Largimi i Armando Prengës, reagon ambasada e SHBA-së: Personat me dosje penale s’kanë vend në parlament

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përshëndetur largimin e deputetit socialist Armando Prenga.

Përmes një postimi në Facebook, ajo deklaron se personat e inkriminuar nuk mund të kenë hapësirë në institucionet shqiptare.

“Ambasada e SHBA mirëpret largimin e ish-deputetit Armando Prenga nga parlamenti.
Personat me dosje penale nuk kanë vend në parlamentin, gjykatat, qeverinë, apo bashkitë e një vendi anëtar të NATO-s i cili gjithashtu synon t’i bashkohet BE-së. Inkurajojmë qytetarët shqiptarë dhe institucionet shqiptare të jenë vigjilentë për parandalimin e kriminelëve nga kandidimi në zgjedhjet e 18 qershorit. Shqiptarët meritojnë të kenë një sistem politik dhe gjyqësor të pastër, pa ndikimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit,”
theksohet në deklaratën e Ambasadës.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *