë sa ta lënë vendin pa të për një kohë të gjatë. Është punë ekuilibrash dhe këtë lloj loje Evropa e bën shumë më mirë sesa një elefant që hyn në një dyqan qelqurinash.

Ka shumë çështje, po që gjithsesi për t’i dhënë fund arsyetimve tona mund të themi: Çështja e vetingut apo e zgjedhjeve të reja nuk zgjidhet në bulevard. Zyrat e opozitës në krah të Lanës janë nga më të mëdhatë që ka një parti në Shqipëri. Është vend i mirë për t’i sheshuar gjërat dhe për të marrë vendime të matura cilido qoftë rezultati që do të dalë prej tyre.

Ai që shpreson për të kundërtën se mund të shpëtojë nga vetingu apo zgjedhjet e reja, gabon. Evropa dhe Amerika kanë kohë që i kanë ngritur çadrat e tyre të vetingut dhe zor se jua merr era që i fryjnë këtu palët kundërshtare. Po kështu edhe për zgjedhjet e reja. Flekenshteini foli qartë në emër të Evropës. Thua të ngjasë ndonjë e papritur. Mendoj se jo, po kushedi… Në të gjitha rastet vendi i zgjedhur për ndeshje, pavarësisht se kush hyn e del prej, është thjesht pa asnjë garanci fitoreje. (Konica.al)

REMOTE_ADDR:[]

22 komente në “Gjeni vend tjetër për t’u ndeshur, djema!”

  1. Neri says:

    RROFSH ,Nazarko.!
    E sqaron sh.mirë situatën.
    VETINGGGGGGGG!!!!!!🇪🇺🇺🇸🇦🇱

    1. Skypion says:

      Pas suksesit te jashtezakonshem qe pati protesta madheshtore e 18 shkurtit,e gjithepranuar tashme si me a madhja ne keto 25 vite demokraci,Edi Rama,i arratisur ne malet e Kosoves,gjeti fabulen e tij si kunderpergjigje.Ajo ishte Vetingu.
      Qe prej asaj kohe ai, deputetet dhe ministrat e tij,bashke me gjithe bashibozukerine mediatike,ne deklarata,tubime,konferenca,emisione televizive,statuse e shkrime ne te gjitha llojet e mediave,me qindra e mijera here,ne cdo ore e minute te dites,bertasin me te madhe:Vetingu,Vetingu,Vetingu…!!!
      Pas Rames,me bertitesit e kesaj fjale,jane bashibozuket e tij mediatike,ata qe rendom i quajme analiste.
      Ata mendojne,se duke e perseritur shpesh kete fjale,do t’i japin besueshmeri asaj!
      Ata mendojne,se duke bertitur me te madhe “vetingu,vetingu,vetingu”, mund te zhurmojne akuzat publike,nga sheshi,qe protesta i ben Edi Rames,si Kryebanditi qe ka mbushur Partine Socialiste,Grupin Parlamentar Socialist,Administraten dhe bashkite socialiste,me trafikante droge,trafikante prostitucioni,tutore prostitucioni,perdhunues,grabites,pengmarres dhe vrases te pameshirshem.
      Ata mendojne,se duke bertitur me te madhe “vetingu,vetingu.vetingu” dhe duke e perseritur me qindra e mijera here ne dite,do te mund te shmangin pyetjen e thjeshte,qe e bejn te gjithe shqiptaret sot dhe qe po e ben te zeshme ne shesh,mu ne mes te Tiranes, protesta e Opozites,e cila pyetje eshte: si mund te beje Vetingun ky Edi Rama,qe ka mbushur Partine Socialiste,Parlamentin e Shqiperise,Administraten shteterore,bashkite socialiste me trafikante droge,me trafikante prostitucioni,me perdhunues,grabites,pengmarresh dhe vrases te pameshirshem?!
      E ketu percudnia e ketyre njerezve arrin te paimagjinueshmen…
      Keta qe qeverisin me trafikante dhe vrases,qe lirojne nga burgu trafikante dhe vrases te tjere te pameshirshem,qe kercenojne prokurore dhe gjykates qe te mos denojne apo qe te lirojne trafikantet dhe vrasesit nga burgu, bash keta pra,bertasin me te madhe “vetingu,vetingu,vetingu”…!!!
      Ky eshte nje percudnim total.
      Shprehjen e njohur popullore “hajduti therret kapeni hajdutin”,Edi Rama dhe bashibozukeria e tij,politike dhe mediatike, e kane modifikuar ne “krimineli therret kapeni kriminelin”!
      Vetingu! – bertasin Rama me bashibozuket e tij – e me ane tjeter bejne gjithcka per te mbrojtur trafikantet e prostitucionit dhe vrasesit ne Parlament,sic po ndodh keto dite me kriminelin e rrezikshem Armando Prenga,qe i eshte bere mburoje edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve,natyrisht me urdherin e Edi Rames!
      Vetingu! – ulerijne Rama me bashibozuket e tij – e me ane tjeter,bejne mitingje per te mbrojtur kriminelin e rrezikshem,perdhunuesin ne grup,Kryetarin Socialist te Kavajes;padyshim me urdherin e Edi Rames!
      Vetingu! – ulerijne Rama dhe bashibozukeria e tij – e me ane tjeter, lirojne kriminelet dhe bandat me te rrezikshme ne Shqiperi,te njohura boterisht si te lidhura me socialistet ne pergjithesi,e nje pjese e tyre,me Edi Ramen ne vecanti;ska dyshim,qe me urdherin e Edi Rames!
      Vetingu! – ulerijne Rama dhe qeneria e tij mediatike – e me ane tjeter,kercenojne cdo prokuror a gjykates qe merr vendim kunder krimineleve dhe bandave te tyre;i pari qe kercenon eshte vete Edi Rama;qe nga ato me prerje kembesh ne telefon,e deri tek lincimet publike para kamerave.
      Nganjehere them me vete,ore a jane ne rregull nga trute e kokes keta njerez?!
      E them kete,sepse nuk mund ta rrok dot,edhe pse mundohem,sesi mund te jete kaq i lig dhe i mbrapshte njeriu!
      Genjeshtaret,mashtruesit,bile edhe kriminelet e zakonshem e bejne krimin duke patur vetedijen e te berit keq.
      Keta nuk e kane kete vetedije.Keta bejne keq,pa vetedijen e te berit keq.
      Sepse,keta,duke filluar nga Edi Rama,i thone genjeshtrat,i bejne mashtrimet dhe krimet,pa ndjesine e te berit nje gje te keqe.Perkundrazi.
      Eshte kjo arsyeja,qe kjo skote frymoresh e quajtur “Rilindje” dhe gjithe bashibozukeria qe i sherben asaj, eshte bere kaq e neveritshme per shqiptaret dhe eshte kaq e rrezikshme per ta.

      1. Bushi says:

        Skypion! Nuk t’a lexoi komentin se e di çfare mutin shkruan.Propaganda jote nuk bene efekt.E ke kot.Mos u perpelit.Humbja e pd-ke eshte e siguret.

        1. Iliri says:

          Skypion —piordh ! Turp,kastravec a spec i mbushur me……! Po pse ne pyll je ..pa drejtesi,biles te mbikqyrur nga USA_BE !!!! Deri kur????Ka 26-7 vite! Majmunet ne pylle kane rregulla!

      2. marsel says:

        Hallall paga mor djale vetem se ju madheshtoret e mbani ket gjene e gjate ne pushtet, perderisa kollitet Sala edhe e ze gripi Lulin , edhe moderatoret tuaj jane Bodja me Topallin ,,,, Aty ka per te ndenjur piktori edhe do beje barcaleta me ju ! tung edhe te fala Nikut

      3. Totila says:

        “”Akrepi” !
        Lus zotin qe te mos jete Akrepi i komenteve sportive qe eshte ne nje linje me mua .
        Disfata e PD-se alias Partia e Injoranteve Veriore (jo te gjithe verioret jane injorante) por dhe atyre vecmas Llumit Shqiptar qe u shkon mbas jane te destinuar te humbin .
        Sala si bir kurve qe eshte e gjeti alibine e himbjes duke e ngujuar dashnorin e Gites ne cader dhe duke e lene ne Dimrin e vetmise se madhe .
        Luli eshte Kurbani i radhes per humbjen e paralajmeruar te radhes .
        Qysh se PD-ja e kerkon zgjidhjen nga bashkimi me Ilir Meten qe ketu gjithcka eshte e kompromentuar.

      4. Dibrani says:

        Nuk i pelcet kujt , se sa njerez kishte mbledhur banditi ne proteste . Kjo varet nga financat e partise , qe u paguan autobezet , ushqimin , djeten , cadrat ,etj. qe u nevojiten pjesemarresve ne proteste (kovaleshence) .Parja (leket) e bardhe , duhet per dite te zeze, thoshin pleqte tane Kauza e tyre , ka vdekur , ende pa lindur . Ajo behet thjesht , per te bllokuar Vetingun , dhe justifikuar humbjen e priteshme ne zgjedhjet e 18 qershorit . Por idjotet e kallepit te “Skypionit” , jane verbuar nga urrejtja dhe tmerri qe u ka ngjallur Vetingu dhe rezultati i pritshem i zgjedhjeve .

  2. Hasani says:

    Ky nazarko eshte kokerrr ..ari. Nga degjimi i analisteve si puna e ketij ka ngel ky popull koqe, pa ndergjegje, pa guxim, pa shprese

    1. Une says:

      Ky Hasani eshte nje cope m… me during sy!

  3. Nari says:

    HASANO,hala ke ura ti plako?
    Të vraftë qulli ,të vraftë!!

  4. qimja says:

    SKYPJONO!!!Je pa gjum???
    PORDHO, (ups),më fal ,prodho , mos ripubliko shkrime të vjetra.! Ti je pordhac i madh(ups)prodhac,si i thonë more?

  5. Ali says:

    HASONO!SHKO HA PËRSHESH!
    S’JAN PËR TY KËTO PUNË!

  6. Vesi says:

    Skypion! When you judge another you do not define them, you define yourself.

  7. Dushi says:

    Qeshtja e pare e paska cek ky Zotri Nazarko ne ket shkrim asht qe Vetingu ta pastroj Gjyqsorin e jo Politiken ,une per veti e mendoj qe ashte per te dyjat se sikur te pastrohet Gjyqsori nga kta Gjyqtare dhe Prokuror te korruptuar une jom i bindur se pau ba 6 muje do te burgosen Berisha se paku me te Birin Luli Imamin dhe Shum politikuaj qe po e udheqin politiken shqiptare shpresoj qe sa me pare te behet Vetingu dhe te gjith qa e meritojn burgun le te flladiten ne burg jeta asht e till populli thot nji thenje qe gjith lungulli mbi uje nuk shkon me ne funde fundoset besoj qe edhe ktyre ju ka ardh fundi

  8. loni says:

    Skypion po ben propagande berishiste njelloj si bente dikur enveri propagande komuniste komenti tend s’ka asnje fakt te gjitha jane trillime te mendjes tendepo te ishte enveri gjalle ti do ishe komunisti me besnik i tij

  9. TOMORI says:

    Faleminderit zoti Nazarko, si gjithnje objektiv, i paanshem dhe realist ne analizat tuaja. Zoti Mero te lutem shume mos na i xir kete far skopjoni, halene e gjirizit te saliut, se per kete pun e paguan kriminel sali berisha me te birin shkerdhenin, qe te nxi cdo gje te mir te kesaj mazhorance, sidomos te PS, me Ramen ne krye, se Ilir mafjozin se zen me ne goje, per arsye se duan ti prishin mendjen, spse sic duket gjysem te prishur e ka, qe te rimartohet perseri me banditet e PD, qe per tet vjet i punuan qindin ati populli, duke e vjedhur e shkretuar shtetin, derisa e ben me te kooruptuarin dhe me kriminelin ne evrop.

  10. Jumanji says:

    Skypioni!
    Edhe Luli Vetingu! bertet. Pra ai e do “shume” vetingun, me shume se vete maxhoranca, por thote do ta bej une. Si ore do e besh ti! Po Venecian pse e permendi gjithe beharin sa ju be bisht cigareje ne goje: vetem Venecia- thoshte. Tani qe Venecia e beri dang! e ka harruar fare. Pse s’thote ta bejme si thote Venecia vetingun e mori fund. Por ndoshta lodhem kot se nuk e di sa ha pyka ajo koka jote.

  11. fieraku NGA ferrasi says:

    Hasano sjane Per ty keto Pune se ti nuk komenton me pagese.
    Ky nazarko me kujton at te persekutuarit qe kishin triske fronti
    E mbanin veten me te mire se ne te tjeret
    Dhe ne ju ruheshim se ishin spiune.
    Tani ky vetingu duhet bere PA tjeter
    Po kush do ta beje
    Ministrat e drejtesise Kane ankesa
    Kur ankohen ATA qe e njohin problemin
    Cdo na sqaroj nazarko ne .

  12. LORA says:

    Zoti Shpetim Shqiperia nuk eshte ne krize,,,,Shqiperia eshte ne udhen e mbare (me te mbaren e pas nentedhejtes ) te ndertimit te themeleve te shtetit te se drejtes,,,,dhe qytetaria e pergjegjshme per kete moment historik eshte ne mbeshtetje dhe nxitje te ritmeve te implementimit te Vetting-ut dhe reformimit qilizme ne drejtesi.
    Se eshte shqupi ne krizen e banditizmit dhe antishqiptarizmes ekzemplare,lebetitur prej ndeshkimit te merituar qe po iu pervlon sumen ,,,,,,kjo eshte vecse nje arsye me shume shprese ,per clirimin e Shqiperise dhe perparimit te saj nga marrja cerekshekullore peng.Shqup-i eshte tuj u ndesh me veten zoti Nazarko,ne shesh,ne shfaqjen me shemtire qe me kane zene syte,,,,duhen lene te lire ne kete degradim eksponencial te pandalshem,faqe tere njerzve me dy pare mend ne koke,,,,dhe kurrsesi t’u jepet iluzioni, se po ka kush kohe per te humbur me ta ,ne nje “ndeshje” allasoj .
    I lexoj me respekt e endje analizat tuaja ,z.Shpetim Nazarko.

  13. grag says:

    Nazarko! Nje nder njerzit e ndershem dhe te drejte qe ka Shqiperia! Urime per ty, or njeri i mire!

  14. alfons says:

    “Skupjon “dhe “Asan”pse sulmohet me nje menyre apo tjetre albitri nderkombetar per vetingun?A e kuptoni ne se duani se kush po e pengon me fjale dhe me vepra?Pse deputetet dhe lideret tuaj bejne thirje per lufte vella vrasje grushte prishje seancash parlamentare allaNOKASHdhe nuk flisni ju llumi te behet vetingu te ndeshkohen te majte dhe te djathte?Kush ka faj te shkoje ne te semes qofte i majte apo i djathte apo lesh elise!ALBITRI NDERKOMBETAR NUK ESHT AS I MAJTE AS I DJATHTE AS KA VILA NE GJIRIN E LALSIT PSE NUK I DILNI NE MBROJTJE O HASANER PO MBRONI LULRET METATAT RAMAT!Nuk di kush fshihet pas SKOPJON A HASAN por nje gje kuptohet qarte ju djeg vetingu o te djegur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *