M. Nano në Zululand: Vendimi që do merret nesër në qeveri mbi Zharrëzën nuk zgjidh asgjë: veç u jep kohë atyre që duan kohë

Sot në Zululand, Nano bëri një resume të çështjes së Zharrëzës.

Ai foli për hijet e pikëpyetjet që ekzistojnë në këtë mes, e që kanë të bëjnë me kompaninë Bankers Petroleum, dhe me qeveritë shqiptare që kanë pasuar njëra tjetrën qysh prej momentit që kjo kompani ka vënë këmbë në Shqipëri.

Në fund, Nano tha se qeveria aktuale nuk ka përgjegjësi lidhur me termat e kontratës së lidhur mes qeverisë dhe kësaj kompanie, nuk mban përgjegjësi as për atë që u ka ndodhur prej vitesh banorëve në zonën Patos Marinëz, por mban përgjegjësi për menaxhimin që po i bën protestës së banorëve të Zharrëzës, qoftë duke e etiketuar këtë si një protestë të manipuluar, qoftë duke vënë në dyshim edhe sot e kësaj dite lidhjen që ekziston mes mini-tërmeteve dhe aktivitetit të kompanisë Bankers Petroleum.

Qeveria është bërë gati që të mërkurën per të marrë një vendim lidhur me këtë çështje.

Është lënë të kuptohet se “ky vendim i qeverisë do ta zgjidhë problemin”.

Por, po të shihet me kujdes projektvendimi, maksimumi i premtimit që bëhet aty është tërheqja e një ekspertize të huaj për të provuar se dëmet mbi shtëpitë e banorëve janë shkaktuar nga shpërthimet nëntokësore të kompanisë.

Shkurt, tha Nano, vendimi që do merret nesër, nëse do të jetë i formës që është publikuar, nuk e zgjidh çështjen.

Përkundrazi, përpiqet t’i mashtrojë banorët e t’ui japë kohë ature që kanë nevojë për kohë.

Programin të plotë mund ta ndiqni në linkun

1 komente në “M. Nano në Zululand: Vendimi që do merret nesër në qeveri mbi Zharrëzën nuk zgjidh asgjë: veç u jep kohë atyre që duan kohë”

  1. marta says:

    Soros aksioner me 20% i Bankers Petroleum. Linku me poshte. Kjo eshte arsyesja pse nuk reagon Rama per Zharrezen.

    Soros Buys 20% of BNK Petroleum

    http://www.gurufocus.com/news/109858/soros-buys-20-of-bnk-petroleum

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *