Pronat, Rama sjell shembuj konkretë se si abuzojnë gjykatat: Të çohet njëri këtu e të thotë se e fitova çështjen pa paguar

28 Shkurt 2017, 12:05Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama solli shembuj konkretë sot mbi çështjet e gjykuara keq nga Gjykatat shqiptare.

I ndalur konkretisht tek çështja e pronave, Rama lexoi e komentoi disa vendime të dhëna nga Gjykatat mbi tokat në bregdet.

“Le të çohet njëri këtu e të thotë e fitova çështjen pa paguar”.

Kështu iu drejtua kryeministri biznesit lidhur me Gjykatën Administrative.

“E kërkuat me insistim, por thjesht u shtua një kasap më shumë në tregun e mishit të njerëzve. Ndryshon tek të tjerat, thjesht sepse rrjep me shpejt”.

Kryeministri theksoi se për këto çështje e për shumë të tjera duhet që politika t’i hapë rrugë zbatimit të Vettingut.

“Të zhbllokojmë Vettingun, nuk është cështje politike, por e interesit kombëtar që këta mjeshtra e kthyen prej 20 e ca vitesh drejtësinë në tregun më të madh në këtë vend ku e drejta blihet ose shitet njësoj sic shitet e blihet mish duhet të marrin atë që meritojnë, duhet të zhduken nga rruga e këtij populli”.

8 komente në “Pronat, Rama sjell shembuj konkretë se si abuzojnë gjykatat: Të çohet njëri këtu e të thotë se e fitova çështjen pa paguar”

  1. Milan says:

    Grande Edi Rama

    1. Kujtimi says:

      Edi Rsma mos u teriq nga fundurinat je ne rug te mbar. Gabime ben kush punon. Po jo krime vjedhje

    2. Kujtimi says:

      Edi Rsma mos u teriq nga fundurinat je ne rug te mbar. Gabime ben kush punon. Po jo krime vjedhje. Je i rethuar nga e KEQJA . Po ky rreth do cahet

  2. Shpresa says:

    Kemi paguar aq shume sa sbehet, dhe akoma skemi zgjidhur pune, Pronat I ka marre Sali Berisha, me moton Shqiperia 1 Euro. Argita I shfrytezon per shtate pale qefe Pronat e te tjereve, I ka bere pronesi te sajen per 50 vjet, dhe pronaret e vertete sorrollaten rrugeve, gjykatave duke paguar. Shumica, brezi I pare qe mezi priti ti marre kane vdekur….haram o Sali Berisha ci bere ketij Populli. Zoti vonon por nuk harron.

  3. Zigur Qarri says:

    Kjo eshte lufte kunder institucioneve,njesoj si rasti Manjani,te cilin e detyruan te terhiqej nga karrikja ministrore.
    Pergjegjsia kryesore per korrupsionin e ka politika.Gjykatat jan dora,gishtat,politika eshte krahu,mendja.Sistemi
    i drejtesise,shfrytezon ne hallken e vet korrupsionin qe stimulon politika.

  4. Liloja says:

    As patenten nuk e merr pa paguar 200 mije lekeshin (teorine) dhe jo me pronat!!!

  5. Arturi says:

    Edi deliron vetem per suksese dhe arritje si ne diktature. Pse nuk flet per deshtimet dhe premtimet e pambajtura. Fol pak per drogen, krimin, miqte e tu kriminele qe i detyron te japin doreheqje per te kandiduar perseri, fol pak per fitimet marramendese nga tenderimet. Pse e ke kthyer vetingut ne kauze personale. Drejtesia i duhet gjithe popullit, por edhe opozites. Ku te fle lepuri.Ke pushtuar TV-te gjithe diten. Vetem ty do te shohim dhe degjojme. Mesia je ti?

  6. "BOHOTINA" says:

    Dhe “koka e madhe” e gjyqsorit Spahiu u shpreh pa pike turpi e pergjegjesie se gjyqin: e fiton ai qe paguan me shume”. Ja keta kloun duhet shperbere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje