Andi Bushati: Basha ka bërë autogol me vetingun, do të kërkojë ndjesë për ato që bëri Berisha

1 Mars 2017, 17:39Politika TEMA

Per analistin Andi Bushati, kreu i opozites Lulzim Basha i ka bere qejfin kundershtareve te tij politike duke thene se ka kusht edhe vetingun pervec zgjedhjeve te lira.

Lulzim Basha do të krijojë një profil të ri dhe ti kërkojë ndjesë qytetarëve për ato që ka bërë qeveria e Berishës dhe kjo përputhet edhe me idenë e një republike të re, pra krijimit të një dickja nga e para.

E dyta që kam vënë re te Basha, është fakti që në ditën e parë si u kundërshtua nga kundërshtarët e saj kjo protestë, që bëhet për të penguar vetingun…

Pra nga Balla te Rama dhe mediat që janë pranë qeverisë, i thonin ju po e bëni këtë se zgjedhjet e lira janë maska ndërsa e vërteta është vetingu.

Ajo që prisja nga Basha është te thoshte po, këtë Kushtetuën me 140 deputete e kemi bërë të gjithë bashkë dhe unë vetingun vij edhe jua votoj, kështu qetësonte edhe ndërkombëtarët edhe palët e treta.

Basha mu duk se bëri totalisht të kundërtën, ai në mes të protestës tha unë kam kusht edhe vetingun dhe vetingu do votohet pasi Rama të bjerë dhe kur të kemi një republikë të re…. është njësoj si të thuash s’kam për ta votuar kurrë vetingun.

Këtu ose ka për qëllim të pengojnë vërtet vetingun, ose ka rënë në kurthin e kundërshtarëve“, shprehet Bushati për News 24.

Sipas Bushatit, “shqetësimi real i komunitetit ndërkombëtar do jetë reforma në drejtësi, votimi i vetingut. Ka qenë shqetësim konstant që dy vjet me rradhë që kur ka filluar kjo

dhe kur Basha vuri dhe kushtin që ndoshta se votoj vetingun pa kaluar në një republikë të re, i uli marzhin e negociatave vetes edhe me ndërkomëbtarët dhe me Mogherinin që vjen.

Kur ai ka ngritur murin e vetingut, i gjithë fokusi i ndërkombëtarëve do jenë për të zhbllokuar vetingun. Duket se Basha ka bërë një autogol, nëse qëllimi i tij janë zgjedhjet e lira e ka margjinalizuar zgjedhjet e lira dhe ka ngritur vetingun në cështje kryesore”.

11 komente në “Andi Bushati: Basha ka bërë autogol me vetingun, do të kërkojë ndjesë për ato që bëri Berisha”

  1. butrinti says:

    Z. BUSHATI ! JU SIKURSE DISA TE TJERE ANALISTE MENDONI SE ME NJE NDJESE DO TE FSHIHEN230 MILIONET TRADHETIA E SHITJES SE DETIT DHE TE VRARET NE BULEVARD ? JENI TE GJITHE TE CMENDUR . KJO SKA PER TE NDODHUR KURRE . PROJEKTUESIT DHE PERFITUESIT E LAZARATIT BERISHA BASHA DHE MAFIA E PD NJE PJESE E TE CILEVE TANI MUND TE JENE PERFSHIR EDHE NE PS E LSI JANE ENDE REALISHT TERE PERFITUESIT EDHE SOT TE TRAFIQEVE lAZARATI SI PRODHUES DROGE U SHEMB POR ASNJE GJEMB NUK MORI KUPOLA E LAZARATIT DHE DIHET MIRE SE KUSH E SHPETOJ JANE ATA QE E KANE TE HAPUR THESIN KU FUTEN FITIMET . TE TJERAT JANE PRRALLA ELEKTORALE. NE QOFTESE RAMA DO KISHTE PREKUR DICKA LLALLA DHE DREJTESIA DO I KISHTE VENE FLAKEN SHQIPERISE .

  2. Bardhi Tolabi says:

    Uau,po shume “shpejt” e kuptove o toc Bushati.Kemi dy jave qe therresim se,nuk jane problem zgjedhjet e lira por eshte Vetingu,shqetesimi i vetem i PD-se Berishes e Lulushit me kompani.Protesta thote Lulushi eshte popullore.Atehere le te vene deputetet ne parlament te votojne Vetingun dhe mbas dite e naten le te vene nen cader…Aty ne parlament dhe ne komisionet e tij diskutohet dhe per zgjedhjet,per kodin zgjedhore,per CEZ-in,per kanabisin,per “dekriminalizimin” etj,probleme qe i takojne dhe atij popullit nene cader…
    Por sic duket,gjate ketyre diteve,ti ke “pritur” dicka te madhe,”rrezimin” e kesaj qeverie te votuar dhe te ligjeshme.Tani qe po e sheh “rrethimin” prej te gjitheve,brenda dhe jashte vendit edhe prej Nishanlliut pa mustaqe e prej vete Sali Berishes,e kuptove se duhet te thuash ndonje fjale “mbreselenese”…
    Pika analisteve te kallepit tend…

  3. Endri says:

    Po kjo nuk don as men as kalem o Bushat. Pse me demek ti tani Po e kupton? Nese po atehere 90% e popullit qenkan analist me te mire se sa ti.

  4. Beni says:

    Jam patur respekt per jet e analisti. Po ky paska rrjedhur fare….

    1. Epirioti II says:

      Kam pas respekt per ty Beni, por me vinte turp te te thoja qe ke qene qorr.
      Por gezohem shume qe te qeka permiresu shikimi.

      Andi Bushati nuk ka qene kurren e kurres, as burre i mire, as analist i mire dhe as gazetar i mire.

  5. Besoj says:

    Cjane kete “analiste” qe flasin me ose, ose… Bushati eshte dakort me veprimet e Bashes edhe kunder Vittingut por eshte kunder per ta shprehur hapur ate. Palaco gazetar. .

  6. Devolliu says:

    Bravo o hanalist Bushati; më në fund e kuptohe dhe ti atë që gjithë Populli e di: Qëllimi i vetëm i kësaj proteste është që të shpëtohen nga burgu kriminelët Sali, Lul-ush, Like e Mehdi për vjedhjet, vrasjet e tradhtitë që kanë bërë.

  7. saliu says:

    More akoma nuk e keni kuptuar qe zgjedhjet nuk jane zgjidhje! Po te ishin zgjedhjet zgjidhje dhe te rregullonin mireqenien e popullit nuk do te lejoheshin te beheshin. Pushteti eshte ne duart e te fuqishmeve qe kane parane ne dore dhe nuk do ta leshonin per asnje aresye. Keshtu mos e genjeni vehten duke menduar se zgjedhjet jane zgjidhje. Zgjedhjet jane mashtrimi i rradhes e popullit te mashtruar.

  8. Bushati, karamele me djathe says:

    Bushati eshte si historia e xhirafes dhe gomarit. Rreth pas nje viti qe ky i fundit i leshoi ca gazra dhe mbyti dynjane zonja xhirafe atje lart u shqetesua dhe tha.. me falni kush [email protected]?

  9. Andi je nje koqe jo e plote, per sa johe i sherben llumit te kesaj shoqerie. Va fan cula.

  10. Andi je nje koqe jo e plote, per sa johe i sherben llumit te kesaj shoqerie. Va fan cula.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje