Partizani nis përgatitjet për sfidën kundër Laçit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pas barazimit të marrë në sfidën kundër Kukësit në “Zeqir Ymeri”, Partizani ka nisur përgatitjet për ndeshjen e rradhës që e ka kundër Lacit.

Në këtë seancë tekniku i të kuqve Sulejman Starova ka pasur në dispozicion grupin e plotë të lojtarëve.

Përpara fillimit të seancës stërvitore skuadra është vizituar nga disa tifozë special. Një përfaqësi e Shoqatës “Caritasi Shqiptar” një qendër ditore “Jeta në Zhvillim” ku persona me aftësi te kufizuara marrin shërbim multidisiplinar me qëllimin final punësimin e tyre, kanë vizituar nga afër skuadrën e kuqe.

Një takim emocionues për ta , pasi për të parën herë kanë takuar nga afër idhujt e tyre të cilët i mbështesin nga shkallët e stadiumit. Në fund ata kanë pozuar edhe një foto kujtim me stafin dhe skuadrën..

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *