Letra e Ermal Mamaqit për Dr.Florin do t’ju bëjë të rrënqetheni…

Kanë kaluar më shumë se dy vjet që kur Dr. Flori është ndarë nga jeta, duke lënë pas jo vetëm muzikën e tij dhe kontributin që dha në këtë vend, por edhe familjen, bashkëshorten Blerina dhe dy fëmijët, Kaltrina e Daniel, e gjithashtu shumë miq. Sot, në ditën që do të festohej ditëlindja e artistit e kanë kujtuar të gjithë, ndërsa kanë ndarë me publikun edhe pak çaste, apo kujtime të bukura me Florin.

Një ndër miqtë më të afërt të Dr. Florit ka qenë Ermal Mamaqi, i cili edhe sot vazhdon ta përjetojë humbjen e mikut të tij më të mirë.

Ermali i ka drejtuar një letër emocionuese Dr. Florit, për t’i treguar se sa e ndjen mungesën e tij…

Letra

Më mori malli Flor…

Shumë pak e dinë sa humor kishe ti. Sa qeshnim. Kushedi sa muzikë do kishim bërë këto vite që mungon.

Më ka marr malli për porositë që bëje në lokal, kur ngatërroje banjon me kuzhinën. Kur merrje lypësit në makinë dhe i blije për të ngrënë. Kur qaje me këngët e Kishës. Kur e ndiqje Pastorin më shumë se çdo pjesëtar tjetër i Kishës.

Më ka marr malli për telefonatat e tua në 3 të natës dhe që pasi unë të pyesja çfarë ka ndodh që merr kaq vonë, ti ma ktheje me pyetje tjeter: – Pse sa është ora?

Më ka marr malli për videot idiote që bënim me Egin. Për koncertet, festivalet, studiot dhe kafet pa mbarim.

Sa plane mbetën përgjysmë. Sa këngë që nuk kam gjetur forcën t’i përfundoj.

Shtëpia me dru që do bënim në Dajt për fëmijët tanë.

Tashmë ti ke një nip që të ngjan më shumë ty se Albanit. I kanë vënë emrin tënd.

Kaltrina po jep shkëndijat e para që mund të eci në hapat e tua. Ndërsa Danieli bëhet çdo ditë e më i zgjuar. Dhe Blerina që vazhdon jeton me prindërit e tu, si të ishin të vetët, si atëherë…

Ma do mëndja se po këndon atje lart. Ndoshta je ulur në prehërin e Zotit dhe po këndon.

Kushedi sa bukur do jetë…

Më mori malli Flor…

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Letra e Ermal Mamaqit për Dr.Florin do t’ju bëjë të rrënqetheni…”

  1. lloqelloqe says:

    Ky eshte nje karragjozllek i pamate.
    E para: titulli eshte banal e fshataresk – si i dale prej botes se serialeve turq e indian. Me ofshama, qamete, “rrenqethje”, drithma, e pasthirrma qe te bejne per te vjelle.
    E dyta: Ermal koqja, eshte pa shije e pa burreri, per ti dhene “mikut” te tij dinjitetin qe meriton si cdo njeri qe ka nderruar jete. Ermal koqe-egzibicionisti nuk e dergon mesazhin me zerin e tij te brendeshem, por ndjen nevojen qe nje bashkebisedim intim e solemn ta kthej ene shou publik. Tipik fshatar qe hapet bythesh. Njeriu me dinjitet e i qyteteruar nuk ka “NEVOJE te KONFIRMOJE” dashurine, urrejtjen, ndihmen apo cdo emocion tjeter me aksione publike. I pasigurti, i kompleksuari, provinciali ka nevoje te zbukurohet si palloi, te bertasi, te qaje, te qeshe me “rrenqethje e me kuje” qe t’ja “degjoje dynjaj” ndryshe nuk i quhet. O zot cfare inati ke patur me kete vend qe e ke mallkuar kaq renede? Kudo ne bote ka psikopate, provincial, narcisist, te pasigurte e te kompleksuar, por askun si ketu ne Shqiperi, keta njerez nuk kane uzurpuar ekranet, pushteti, mediat. Tmerr i perditshem te shikosh e degjosh llumin te pellase nen kostumin e “elites”

    1. Moni says:

      Kot e paske humb kohen tu komentu kaq gjate dhe me pasionin zi qe kush e di se nga te ka ardh por te doli para ermali dhe the ti turreshe nje here. Ti o lloqe, kokeloqe po qe kaq i merzit futi nje skedine tjeter lal po qe se te la e para….

  2. KF says:

    E po te behen filozofe duke bilbilosur neper ekranet dhe mediat e Tiranes ky Ermali i Amit dhe ai fare Dr. Flori kjo nuk ka bythe ku te shkoje por meqe neper keto media sundon katundaria vari k… atyre e mediave tona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *