Mediat italiane: Bashkpunimi mes Ajetit dhe Torinos drejt fundit

28 Shkurt 2017, 16:26Sport TEMA

Bashkepunimi mes Arlind Ajetit dhe Torinos është drejt fundit.

Qëndërmbrojtësi i kombëtares shqiptare u aktivizua mbrëmjen e djeshme si titullar në sfidën kundër Firontinës, që Torino barazoi në transfertë me rezultatin 2-2.

Por, tekniku Sinisha Mihajlovic vendosi që ta zëvëndësojë Ajetin në pjesën e parë, për shkak të paraqitjes së tij të dobët, pasi Torino po humbiste me shifrat 2-0.

Mediat italiane kanë raportuar se kjo ishte mundësia e fundit për lojtarin kuqezi për të bindur teknikun serb, por që e dogji dhe këtë mundësi.

Tashme pritet që të vijë merkato e verës që Ajeti të zyrtarizojë largimin e tij nga Torino për të gjetur një ekipt tjetër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje