Trump tani sulmon Obamën: Ai i organizon protestat

Tani Donald Trump ka në qendër të sulmeve të tij ish presidentin Barack Obama, të cilin e ka quajtur si organizator të protestave që po trazojnë prej javësh SHBA-të.

Në një intervistë për FOX News, presidenti aktual u shpreh Obama dhe njerëzit e tij, janë përgjegjës për valën e indinjatës kundër republikanëve këtë muaj si dhe për rrjedhjet e informacioneve të klasifikuara brenda administratës aktuale.

“Mendoj se pas gjithë këtyre që po ndodhin, qëndron ai. Them se kështu është politika, kështu funksionon. Nuk mund ta dish asnjëherë me saktësi se çfarë ndodh prapa kuintave dhe unë them se pas tyre është Obama, sepse njerëzit e tij kanë me siguri gisht në këtë situatë. Një pjesë e informacioneve të dala kanë ardhur me shumë gjasa nga ai grup dhe kjo është shumë serioze sepse janë mjaft të dëmshme nëse flasim në termat e sigurisë kombëtare”, deklaroi shefi i Shtëpisë së Bardhë.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Trump tani sulmon Obamën: Ai i organizon protestat”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Trapi, trap ngelet.. I gjeti te gjitha gati dhe merret me gazetari.. Erdha dhe e gjeta rremuje thote.. Ti je vete rremuja.. Bej ate qe republikanet dine te bejne mire.. Ul taksat e kompanive qe fitojn me shume se 100 miljon dollare ne vit, ul standartin e prodhimit te dioksid karbonit ne fabrika, rrit buxhetin e ushtrise ul ate te shendetesise, fillo paktet e shkembimit ne treg te zi me Arabine qe te mbash sa me shume diktatora ne kembe dhe ne fund futi nje rremuje ne financa qe te mbulosh gjurmet per gjullurdine qe do krijosh per 4 vite qe mos te mirren me me ty.. Hajt tung…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *