Milan, drejtuesit e rinj do të konfirmojnë Montellan

28 Shkurt 2017, 18:57Sport TEMA

Javë vendimtare në shtëpinë e Milanit me klubin kuqezi që pritet të kalojë zyrtarisht në duart e pronarëve të rinj kineze.

Lëvizja e parë e këtyre të fundit pritet të jetë konfirmimi i trajnerit Vincenzo Montella, i cili edhe nëse nuk arrin të kualifikojë, Milanin në kompeticionet europiane për sezonin e ardhshëm do të qëndrojë në krye të stolit sepese drejtuesit e rinj të klubit besojnë shumë te ish-tekniku i Fiorentinës dhe Sampdorias.

Për këtë të Premte është programuar një takim mes drejtorit të përgjithshëm  Fassone, atij sportiv Mirabelli dhe trajnerit Montella për të diskutuar pikërisht për të ardhmen e 42-vjecarit nga Napoli.

Milani pritet t’i ofrojë një kontratë të re Montellës pasi ka besim te aftësitë e tij dhe me të në pankinë, pronarët e rinj kinezë janë të bindur se kuqezinjtë do të rikthehen në nivelet më të larta. Te Milani kërkojnë vazhdimësinë dhe me 6 trajnerë të shkarkuar vetëm në 3 sezonet e fundit kanë kuptuar që faji nuk është vetëm i atyre që ulen në stol. Për drejtuesit e rinj, Montella ka profilin e duhur për të qenë ai timonieri i skuadrës edhe gjatë viteve në vazhdim.

Aeroplanit do t’i zgjatet marrëveshja aktuale me të paktën edhe një vit, me Montellën që do të përfitojë një pagë dukshëm më të lartë se ajo prej 2,3 milionë Eurosh, që arkëton aktualisht në një sezon. Me punën dhe grintën që i transmeton skuadrës Montella i ka të bindur të gjithë në Milanello. Fitorja në Superkupën e Italisë ndaj Juventusit i dha shumë pikë trajnerit në sytë e drejtuesve të rinj. Pas rinovimit me Montellën në shtëpinë e Milanit do të nisin nga puna për të blinduar me kontrata të reja tre xhevahirë të skuadrës, portierin Donarumma, mbrojtësin De Scglio dhe sulmuesin Suso.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje