Artan Fuga, letër deputetëve demokratë: Dilni publikisht në anën e kryetarit tuaj, mos e tregoni veten…

1 Mars 2017, 10:51Blog TEMA

Më anët të një statusi të publikuar në faqen e tij “Facebook”, akademiku Artan Fuga u është drejtua me një letër deputetëve demokratë.

Me anë të letrës së tij ai u është drejtuar deputetëve të PD-­së pasi ata para 2­3 ditësh i janë drejtuar gazetarit Blendi Fevziu, ku shprehnin keqardhjen e tyre se përse ky i fundit i kishte quajtur deputetët si një lloj sfondi dhe jo aktivë në jetën parlamentare

Statusi i plotë i akademikut ne rrjetin social:

Letër miqësore disa deputetëve demokratë!

Para dy a tri ditësh më bëri përshtypje një letër e disa deputetëve të partisë demokratike drejtuar gazetarit Blendi Fevziu, ku ata shprehnin keqardhjen e tyre se përse ky i fundit i kishte quajtur deputetët si një lloj sfondi dhe jo aktivë në jetën parlamentare.

Dua të them se personalisht kam shumë respekt për ata deputetë, sidomos tani që partia e tyre, është në mbrojtje të një kauze të drejtë dhe për ne qytetarët pa parti, sidomos sepse ata janë të moshave të mesme dhe të reja, sepse më parë nuk kanë qenë deputetë, siç janë disa që janë ngulur në kolltuqet parlamentare prej shekujsh, pa kontibutin e mjaftueshëm që do ta justifikonte këtë, dhe sepse ata nuk kanë pasur as përgjegjësira administrative si disa të tjerë, të cilët sot nuk dalin dot as përballë elektoratit të tyre sepse nuk i pranon.

Ne si qytetarë presim shumë nga këta lloj deputetësh pavarësisht se cilit grupim politik i takojnë ata. Megjithatë më bëri përshtypje se ata ishin prekur në sedër sepse gazetari i kishte quajtur “sfond”, a diçka e ngjashme.

“Po të nderuar deputetë, jo për ju personalisht apo si grup, por për figurën e deputetit në përgjithësi, qytetarët kanë një imazh që lë shumë për të dëshiruar, për të mos thënë negativ.

Deputeti i shkëputur nga masa e qytetarëve, i mbyllur brenda mureve të Kuvendit, i reduktuar në një makinë politike militante kolektive, me privilegje të shumta dhe të padrejta, është një nga mishërimet e kalbëzimit të republikës të sotme. Po t’ju tregoj rezultatet e shumë anketave do të shihni se besimi i popullit te Parlamenti është në pika kritike. E di që nuk është faji juaj, por edhe mos harroni se edhe ju jeni pjesë e atij parlamenti dhe keni pergjegjësinë tuaj për këtë bjerrje të besimit qytetar te përfaqësuesit e tij. Aty fillon i gjithë problemi, e gjithë drama shqiptare sot. Mos harroni se kemi një ligj elektoral që shkel kushtetutën e Shqipërisë.

Pra që shkel barazinë në zgjedhje, votën e lirë, të drejtpërdrejtë të elektoratit si edhe të drejtën politike të barabartë për t’u zgjedhur dhe zgjedhur. Për këtë ligj nuk jeni ju përgjegjës sepse ndofta shumë prej jush këtë mandat e kanë si të parë, por mos harroni se ju keni përfituar personalisht dhe padrejtësisht prej këtij ligji të turpshëm. Jeni votuar me lista të mbyllura, të emëruar nga kryetarët e partive. Ju jeni zgjedhur duke elimininuar me ligj mundësitë e barabarta për kandidatët e pavarur ose të partive joparlamentare.

Askush nga ju nuk di sa vota ka marrë personalisht nga elektorati dhe kush ka përfituar nga vota që mund të jenë dhënë për të tjerë, por i keni përvetësuar ju! Kini guximin ta pranoni këtë dhe të kërkoni të konkuroni mbi bazën e një ligji të ri që ju vendos në pozita demokratike dhe të denja para elektoratit? Keni guximin të vendoseni publikisht në anën e kryetarit tuaj, Lulzim Basha, për të kërkuar një republikë të re, sepse kjo që kemi, dhe që ju e përfaqësoni, pa fajin tuaj, ka mbaruar, është korruptuar, ka degraduar dhe po fundos shqiptarin dhe Shqipërinë? Aty do ta fitoni besimin e elektoratit dhe jo duke shkruar letra protestash ndaj Blendi Fevziut që si gazetar bën punët e tij. Ju sigurisht keni punuar në komisione parlamentare. Por, ta dini se reduktimi i punës të deputetëve vetëm te debatet parlamentare,

vetëm duke u vendosur në rresht pas kryetarëve të partive, vetëm duke bërë tifozin politik para kamerave televizive cdo të enjte, vetëm duke ndejtur e folur në komisione, është pjesë e kësaj republike të kalbur që kemi sot. Ju e mishëroni atë pa dashjen tuaj dhe unë besoj se ju keni forca që të ngriheni publikisht dhe bashkë me protestuesit në shesh ta kërkoni transformimin e republikës, Ju aty duhet të ngriheni kundër vetes suaj, por njeriu aty duket, sa ngrihet dot kundër vetes, për t’u rinovuar. Keni fuqinë të kërkoni kolektivisht se në grupin tuaj, ashtu si edhe në grupet e tjera parlamentare, duhet të ketë kuota rinovimi, pra për njerëz të rinj, aktivë, me kontribute jo më të vogla se tuajat? Njeriu nuk lind e vdes deputet.

Deputeti është thjesht një qytetar që pa pranuar asnjë privilegj ka një ide dhe mision për të çuar përpara. Pasi e kryen ose e sheh se nuk e kryen dot atë, ikën në punën e vet si qytetar duke mos pranuar privilegje marramendëse pensionessh sikurse ndodh me deputetët tanë sot që përfaqësojnë shtresën sociale më të privilegjuar të kombit. E kuptoni ore miq paradoksin ku jemi futur? Nuk kam parë derimë sot asnjë deputet, të asnjë grupi parlamentar, që në muajt e fundit të mandatit, t’i paraqesi dorëheqjen kryetarit të grupit të tij, apo të partisë të tij, për t’i lënë kolektivisht grupimit të tij të drejtën për ta zgjedhur ose jo.

Por, kam parë dhjetra deputetë që kur nuk rikandidohen, ikin turivarur, mërmërisin dhe nxjerrin inate. Unë besoj se ju jeni nga të llojit të parë dhe përbuzni këtë llojin e dytë që gjithë ditën ushtron presione, bën komplote, thurr intriga si e si të sigurojë një kandidim duke i vendosur stërkëmbëshin atyre që i quan rivalë të mundshëm. Ne kemi nevojë jetike të rinovojmë klasën tonë politike, të krijojmë rryma që e freskojnë atë, dhe për njerëz nga baza e që kanë besimin e popullit.

Tregojuni se ju jeni të tillë! Në sa dëgjesa publike keni marrë pjesë? Keni zyra në zonat tuaja elektorale ku cdo javë të jepni takime të rregullta me elektoratin dhe qytetarin? Keni marrë pjesë në mbledhje këshillash bashkiake? Sa dilni para mediave rregullisht? Nuk di një ligj të ketë si projekt emrin e ndonjerit nga ju personalisht? Sa jeni angazhuar që Kuvendi i Shqipërisë dhe grupi juaj parlamentar të hapet drejt dëgjesave qytetare? Madje as në protestën e organizuar për zgjedhje të lira nuk shohim prej jush të vijnë dhe të shprehen para kombit për propozimet dhe projektin historik që po shpalos aty kryetari juaj.

Jeni ju për ta mbështetur atë me argumentat tuaja, me përvojën tuaj, me forcën tuaj bindëse, me logjikën tuaj, apo me heshtjen tuaj tregoni se më mirë ju intereson një post dhe një kolltuk opozitari në Kuvend sesa një dalje jashtë kuvendit, edhe pse qytetari mund të shohi shpresë për një sistem tjetër përfaqësimi demokratik? Keni ju miq e kolegë parlamentarë të huaj me të cilët shkëmbeni përvojat tuaja?

Vazhdoni ju aktivitetin pjesërisht dhe aktiv në profesionet tuaja, apo i keni braktisur tërësisht profesionet tuaja duke u mbyllur në kullën e Kuvendit. Keni marrë pjesë ju në aktivitete mirëbërëse për të sëmurët, të varfërit, e zonave tuaja? Apo banoni të gjithë në Tiranë duke ikur nga zonat urbane ku jeni zgjedhur? Keni vajtur ju në institucione publike për t’u njohur me degradimin e punës të administratës? Keni bërë raporte publike, ekzaminime, studime për reformat e vërteta që i duhen këtij vendi? Këto kërkojmë ne si qytetarë. Këto kërkonte besoj edhe gazetari ndaj të cilit ju u revoltuat besoj pa të drejtë.

E dëgjoni se çfarë thotë kryetari juaj për këtë republikë? Nuk bën dallim dhe përgjegjësinë e kanë ata që përbëjnë shumicën, por edhe pakica për aq sa i takon, edhe ne si qytetarë, apo intelektualë. Por, ju veçanërisht. Sepse keni bërë një betim solemn. Mos i ikni atij!

Ne kemi nevojë si deputetë t’ju shohim në jetën politike qytetare akjtive se përndryshe nuk na mbetet veçse t’ju shohim në kronikat rozë të mediave servile që ju tregojnë me palltot, makinat, fundet, këmishat, kollaret, rrobat e banjos të shtrenjta, secili, sa rroga vjetore e shumë shqiptarëve, dhe ju që nuk bêni zë për t’i thënë ndal vetëkënaqësisë kur populli vuan, për t’i thënë ndal bjerrjes të imazhit të deputetit. shumë prej jush kanë venë edhe bark dhe keni edhe celulit nga të ndejturit inaktiv edhe fizikisht, nga kolltuku parlamentar, në sedilen e veturës, nga sedilja e veturës te kolltuku i kafebnes ose restorantit.

As për shëndetin nuk bën mirë! Mos e tregoni veten në letra për t’i mbyllur zërin gazetarëve, qytetarëve, por atje ku luhen fatet e sistemit demokratik shqiptar që rënkon dhe na ka zënë brenda! Miqësisht, Artan Fuga

26 komente në “Artan Fuga, letër deputetëve demokratë: Dilni publikisht në anën e kryetarit tuaj, mos e tregoni veten…”

  1. Albania says:

    Dhe ky eshte profesor…..ky eshte palle cari kur u del ne mbrojtje vraseve dhe hajduteve te kombit shqiptare……idjot.

    1. mateo says:

      Ky profesor qe pj….perdite, e ka me qeverine, apo Ligjin per arsimin e larte. Deri dje, kur univesitetet ishin kjoska qe shisnin diploma rrugeve me 6-7000 E, i pasuruan keta profesore brenda dites, Fuga merrte 40-50 doktoratura ne vit, si udheheqes a mentor dhe, kur dihet sa paguhet per nje te tille, merret me mend sa ishte fitimi i ketij profesori ne vit, me i madh se ai i presidentit te SHBA-se. Kur merrte e bija e Berishes 150,000,000…

  2. Hasani says:

    Nuk ke cfare te thuash, nje pleh profesor ben thirrje per protesta duke pergojuar njerez te ndershem e korrekt. Nuk e kuptoj pse palo profesori shkel mbi nderin dhe profesionin e tij, duke u zhytur ne politiken e qelbur te momentit. Sigurisht qe fakulteti ku zoterija paguhet ka nje dekan, i cili menjehere duhet te marre masa per mos politizimin e faktultetit dhe studenteve, te cileve ky palo profesor u lep mesim. Nqs vertete profesori e ndjen se ka te drejte le te shkoje ne cader dhe te beje atje propogande, e jo nga zyra e shefit te departamentit. Mendoj se Fuga ka marre pergjigje disa here, por me sa duket eshte nga ato tipa qe nuk te shkiten deri sa ti flakesh.

  3. lali says:

    Po ky ka mbrojtur ndonje dizeracion per ceshtje politike apo ka ndonje fushe tjeter se na cau derrasat me politike pro PD.Po qe keshtu te futet e te rrije ne cader e mos na derdellise se po bohet si gim llapa.

  4. capi dhia says:

    Kryetari i 21 janarit dhe shkaterrimit total te Shqiperise, figure e konsumuar plotesisht keq, dhe deputetet dordolece. Ky dhe ata jane e ardhmja, ose Republika e bananeve, ose
    demokracia? Artan po ke premtime dhe pretendime per President atehere te mirekuptoj … . po qe Ti te angazhohesh publikisht qe ta kthesh ne
    Cmendine nje populll qe pothuajse, me ne fund, ka dale i teri nga Cmendina – ky eshte Nje mekat, tendi, kombetar, n.q.se ke shkruar, deklarohesh, pa tymosur ndonje llulle. Menduam se avash – avash po fitonim ndjesine e te jetuarit, por, kjo benzine qe ti po i hedh zjarrit eshte shenje e keqe, jo se Ti ke gje ne dore ose fjala tende ngre uje. Jo aspak, ti je ti dhe kaq. Ajo qe me tremb eshte se ku fle lepuri ?. Perderisa lepuri, me thote njeri, nuk fle ne SHBA, jemi mire. E me mire do te behet. Turpi mbetet Ty.

  5. arjana says:

    Shkrim i bukur dhe domethens profesor Fuga por me shqetson fakti do ta lexojne dhe do reflektojne ata te cileve ju drejtohet ky shkrim

  6. beso says:

    akoma me kete hipokrit vazhdoni …po humbbi vlera si gazete

  7. Ivan i madh says:

    Me sa duket krimbi i plehut i fandakosuri profesor Fuga ka filluar te levizje tani qe po afrohen zgjedhjet dhe do dhe ky firaun nje vend ne lista e Lulushit per deputet. Tani ky firaun Fuga do filloje te dale perkrah Lulushit e do rivalizoje me Kacin se keshtu jane gatuar keta lloj njeres qe e mbajne veten per profesore te titulluar nga monizmi e rahin gjoksin ne kapitalizem. Kur ne demokraci nuk kane mbrojtur dhe jane te afte te bejne asgje po vetem te lepijne b.. e kryetareve te partive si ky fizollofi profesor Fuga motori.

  8. Kaci says:

    Ti je ne fakt je nje mender “profesor” . Po pse ore lumemadh se ke inate ti me pushtetin se nuk te perfill duhet qe per kapricot e tua njerezit ti bejne gropen vetes duke e zvaritur kete vend pafundesish ne mizerjen e nje sistemi gjyqsor kryeput te korruptuar!? Po si mundet nje intelektual te mos arrije dot te dal pertej hundes te inatit te vet nepermjet nje gjykimi te arsyeshem dhe dinjitoz per nje profesor te vertete!? Aq me shume e trash zullumin ore dallkauk provincial me emrin “profesor” kur pervecse nuk arrin dot ta shohesh te ardhmen pertej majes se hundes tende u ben thirrje edhe te tjereve te ndjekin pas kapricot e tua foshnjere nen “peshen” e nje emri te madh; “profesor filozof”!? Po pse ore dallkauk provincial mendon se nje grade universitare eshte definacioni i plotesimit shpirteror si njeri i lire dhe i ne karakteri te fuqishem te pakorruptueshm ne funksion te atyre parimeve te delira qe e ruajne shpirtin e njeriut si ujin e paster te nje burimi qe rjedh i pandotur ne rrugen e tij!? Po ti o derdemen sic te thashe dhe me lart je aq i vogel sa pika me larte qe arin te perceptoje mendja jote e frustuar nga ndiesi inferjoriteti qe besoj do keni lidhje me deficencat e tua seksuale, eshte thjesh dhe vetem “maja e hundes” tende ne harmoni te plote me surratin tend te vuajtur nga konflikete dhe cekulibrat e brendesh psikologjoke. Prandaj ju lutem shume te nderuar gazetare te gazetes boll na lodhet me shkrimet e bejtezhiut ” filozof” se ne fakt nuk besoj se ndikojne as te njerezit as te klikimet.

  9. lond says:

    Ore qenke psikopat ti me nder profesori, mjer studentet cfare kane mesuar nga ty, or budall te dalish ne krah te keqberseve te kombit tu esht idiotsi dhe kte e bejn vetem ata qe nuk kan zbrit nga pema.

  10. banditet e shqupit says:

    TAMAM PER ME TI FUT FUGAT NE FYT JE BERE O PSIKOPAT
    IK O QENEF SHKODRE LOBIST I NDYRE

  11. tomorri says:

    Sa keq me vjen per kohen e humbur dhe per ate leter dhe boje qe ka harxhuare ky palla,se profesor kurre s”mund te jete me keto pikpamje dhe mendime antishqipatre.
    More palle shume shpejte do ta kuptojne edhe ata qe ti ju thua student se ti je vertete nje pallosh idjot dhe pa pike yndyre dhe te gjithe do te tallen me ty.
    Mendo se si do te tallen me ty kur te mos te therrasin me profesor por rrote palle.

  12. Vesa says:

    Profesor, po harxhohesh kot! Te gjithe e kane kuptuar se kush eshte kryetari aktual I opozites, pervec teje. Edhe deputetet qe u je drejtuar e dine qe ai nuk eshte per ate pune. Basha nuk ka as mendje e as zemer per lider, prandaj se ndjekin as te vetet. Po eshte edhe I dhjere sepse ka vrare e ka vjedhur. Aty te cadra jane vrare kater veta profesor. Prandaj nuk duhej ngritur aty cadra, se na kujton te vdekurit; o “PROFESOR”!

  13. @ says:

    Mos harxhoni kohe dhe energji per te lexuar dhe komentuar te Keqen. Ruajini per te mbeshtetur te Miren…

  14. Ago Gushi says:

    Kauza e vetme e Çadres dhe profesor Fuges eshte: Pengimi me te gjitha metodat i Reformes ne Drejtesi.

    1. neda says:

      Duket qarte se nje pjese e mire nuk ka aftesine ta kuptoje profesorin,e si mund te funksionoje e revolucionarizohet demokracia ne shqiperi kur nje grup kriminal ka marre pushtetin dhe ka futur ne parlamet kriminel e njerz pa kurrfare aftesie nepermjet listave te mbyllurave?A nuk e kupton nje pjese e shoqerise qe parlamenti i sotem nuk eshte demokratike? A nuk e kuptoni qe deputetet sa marrine mandatin shkojne te gjithe ne Tirane ku shikojne punet e tyre, bejne grafiqe per orgji ne fund jave,nepermjet beneficeve qe vete kane miratuar,a e dini qe bota nuk ka keto rregulla ku deputeti paguhet jo si sherbyes ndaj popullit por si sundimtar i tij?A e dini se sa paguhen deputetet dhe perfitimet e tyre?Po a e dini se po te ishte me lista te hapura keta kriminel te deklaruar e shume te tjere qe jane ende ne parlament nuk mund te ishin zgjedhur?Po a dini se edhe Lulezim Basha nuk do te mund te zgjidhet dote deputet me lista te hapura per shkak te 21 Jenarit dhe rruges se kombit? Shqiperia do nje fillim te ri dhe filimi ri fillon nga zgjedhjet e drejta dhe jo si deri tani qe voten tone e kane trafikuar ku u ka dashur qejfi trafikantet qe drejtojne shqiperine-numerimi elektronik eshte imediat. Cadra qe funksionon sote si cadra e lirise eshte me mire qe funksionon se sa te mos funksiononte fare dhe eshte per te qeshur se si disa bashkeqytetar te mi kane dhe kurajone te kritikojne profesorine nderuar ne kete shkrim, gje qe duket qartazi se kjo vjen nga padija e tyre dhe menyren se si disa i shikojne raportet me demokracine.

  15. timo says:

    Zoti Fuga,të gjitha këto sugjerime që ju bëni sot nuk kanë as edhe një vlerë për rigjenerimin e PD-së. Ato duheshin bërë gjatë katër viteve në opozitë. Sot çdo gjë ka marë fund për këtë PD aq më tepër që ajo udhëhiqet ende nga Berisha me mashën etij Basha dy pjestarë dinjitozë të dështimit spektakolar të 8 viteve pushtet…

  16. kombi says:

    Kesaj rradhe doli me kritika hapur ,te korruptuarve te grupit te PD , te cilet me paturpesine me te madhe , jane hedhur ne lufte kunder qeverise ,duke luajtur rolin e viktimes . Ata mendojne se populli e ka memorien e shkurter dhe i ka harruar zullumet e tyre . Gjemat e tyre jane pafund dhe duan qe te gjejne mbrojtje ne cadren e djallit . Kjo cader me krijon imazhin e te ngujuarve . Lind pyetja sa kohe do te rrine te ngujuar ?????? Populli pret wetingun dhe keta qe na bejne te moralshmin , heronjte e Shqiperise duhet te perballen me te gjitha . Mendoj qe ka ardhur koha qe populli te marri ne dore fatet e vendit .

  17. edmond says:

    THJESHTE ANTISHQIPTAR, ASGJE ME TEPER!

  18. Renato says:

    Me artikullin e djeshem e te sotmin deshmoni se ju z. Fuga jeni vetem nje qen qe po leh deshperueshem per Lulzim Bashen, turp jeni edhe akadamik juve, por me keto brockulla qe shkruani dijeni mire se ju perbalteni emrin e nderuar te profesorit e te akademikut, imagjinoni cfare kulture ju jepni studeteve juve. per keto hajvAnlleqe qe shkruani , ju duhet te mos quheni me emrin e nderuar Artan, por me emrin Hajvan.

  19. Ben Dibrani says:

    Mosni bre burra mos shani, profi ka rrjedhur, nuk mban pergjegjesi per cfare shkruan. Ai nuk vret dot nje mize, si mund te mbroje “kauzen” e vrasesve profesioniste?

  20. lx says:

    Miqesisht, Tan Fuga,

    Je ne nje bote tjeter, apo flet si ai deputeti I ri I Bundestagut qe na shpjegonte Murin ndares te Berlinave sikur u fliste vetem pjesemarsve brendaperbrenda Cadres dhe haronte se speechi servirej ne TV per Ty dhe per ne qe ishim jashte? Nejse You know

  21. 5554 says:

    Nje mjeran dhe asgje me teper.Ia vlen ti botohen shkrimet sepse mobilizon pa dashje kundershtaret e cadristeve.Zakonisht lexoj gjysmen e shkrimeve te tija pasi me duhet te shkoj ne tualet per te nxjerre zorret nga neveria qe me shkaktojne.

  22. Moni says:

    Mire o profesor, ty te gjithe po te thone se je i pjerdhur, Ti nuk ndalon nje here dhe te shohesh veten. More dale, keta qe me thone qe kam pjerdhur jane shume, mos jam pjerdhur vertet? Po ti vete nuk e ndjen? Po boll o burre, se qelbe dynjane,

  23. Ladi Luke says:

    Po cfar ste dhan per te ngren te majtet o laro qe na del se po te digjet shpirti per kete popull o Liliput.

  24. Ben Dibrani says:

    Je bo per t’u fug o Artan, le kokrren e namit. Nuk kupton se cfare ndodh ne cader apo te ka plasur cipa dhe ben thirrje per unitet me kriminelet e cadres?
    Je nje zhgenjim i tmerrshem kur perkrah keta tradhetare, hajdute dhe kriminele qe jane futur ne cader, apo nuk e di?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje