Kur PD hetonte Kreshnik Spahiun: Nuk të mbron dot as Ben Qimja, as Delijorgji!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kreshnik Spahiu duket se është bërë ylli i protestës së PD-së në çadrën përpara kryeministrisë. Një ‘shkëlqim’ ky që duket ka zbehur edhe vetë Bashën në disa raste. Por ky protagonizëm i Spahiut, duket se ka irrituar edhe militantët e PD-së, të cilët janë përplasur edhe fizikisht me të. Për Bashën duket se Spahiu ka mbetur i vetmi “kambalec” në atë çadër. Por është e paqartë se si ndihet sot Enkelejd Alibeaj, një zyrtar i lartë i PD-së, kur sheh Spahiun që përpiqet t’i japë tonin çadrës së PD-së në Bulevard. Vetëm 5 vite më parë Alibeaj, në funksionin e deputetit të PD-së, kryesoi një komision hetimor parlamentar  të inicuar nga PD, për shkarkimin e Kreshnik Spahiut si nënkryetar i KLD-së, duke formuluar akuza të rënda ndaj tij.

Referuar materialeve zyrtare të këtij komisioni, Spahiu akuzohej për vepra të rënda deri dhe penale, duke filluar që nga abuzim me detyrën, korrupsion, inkriminim etj., gjë që çoi edhe në shkarkimin e Spahiut nga ana e shumicës së PD-së. Madje PD e çoi dhe për ndjekje penale ish-nënkryetarin e KLD dhe njeriun e ish-presidentit Topi.

Në raportin përfundimtar që i kaloi Kuvendit për votim, kryetari i Komisionit hetimor Enkelejd Alibeaj, deklaroi se janë faktuar akuzat për shpërdorim detyre dhe abuzim me fondet publike për qëllime të paligjshme politike. Për këtë arsye, raporti i hetimeve iu dërgua edhe Prokurorisë dhe KLSH-së, për një hetim penal për shpërdorim detyre nga zyrtari Kreshnik Spahiu.

“Kreshnik Spahiu, me dashje ka devijuar nga funksioni kushtetues i zv.kryetarit të KLD-së, njëherazi anëtar i saj dhe e ka zëvendësuar atë me veprimtari politike. Zoti Spahiu ka abuzuar në mënyrë flagrante dhe ka shpërdoruar kompetencat e menaxhimit administrativ dhe financiar të institucionit. Zoti Spahiu është larguar me misione afatgjata dhe në mënyrë të përsëritur në funksion të axhendës politike, pa njoftim të organeve kushtetuese me të cilat lidhet ushtrimi i detyrës së tij kushtetuese”, deklaroi Alibeaj.

Letrat e dërguara nga Kreshnik Spahiu në adresë të krerëve të shteteve fqinje janë cilësuar si një abuzim flagrant me detyrën nga anëtarët e Komisionit hetimor. “Funksionari kushtetues Kreshnik Spahiu, duke iu referuar statusit të anëtarit zv.kryetar të KLD-së, u ka dërguar letra të karakterit diplomatik përfaqësuesve të lartë shtetërore të shtetit të Kosovës, ministrit të Brendshëm, madje edhe gjithë popullit kosovar, përfaqësuesve të lartë të shtetit të Serbisë dhe përfaqësuesve të lartë të shtetit të Greqisë. Duke abuzuar me asociacionin iluziv të paralelizmit midis zyrtarëve të lartë të huaj, letërmarrës, pretendohet të ndërtohet artificialisht edhe “madhështia” zyrtare dhe publike e figurës së letërdërguesit”, theksoi Alibeaj.

 Financat

Sipas hetimit të Kuvendit, rezultoi se gjatë vitit 2011 Kreshnik Spahiu ka kryer gjithsej 15 udhëtime jashtë shtetit, nga të cilat ka qëndruar rreth 26 ditë kalendarike, pa përdorur lejen e zakonshme. “Në funksion të këtyre udhëtimeve, nga buxheti i shtetit janë shpenzuar në kundërshtim me ligjin 65 % të shpenzimeve vjetore për udhëtim e dieta”, theksoi Alibeaj.

Alibeaj: Spahiun se mbron dot as Delijorgji e as me Ben Qimja

Spahiu ka qenë në qendër të akuzave në lidhje me botën e krimit nga Alibeaj, edhe gjatë kohës kur ky i fundit ishte ministër i Drejtësisë. Sipas tij, nënkryetarin e KLD-së nuk e mbron nga procesi i verifikimit të mandatit as Delijorgji e as Ben Qimja. “Nëse nuk e vazhdon Këshilli verifikimin e mandatit, atë do ta bëjnë organe të tjera kushtetuese”, deklaroi Alibeaj. “Në materialin e tij drejtuar ministrit të Drejtësisë për çështjen e tre gjyqtarëve, z. Spahiu nuk ka kërkuar as procedim disiplinor, as shkarkimin dhe as ndjekje penale për ta siç është shprehur dhe vazhdon të shprehet rëndom në shtyp. Nga ky proces nuk do të mbrohet as duke u fshehur pas “Delijorgjit”, por as edhe pas “Ben Qimes”, u shpreh Alibeaj.

Rekomandimet e hetimit

1. T’i propozojë Kuvendit të miratojë raportin përfundimtar të Komisionit hetimor Parlamentar dhe konkluzionet.

2. T’i propozojë Kuvendit të konstatojë si të përmbushura kushtet e dëmtimit të pozitës dhe figurës së anëtarit, njëherazi zëvendëskryetar i KLD-së.

3. T’i propozojë Kuvendit të vendosë ndërprerjen e menjëhershme të qëndrimit në detyrë të anëtarit të KLD-së, të zgjedhur nga Kuvendi, z. Kreshnik Spahiu.

4. T’i propozojë Kuvendit të Shqipërisë të nisë procedurat ligjore për zgjedhjen e anëtarit të ri të KLD-së, në cilësinë e përfaqësuesit të Kuvendit.

5. T’i propozojë Kuvendit të Shqipërisë të vendosë dërgimin e këtij raporti përfundimtar prokurorit të Përgjithshëm, me qëllim që të vlerësojë gjetjet e këtij raporti për ushtrimin e ndjekjes penale.

6. T’i propozojë Kuvendit të vendosë dërgimin e këtij raporti përfundimtar KLSH-së, me qëllim që të vlerësojë gjetjet e këtij raporti për të mundësuar kthimin e shumave financiare të përvetësuara pa të drejtë nga z. Kreshnik Spahiu.

7. T’i propozojë Kuvendi të vendosë dërgimin e këtij raporti përfundimtar pranë KLD-së, me qëllim ekzekutimin e ndërprerjes së menjëhershme të qëndrimit në detyrë si anëtar i KLD-së të z. Kreshnik Spahiu. (Javanews.al)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Kur PD hetonte Kreshnik Spahiun: Nuk të mbron dot as Ben Qimja, as Delijorgji!”

  1. defrim says:

    po elbete te shkuara te harruara thot popullo

    1. Artemisa says:

      Epo ky populli socialist tha “Te shkuara te harruara” per Bllokun e Likes, per 4 te vraret e shume e shume te tjera.
      Kjo puna e Kreshnikut para bemave te Edvinit eshte thjesht Vogelsire pa pike rendesie.
      Apo jo ?

  2. akrepi says:

    Kreshniku I zi u be Kreshniku I bardhe

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Kreshno, edhe ti perit te Vettingut do ti shkoc mo?!?! Grushtat do te duken embelsire mo..

  4. Beni says:

    Oh sa ne hall ka ra i shkreti Lul cfar perqafimi i ben Nikut.Hajde lider hajde.Hajde opozite hajde e ti japesh pushtet ketij palo burri pastaj.

  5. Dajti USA says:

    Jane gati ti hane mun njeri tjetrit,vetem te vijne ne pushtet,rasat i qelbur.

  6. Eri says:

    JANË THJESHT , PERVERS!!
    PËLQEJNË ERËN E QELBUR TË NJERI-TJETRIT.
    RRACË E KEQE.!

  7. Bushi says:

    Te gjitha keto manovra, qe jane bere me Kreshnik Spahiun,Shkarkimin ga nenkkryetar i KLD-s,terbimi i Spahiut,sharjet e tij per Saliun, pd-ke,etj.jane skenar dhe loja e Sali Berishes,qe ky “zoteni” te merte ca mandate,ca deputet,duke mashtruar popullin,pastaj do bashkohej me Salin.Keshtu Saliu, do behej i perjetshem ne drejtimin e partise dhe te qeverise.Por partia aleanca kuqezi,kishte njerez te zgjuar ne mezin e saj,dhe nuk e hengren kete kokerr ulliri,por i than ndal,dhe ja çorren masken e zeze te vene nga Saliu.Tani Kreshnik Spahiu te rrije mire e te haj mutin e Bashes, me qe nuk i doli ai i Saliut.

  8. albi-stanit says:

    Orgji brenda fisit,,,, mir keto te dy qe bejne finte sikur e duan shum njeri tjetrin,,,,po shikoni ata qe i rrethojne sa te mrekulluar dhe te lumtur duken nga perqafimi i ketyre dy bajgave,,,,popull bageti,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *