Operacion i madh policor në Shkodër, 110 forca speciale arrestojnë 26 persona, sekuestrohen armë dhe drogë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pas një hetimi 10 mujor policia e Shkodrës e ndihmuar edhe nga forcat speciale ka finalizuar një operacion të gjerë policie, në kuadër të së cilit janë arrestuar 26 persona, mes tyre edhe disa kryekomunarë të Shkodrës. Në operacion janë sekuestruar 31 mijë e 140 rrënjë bimë kanabis, farë kanabisi, telefona dhe armë të llojeve të ndryshme

Ky operacion finalizohet pas arrestimit të shoferit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) në Shkodër, Ardjan Loci, si i dyshuar për përkrahjen e kultivuesve të drogës.

Deklarata e policisë

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër , kanë finalizuar me sukses Operacionin Policor të Koduar “Early Spring”. Ky Operacion Policor eshte permbyllur ne kuader te nje hetimi te zhvilluar ne menyre te perbashket nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ne bashkepunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër i cili ka zgjatur per nje periudje 10 mujore, i cili ka qënë i përqëndruar për dokumentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të “Prodhimit dhe shitjes e narkotikëve” dhe “Kultivimit te bimëve narkotike”, të kryera këto në bashkëpunim , vepra penale keto te parashikuara nga nenet 283, 284 e 25 të Kodit Penal. Permes ketij hetimi eshte dokumentuar në menyre të plotë e te gjithanshme ky aktivitet kriminal për një nga zonat me problematike dhe me nje perhapje te gjere, zone kjo e percaktuar me rrisk të lartë për kutivimin e bimëve narkotike, dhe konkretisht në Njesinë Administrative Pult Shkodër.

Konkretisht si rezultat i hetimit ne fjale te zhvilluar prej nje periudhe 10 mujore është dokumentuar aktiviteti kriminal i kultivimit , prodhimit , shitjes se bimeve narkotike , farerave te bimeve narkotike për 26 shtetas, per te cilet jane ekzekutuar Urdherat e Prokurorise per 15 shtetas.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Operacion i madh policor në Shkodër, 110 forca speciale arrestojnë 26 persona, sekuestrohen armë dhe drogë”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    E keni bere pa Mul Idjotin. Squhet..

  2. File strajca says:

    Keni boll kuadra te fnsh po hetoni se è kajn fdhiq me hordheqe qfar serioziteti ka me pas nji kuader kur ka dashnoren n zyre….qfar imoralitetit mvjen me qit kur i shof 😲

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *