Pronat, Rama sjell shembuj konkretë se si abuzojnë gjykatat: Të çohet njëri këtu e të thotë se e fitova çështjen pa paguar

Kryeministri Edi Rama solli shembuj konkretë sot mbi çështjet e gjykuara keq nga Gjykatat shqiptare.

I ndalur konkretisht tek çështja e pronave, Rama lexoi e komentoi disa vendime të dhëna nga Gjykatat mbi tokat në bregdet.

“Le të çohet njëri këtu e të thotë e fitova çështjen pa paguar”.

Kështu iu drejtua kryeministri biznesit lidhur me Gjykatën Administrative.

“E kërkuat me insistim, por thjesht u shtua një kasap më shumë në tregun e mishit të njerëzve. Ndryshon tek të tjerat, thjesht sepse rrjep me shpejt”.

Kryeministri theksoi se për këto çështje e për shumë të tjera duhet që politika t’i hapë rrugë zbatimit të Vettingut.

“Të zhbllokojmë Vettingun, nuk është cështje politike, por e interesit kombëtar që këta mjeshtra e kthyen prej 20 e ca vitesh drejtësinë në tregun më të madh në këtë vend ku e drejta blihet ose shitet njësoj sic shitet e blihet mish duhet të marrin atë që meritojnë, duhet të zhduken nga rruga e këtij populli”.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...