Tahiri pret homologun francez: Domosdoshmëri, çlirimi i Shqipërisë nga diktati i korrupsionit në drejtësisë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Reforma në Drejtësi dhe Vetting-u mbeten çështjet kryesore për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë dhe më të sigurt.

Këtë deklaroi ministri i Brendshëm Saimir Tahiri gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun e tij francez Bruno Le Roux, pas vizitës që të dy zyrtarët zhvilluan në sallën operative të Drejtorisë së Policisë Tiranë.

‘’Kur një shtetas shqiptar ka bërë vepra penale në Francë, në Shqipëri kanë gjetur pafajësi ose janë liruar nga burgu, gjë që na kujton përsëri se sa të domosdoshme e kemi çlirimin e Shqipërisë nga të gjyqtarët e korruptuar.

Gjë që na kujton përsëri çlirimin e Shqipërisë nga diktati i korrupsionit në sistemin e drejtësisë.

Shtetas me precedent mos të lirohen pasi këtu gjejnë gjyqtarë të gatshëm të marrin para dhe ti vendos thundrën drejtësisë që duhet të ketë.

Prandaj është e nevojshme reforma në drejtësi që gjyqtarë të korruptuar mos të jenë më në sistemin e drejtësisë’’, tha ministri Tahiri.

Ministri i Brendshëm Francez Bruno Le Roux theksoi domosdoshmërinë në intensifikimin e bashkëpunimit mes dy policive të vendeve duke shtuar se edhe Franca ka shumë për të mësuar nga Shqipëria.

2 ministrat e përshkuan në këmbë rrugën nga Ministria drejt Policisë së Tiranës.

Ministri francez nuk i shpëtoi tundimit të provonte drejtimin e makinave elektrike që ka në përdorim Policia Rrugore, si dhe vizitoi sallën operative 112, të cilat nuk i kaloi pa një koment.

‘’Ne kemi një eksperiencë të gjatë mes vendeve tona ku kemi qenë konkret në luftën ndaj terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Ne vendosëm të kemi lidhje akoma më intensive mes dy policive tona duke formuar grupe të përbashkëta kundër krimit të organizojmë dhe trafikut të drogës.

Pata rastin me shoqërinë e ministrit të shikoj sallën operative ku është instaluar një teknologji e përparuar.

Natyrisht Shqipëria ka shumë gjëra për të mësuar nga Franca, por sot kemi parë që dhe ne kemi për të mësuar nga mënyra sesi ju punoni’’, tha ndër të tjera ministri Le Roux.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *