Për “Republikën e re” të Bashës dhe Lubonjës!

28 Shkurt 2017, 17:56Politika TEMA

Nga Erjon Braçe

Kam disa dite qe degjoj per nje “Republike te Re”.

E degjova te enjten qe shkoi nga nje deputet qe ben rima;

Pas tij, te nesermen, ne nje ligjerim me dhune, “Republiken e Re” e “mori” Lulzim Basha dhe, sot e lexova edhe tek Fatos Lubonja.

Do vijoje kjo histori, nuk e ndal dot, duan ta bejne virale.

Dua te them pak gjera.

E para, nuk ka Republike te Re pa Drejtesi!

Republika nuk mund te nise nga nje njeri, Lulzim Basha.

Nuk mund te nis as tek pushteti i tij.

Republika duhet te kete ne themel te saj Drejtesine.

Nga kjo pikenisje, nuk mund te kemi Lulzim Bashen ne fillim si “elementin themelor” te Republikes. Jo!

Drejtesia duhet te jete themeli i Republikes, edhe Republikes se Re po te doni.

Pa Drejtesi nuk mund te kete Republike.

E dyta, nuk ka Republike te Re me “pandeshkueshmerine e vjeter”.

Ndaj duhet Drejtesia.

Kush e lidh Republiken e Re me Lulzim Bashen, duhet te dij se ajo lind e kallur.

Lulzim Basha eshte pergjegjes per kater vrasje ne bulevard, ishte minister i Brendshem dhe kundershtaret e pushkatuar ne 21 janar, jane pergjegjesi e tij, sic nen pergjegjesine e tij ishin edhe pushket e shtetit edhe pushkataret me roben e shtetit.

Mua me acaron pa fund te shoh se, me sa lehtesi dhe sa pa respekt trajtohet jeta ne sherbim te pushtetit te Lulzim Bashes.

Republika e Re nuk mund te kete ne themele padrejtesine per keto pushkatime. Ato nuk falen po aq sa nuk falet jeta.

Te tjerat duhen gjykuar; kane te bejne me kufijte fizike, administrative, te Republikes se Re se pari.

E treta, populizmi nuk mund te jete idea qe ngjiz Republiken e Re.

E kemi provuar njehere dhe e kemi vujatur gjate kete.

Ky model nuk i duhet kujt.

Jo vetem se po deshton ne menyre spektakolare atje ku shkelqen me shume, ne Rome-derrmuar nga afera korruptive menjehere sapo karrigia e pushtetit u ngroh, derrmuar nga paaftesia per te qeverisur, kufizuar nga pamundesia qe populizmi pjell.

Por edhe pse populizmin nga fashizmi e ndan nje fije, shpesh as qe i dallon, aq shume nderthuren me njeri tjetrin.

Ndaj kursehuni, harrojeni Republiken e Re Populiste me Lulzim Bashen ne krye!

7 komente në “Për “Republikën e re” të Bashës dhe Lubonjës!”

  1. Dajti USA says:

    Ja kame harruar emrin e asj vlonjates (ish studente e dhjetorit) e cila jeton ne USA,qe tha para disa vitesh;”Jame kthyer me Selamin qe nen udheheqjen e dr.Berishes te rinovojme pd-en”,dhe kjo e Lulit eshte e njejta shaka,do beje republiken e re nen drejtimin e Saliut,dhe gjykates plepash si Gjin Gjoni.Pale kur e perkrahin dhe disa plehra si:Lubonja,Tupja,Fuga etj.

    1. Fshatari says:

      Moza Ferra quhet haha

  2. tomorri says:

    Erion: me drejte dhe me mire se kaq nuk mund te kete shpjegim tjeter. Megjithate ata i kane hyre detit ne kembe dhe te shohim se ku do te dalin.
    Populli do DREJTESI DHE VETEM DREJTESI.

  3. Kur shef keto fytyre, over and over again, OMG, ti fytyre “engjellore”, por Hajdut, Kriminel, Vrastar, Tradhetar, kur do edhe ti te besh “Republiken e re”, HAHAHAHAHAHAAAAA, sa kam qesh….bashke me ate bjonden, qe te Gjimnazi Partizani I thonin sa era shurre te vjen,,, te gjithe I largoheshin, shumtaraqes, debiles…me gjithe ato te tjeret rrotull te gjithe fytyra kriminelesh…do bejne “Republiken e Re”…Hahahahaa

  4. HI says:

    Jesssss,Erion !Thanks!

  5. LORA says:

    Brace djali ,jam ne pritje te lajmeve ,prej jush qe ju kemi votuar, qe n’a bejne me dije perparime ne ecurine e reformimit te drejtesise ,,,,,nuk harxhoj asnje dekike per pordhet e cadres dhe shefit te saj ,lul-holandezit kusar-puthador-kriminel.
    Nese reformimi I drejtesise do te ece me ritme te duhura ,do te jemi te imunizuar edhe nga zhurmime idjote cadraxhinjsh,,,,dhe do te shohim zullumqaret atje ku e kane vendin ,tash e dy dekada,,,,natyrisht pasi t’u jete konfiskuar cdo pasuri jo-legale.
    Kete pres nga ju Brace djali,,,,,

  6. Ilir says:

    Tek “populizmi” mbeshteten forcat politike, aty dallohen sa mbeshtetes kane krahasuar me njera tjetren. Ndaj nuk ka pse e anatemon zotnia e tij E.Brace, perkundrazi mundohu te mbash me vepra dhe propogande te veprave te kryera ne dobi te Republikes, te qytetareve te saj. Ndaj zotnia deputet i mazhorances 1 milion, respektoje ne maksimum kete “populizmin” 1 milion, dhe tregojini ketij kllounit te serbo-berishes se ka per detyre ta respektoje 1 milion qytetare qe votuan per t’i zbuar nga pushteti .
    Kam bindjen se numri i qytetareve qe i zbuan ne 2013-n ka qene me i madh. Kujtoj veprimet e tyre me shumefishim te kartave te identitetit, per te votuar ne me shume se dy qendra votimi, manipulimet dhe votimet “familjare” dhe ne grup, cfrytezimin ne maksimum te Pushtetit ne momentin final kur vihet ne rrezik mbajtja e Tij . Te gjitha jane fakte qe cuditerisht Ju nuk i nxorret ne drite te Diellit. Perse?
    Jane shume fakte qe duhet te identifikoheshin dhe fajtoret te ndeshkoheshin.
    Juve qe jeni atje lart e keni kete mundesi, pasi 1milion qytetaret jua dhane kete mundesi. Nuk e bete. Pse?
    Tani, imponohemi te degjojme dhe shohim fajtoret kryesore berishiste, me Berishen ne krye, te bejne kllounade, te ngerdheshen para 1 milion qytetareve qe me bindje i hodhen ne koshin e plehrave te Republikes. Pra, keta nuk jane Opozita por Humbesit e Pandeshkuar nga Ju !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje