Jemi komb mazokistësh e frikacakësh!

28 Shkurt 2017, 10:01Blog TEMA

Nga Artan Fuga

Ne nuk kemi të drejta, as ku të ankohemi, as të mbrojmë pronën, paratë, vendet e punës, veten!

Jetojmë si në xhungël!

Si lepuj, minj, breshka, që me sytë ulur u shmangemi hienave, çakejve, derrave të egër të cilëve iu kërkojmë falje që ekzistojmë!

Me një fjalë jetojmë për të pirë ujë të blerë, marrë frymë ajër të pisët dhe fjetur poshtë jorganit!

Uaa sa mirë që na e bëjnë! Edhe më shumë, edhe më shumë!

Gërryeni plagën mirë, ashtu, sepse kur na dhemb na pëlqen edhe më shumë, jemi mazokista ne!

Po nuk na rrahe, nuk na fyeve, nuk na poshtërove nuk e kuptojmë se ekzistojmë.

Shqiptari trim?

Pash nderin, kur e sheh në kohët e sotme, prej vitesh, e kupton se librat na kanë gënjyer. Ne jemi komb frikacakësh!

Ja shqiptari i sotëm, si këta banorë të mjerë të Zharrës, shkon shtrihet në rrugë mbuluar me çarçafë si indianët në kohën e Nënë Terezës në Indi, në vend të shkojnë në prokurori të depozitojnë një padi kundër X për mosveprim me pasoja shkatërrimin masiv të pronës private, dëmtimin në masë të popullsisë civile dhe të shëndetit të saj, për shkatërrim të mjedisit, si edhe për genocid ndaj popullsisë civile.

15 komente në “Jemi komb mazokistësh e frikacakësh!”

  1. DASHI says:

    Kujt tja cojne,cilit prokuror?
    Fol per pastrimin e sistemit gjyqesor.
    Po na bind cdo dite se nuk ndryshon nga te tjeret.
    Cdo moment ka perparesite e veta.
    Sot duhet me shume se kurre arbitri(sistemi gjyqesor).

  2. spectrum says:

    Po shume e drejte popull frikacak asnje kundershtim 500 vjet nen turqine edhe pavaresine nuk e fituam me gjak ja blem fermanin sulltanit 45 vjet komunizem asnje kundershtim votimet fillonin ne 4 te mengjezit edhe pse mund te veje ne çdo ore dhe 99,99 perqind votimi I trima ve nuk pame asnje atentat apo tentative nga ata qe u kalben ne burgje dhe per cudi asnje grusht shteti po prape nga trimat

  3. kombi says:

    Teorikisht eshte e drejte, qe ato zyrtarisht duhet ti drejtohen prokurorise per demet e tyre , por Prokuroria e jone eshte vegla e Berishes , besimi tek keto fshatar eshte zero . Qeveria duhet ti gjej nje toke tjeter ketyre fshatareve ,te cilet po semuren .
    DEMSHPERBLIMI NUK ESHTE ZGJIDHJA E DUHUR PER ATO . AI MBYLL VETEM CA GROPA NE MUR DHE PO VAZHDUAN TE JETOJNE GJATE NE ATE VEND SHENDETI I TYRE DO TE PERKEQESOHET , NDOSHTA DHE SHTEPITE DO TI FUNDOSEN .

  4. AL says:

    Ata te zharrez bene 100 km ne kembe per te ndergjegjesuar ty, mua, qytetaret, kete mut qeverie qe i ka lene ne meshire te krimineleve te bankersit. U perplasen edhe me policine. Cfare deshe me shume ti legen facebook-u?!! Te vinin nga nje rrip tritoli ne brez? Te vrisnin njerez?! Te cila prokurori te shkonin kur ti e di shume mire qe ai organ eshte kolone e se keqes! Ti duhet te jesh i nderuar po pate gjysmen e guximit qe kane ata hallexhinj! Reptil muti!

  5. Aureli says:

    Mire profesori mire, po na llafos pak se per ate drejtesi po bejme fjale qe na permend zotrote. Nqs ti je lepur e mi, ke te drejte, ashtu me dukesh dhe nganjehere me behesh si butak pa shtylle kurizi.
    Evropa o profesore ka perdorur mendjen dhe zotrote si njeri i mendjes e jo i dhunes do beje mire te promovoje mendjen e jo “trimerine” .
    Sot mendja eshte vetingu i iniciuar nga fuqia me e madhe e globit USA asaj duhej ti beje fresk po sic duket ke gelltitur edhe ti nje luge corbe te prishur dhe te ka futur ethet vetingu?

  6. Shqiptar says:

    Dhe kjo eshte e besueshme kur e thote nje njeri qe s’eshte Shqiptar por Vlleh me dege e me rrenje si Fuga.

  7. Kaci says:

    Pashi Zotin boll me kete l…e se na i shpifi. Muhabete kafenesh nga nje “filozof” bejtexhi

  8. Beli says:

    A nuk është po aq mazokiste shtrirja fizike e zharrjanëve me shtrirjen shpirtërore të autorit të komentit? Dhe a nuk është shumëfish më e ulët kjo e dyta se sa ajo e para? Dhe a nuk është frymëzues i mazokizmit nacional kushdo që mbështet sot “republikën e re” çadriste?

  9. beso says:

    si shume i zgjuar qenke zoterote.verte vehet ne prokurori per te tilla shqetesime ? a thua se tani banoret e Zharres e mesuan prej teje dhe i jane drejtuar “prokuroreve”?! akoma me i zgjuar tregohesh kur ne nje shkrim mbeshtet protesten antiveting,antindeshkueshmeri,anti krijimit te arbitrit te pavarur( quaje si te duash) vetem me truthari akoma nuk e ka kuptuar qellimin e vertete te krimineleve dhe hajduteve te protestes dhe nga ana tjeter shkruan qe ata ,ne te gjithe jemi frikacake pse nuk shkojne ne prokurori. une sjam banori i Zharres dhe nga proresta e tyre mora vesh qe ekziston i tille vend por ajo ca ke shkruajtur me larte eshte nje tallje jo dosido …por tallje bythe me ata qe vuajne dhe ne qe te lexojme e madje dhe te komentojme .ju lutem redaksise ta filtroje kontingjentin e autoreve te artikujve te saj se po verej shume hipokrite!

    1. Vetua says:

      Shume dakord me mendimin.
      Keta njerez nuk duhen promovuar aspak, shpresojme qe mediat te marrin sado pak edhe mendimin e lexuesit.
      Persona si ky “filozofi yne” vetem lepihen qe te ngjiten me larte; si puna e kermillit, dhe e luftojne shtet-berjen sepse perndryshe dalin totalisht jashte loje.
      Dhe ky eshte halli yne; se keta njerez vetekategorizohen si intelektual duke u bere fresket politikaneve apo sistemeve te tilla dhe behet si rreth vicioz e gjitha.
      Respekte

  10. nari says:

    Fuga, një Megalloman,nē kohën e ENVERIT
    do ishte KRYETAR I KOM .EKZEKUTIV ose sekretar I PARTISË SË RRETHIT.
    SOT…Profesor,bredh me motorr,e mban me dorë.(Motorrin)???

  11. Fran Cukaj says:

    Ne se zotni Fuga ka gjete popullin shqiptar si mazokist , duhet te gjeje edhe partnerin e mazokistit , qe eshte sadisti , se ata jane dy te kundert , por qe nuk mund te rrine pa njeri-tjetrin . Ne pergjithesi , per te argumentuar sadomasokizmin , sillet shembulli i marredhenieve seksuale ndermjet dy partnereve , nga te cilit njeri e provokon masokizimin (sadisti) , dhe tjetri e pranon sadizmkin (masokisti) Zoti Fuga , ju , ose duhet ta shpjegoni masokizmin e popullit shqiptar , dhe te na bindni per kete , te terhiqeni , ose te pranoni sadizmin tuaj . Boll , z. Fuga , ose sillu si filozof !

  12. ***** says:

    Pershendetje milet,
    Une jam thjesht kurioz te di nese Doktor Filozofi e ka te blinduar apo jo ate xhamin e motorrit. Nuk e di po me kujton Papen e madherishem tek bente xhiro neper rrugicat antike te Romes.
    Zoti Fuga duket shume seksi me ate motorrin ne foto. Ajo lloj poze i jep nje dimension tjeter filozofise se tij unike; ne sencin e te kuptuarit pa e lexuar fare.

    Une jam pak injorant ne fushen e jurisprudences, por mqse mu dha rasti te komentoj ne kete artikull e nese do te mundesha dhe te me jepej rasti do te deshiroja te pyesja Dr. Fugen per dicka tjeter.
    “Pas sa kohesh i hiqen fijet e perit synetllikut?”

    Respekt prej zgeqeve te xhungles.

  13. iluzion says:

    Frikacak e mazukist nuk eshte i gjithe kombi, por nje pjese e mire e atyre qe kane ngelur brenda kufijve administrative shqiptar jane te tille. Shqiptaret kurajoz qe e donin dhe respektonin veten u larguan nga ky vend, dhe e di cfare? Edhe sikur Shqiperia te ishte nje vend me i drejte, te njejten gje do benin! Pse? Sepse ka gjithmone shtete me te pasura, shtete me te begata, dhe do kete gjithmone! Sepse nje shtet i vogel me popullsi te vogel nuk do jete kurre ne gjendje te konkurroje me vende te tjera, dhe me kurajozet dhe ata qe e duan dhe respektojne vertete veten gjithmone do te mundohen per me mire dhe do e braktisin vendin per dicka me te madhe dhe me te mire ne jetet e tyre. Nuk eshte i gjithe kombi frikacak e mazukist, por krijohet iluzioni sikur te gjithe jane te tille sepse vetem te tillet ngelen brenda shtetit, te tjeret ikin sepse bota ofron shume per ata qe guxojne dhe e duan veten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje