Luksi i Federatës Shqiptare të Futbollit, 3 mln euro për selinë e re

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Infrastruktura në Shqipëri ka nisur të hedhë hapa drejt përmirësimit. Ndërtimi i stadiumit “Elbasan Arena”, rindërtimi i “Loro Boriçi”-t në Shkodër si dhe punimet për ndërtimin e një tjetër stadiumi kombëtar në kryeqytet janë sigurisht tregues të përmirësimit të këtij aspekti në futbollin shqiptar. Megjithatë, në vendin tonë nuk ka nevojë vetëm për tre stadiume, qoftë edhe me parametrat më të mirë të infrastrukturës.

Mirëpo, rritja e Kombëtares solli edhe përmirësim të ndjeshëm të financave të institucionit të futbollit në vendin tonë dhe tashmë kjo e fundit ka parë të nevojshme krijimin e një selie të re. Në godinën aktuale të ish-kompleksit “Dinamo”, burime për “Panorama Sport” kanë bërë me dije se do të investohen rreth 3 milionë euro për zyrat e reja të FSHF-së.

Zyrat te stadiumi

Vetë FSHF do të përfitojë ambiente zyrash në stadiumin e ri kombëtar në kryeqytet. Mjaft të rikthehemi në kohë kur u paraqit projekti për “Arena Kombëtare”-n, kohë në të cilën “Shoqëria Kuq e Zi” dha në dispozicion terrenin e stadiumit “Qemal Stafa” për të ndërtuar një impiant të ri.

Megjithatë, në këtë ndërtim, investimi i firmës private do të bënte të mundur krijimin e një hapësire të konsiderueshme tregtare, një pjesë e së cilës do të mbesë në pronësi të shoqërisë “Kuq e Zi”. Ndarja e kësaj të fundit është në raportet 70% e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe 30% e qeverisë. Sipas projektit fillestar, FSHF do të ketë hapësirë 4 mijë metra katrorë për zyra në stadium.

Paradoksi

Nga njëra anë, federata vë në zbatim një anë të saj të pakorrigjueshme, që arrin të menaxhojë financat dhe të krijojë mundësinë për të shpenzuar edhe 3 milionë euro për seli të re. Mirëpo, e thënë diçka e tillë në realitetin shqiptar, ku Tirana vuan prej borxheve, Flamurtari është dënuar me zbritje pikësh prej borxheve, Korabi po vuan financat (kjo e deklaruar nga vetë trajneri), atëherë një shpenzim i tillë duket si luks.

Nevoja për zyra nuk e justifikon shpenzimin e FSHF-së, as për gjendjen e futbollit në vend, por sidomos për faktin që për rreth një vit do të ketë në dispozicion hapësira të mjaftueshme në qendër të kryeqytetit. Në këto kushte, kur futbolli shqiptar po “rënkon” nga financat, institucioni i futbollit, në mos dhëntë ndihmë të drejtpërdrejtë për klubet, duhet të gjejë mënyrën për të detyruar klubet që të garantojnë financat në fillim të çdo sezoni…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Luksi i Federatës Shqiptare të Futbollit, 3 mln euro për selinë e re”

  1. Arber says:

    I milion euro per zyra 2 per lubine Duka.

  2. Treviso says:

    Patjetjer do vuajne klubet nga financimet pderisa rezultatet jepen para se te filloje ndeshja.Korrupsioni nuk te len qe te dalesh nga prapambetja. Futbolli ipaster nuk ka njohur kriza financiare dhe nuk ka per te njohur, se eshte nje industri fitim prures. Kete e kan vertetuar dhe vendet me futboll shume te zhvilluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *