“Ç’deshte flamuri i Izraelit në protestën e 18 shkurtit dhe pse nuk flet askush për financimet e shërbimeve sekrete serbe në Shqipëri?”

Diplomati dhe publicisti Shaban Murati duke shkruar mbi ditën e protestës së PD-së më 18 shkurt, flet për faktin e çuditshëm, por shumë pak të analizuar të valëvitjes së flamurit të Izraelit në atë protestë.

Murati shtron pyetje por edhe akuzon:

“Për herë të parë në historinë e Ballkanit, të Shqipërisë dhe të demokracisë, në një protestë politike antiqeveritare në mes të Tiranës shqiptarët dolën edhe me flamurin e Izraelit.

Askush në të dy trotuarët politikë, mediatikë, shoqëricivilistë dhe levantinistë nuk dha shpjegim dhe nuk kërkoi shpjegim përse organizatorët e lejuan këtë simbolikë të paprecedent, e cila shtoi listën e shumë gjërave sui generis shqiptare.

Po nëse dikush, larg qoftë, në një protestë politike antiqeveritare në Tiranë të kishte ngritur flamurin e Turqisë, çfarë do të kishte ndodhur në trotuarët politikë, mediatikë, shoqëricivilistë dhe levantinistë shqiptarë?”, .

I shtyrë nga debatet për Sorosin dhe rolin e tij në Shqipëri, Murati ka një tjetër qëndrim, ku përveçse akuzon ata që kanë përfituar nga paratë e miliarderit hebreo-amerikan, ngre edhe pikëpyetjen për mediat që nuk kanë folur kurrë për financimet e shërbimeve sekrete serbe në Shqipëri.

Ja statusi i plotë:

Se sa i mjerë është niveli moral dhe intelektual i “shoqërisë civile” në Shqipëri, e tregon fakti se nga dhjetra shoqata, fondacione, institute, borde dhe figura publike, që Xhorxh Sorosi i ka mbajtur me para për 25 vjet rresht dhe i ka bërë me vila, me apartamente, me shtëpi pushimi në det e në mal, nuk u ngrit asnjeri në mbrojtje të dorës, që i ka pasuruar. Është një dëshmi, ndër të shumtat, se fjala “mirënjohje” nuk banon në fjalorin e gjuhës shqipe.

 2-Përse gjithë kjo fushatë për Sorosin dhe milionat e dollarëve për njerzit e tij në Shqipëri dhe nuk pati kurrë fushatë për Sllobodan Millosheviçin dhe milionat e dollarëve për njerzit e tij në Shqipëri? Mirë, që po bëhen listat për njerëzit e Sorosit në Shqipëri, por si nuk u bënë kurrë dhe nuk po bëhen kurrë listat për njerzit e Millosheviçit dhe të Serbisë në Shqipëri? 

REMOTE_ADDR:[]

14 komente në ““Ç’deshte flamuri i Izraelit në protestën e 18 shkurtit dhe pse nuk flet askush për financimet e shërbimeve sekrete serbe në Shqipëri?””

  1. WEB1 says:

    E mer shabono ,a thua pak e kane ngritur flamurin turk neper festa ,dasma ,per vizita erdoganesh? BIK biles e mban varur nate e dite ,,,
    sa per flamurin e izraelit duhet pyetur protestuesit pse e valeviten ,apo preferuan !!!!

  2. Sypeshkaqeni says:

    Kalova lumin te dhjefsha kalin i thon nje fjale

  3. Hajduti Meritokracia dhe LSIj a says:

    Suitat e nderrojne flamurin sa here i intereson.Mungonte flamuri grek e serb.Cfare ironie, edhe sunit edhe admirues I grekut, izraelit apo serbit.

  4. Enver says:

    Shabe, jane e njejta dore qe i merr, ato qe marrin te Soros marrin te Serbeve. Kerkoji tek PS e LSI e shoqeria civile se do i gjesh me shumice. Flamuri i Izraelit eshte montazh, dallohet qarte nje dore qe nuk vjen nga askush.

  5. Kanani says:

    Shok spiunin e vrau Milua,gjithmone agjentet e huaj ekane fajin ,Shabano donin me vu dore dhe mbi grun tate.

  6. Fatosi-kosove says:

    E pra jo rastesisht egziston fjala e vjeter popullore;
    “mbama nane djalin ti them kurve sa sme ka thene” dhe kete e shfrytezoi dhe po e perdore PD me ne krye dyshen vrastare deri tash me sukses,pasi krijoj republiken e hashashit ne lazarat dhe per 25 vjet nuk e folen asnje fjale tash thone se e krijoj Rama lazaratin dhe drogen en shqiperi edeh ato parcela e tonelata qe kap policia dhe shkaterron luli dhe baba i tij sali berisha thone e eshte e Rames,pa fije turpi dhe frige,turpine kane humbur qe moti pasi nuk ka kurve ne bote qe te kete turp,frigen e kane hequr pasi kane kapur drejtesine dhe jane te lire te flesin,shpifin,shajne,kercenojne,dhunojne , vrasin por edhe ti hipin kujt te duan dhe per çdo gje dekorohen nga mbrojtesi i krimit nishan fazlliqi dhe shpallen te pa faj nga i biri llalla,pastaj pasi i financoi per 25 vjet sorosi tash thone se po e financon Ramen,edhe kete “fakt” po e perdorin me sukses duke e ditur se jane te zhytur ne borgj te sorosi orvaten qe duke e akuzuar si financues i Rames ta largojne vemendjen dhe problemin kryesor dhe tash prisni kur llalla do te hidhet ne aksion,spese ka “fakte”,pastaj se çfar kerkon flamuri i izraelit ne protesten e krimineleve kete e di mese miri dyshja kriminele dhe pse financohet nga serbia kete se ka fshehur kurre as sali berisha as lul basha dhe per kete e mbajne kriminelin fazlliq si keshilltar per siguri kombetare!!!!!
    O Zot serbi keshilltar per siguri kombetare dhe dyshja te thone se duan ta qeverisin vendin,kete se kisha besuar kurre,siq nuk e kam besuar kurre se ne shqiperi nje proserb do te kishte disa mbeshtetes shqiptar dhe do te kishte guximin edhe te kercenoj,se deri ku do shkoi kjo dyshe vetem nje Zot e di,por çuditem se si ata njerez qe jane futur ne tenden e turpit kane ftyre tu dalin perpara grave dhe femijeve te tyre,vertet qmenduri,kriminel qe hapur eprkrahen nga greqia e serbia te guxojne ta bejne kete edhe publikisht se kam besuar kurre.

  7. X says:

    N’pergjithesi jemi popull mosmirenjohes..!

  8. Aleko says:

    AShqipetaret jane shquar per mosmirenjohje.Cdo e mire qe u behet e konsiderojne sikur ua ke borxh.Eshte nje psikologji e cuditeshme por e vertete..Ruset por sidomos kinezet shpenzuan shume per industrializimin e shqiperise , por ne fund Shqipetaret u kthyen krahet madje dhe I sulmuan.Enveri edhe pse luften klasore e beri te ashper krahasuar me simotrat e tij ideologjike , I nxori Shqipetaret nga prapambetja e madhe gjysfeudale tejet e prapambetur dhe e futi ne rrugen e e zhvillimit industrial e buqesor dhe te kutures dhe emancipimit shoqerore ne nivele te papara ndonjehere ne shqiperi ,dhe pasi komunizmi ra , edhe sot e kesaj dite ska pushuar ende sulmet nga me te perbindeshmet kunder tij dhe sistemit komunist ne shqiperi ,madje shkaterruan ne menyre te pameshireshme cdo arritje te asaj kohe.Grave te shqiperise u hoqi shamine e zeze qe mbulonin fytyren dhe barren nga shpina , I arsimoi dhe u dha te drejta sikur ndonjehere dhe perseri jane po keto gra qe slane gje pa thene medje ndonjehere me keq se meshkujt kunder kesaj periudhe dhe vet Enver Hoxhes.Shikoni sot cbejne , deri dje therrisnin Enver Enver! dhe hiqeshin atdhetaret me te medhenj qe jepnin jeten per atdheun , menjehere sa nderroi sistemi gati gjysma e vendit I ktheu krahet vendit te tyre te dashur dhe merguan deri ne Alaske.Te tjeret qe ngelen , te papune , te persekutuar apo te papersekutuar , nuk e vrasin fare mendjen cduhet te bejne nga ana e tyre perveten e vet , por kane 25 vite vec kerkojne nga shteti…se shteti e ka perdetyre sipas psikologjise se tyre , jo ata vet, pa e vrare mendjen se nga do ti gjeje ky vend me kete ekonomi kaq te voqel, keto leke..Nje zot e di se cdo behet me mendjen qe kemi…Zoti na meshirofte!…

  9. lari says:

    Po per turqit ca ka per te thene zoteria ?? Se ky shen vetem agjenret serbe..

  10. Uns says:

    Buongiorno, Sono lo studente Bushi Saimir, matricola 071743. Gentilmente potete comunicarmi la percentuale dell’esame B2 da me sostenuto il 17 febbraio. Ora mi trovo in erasmus e purtroppo non posso essere presente. Grazie in anticipo, Distinti saluti.

  11. Tema says:

    Chelsea Clinton valvit flamurin e Israel-it.

  12. emigranti says:

    o shaban nuk e kupton qe adriatik llalla gjithmone kriminelat-hajdutet e pd i mbrone sepse i ka miqte e vete. PER te saliu-basha jane te paster.

  13. Emigranti says:

    Sherbimi sekret duhet te jete me aktiv dhe shteti te veproje fuqishem ndaj ketyre sjelljeve.
    Te ashpersohen ligjet ndaj spiuneve te kujtdo shteti.
    Dekriminalizimi nuk mbron politiken nga spiunet dhe te korruptuarit.
    Politika shqiptare duhet te punoje fuqiishem ne kete drejtim.
    Vetingu nuk mbron ne kete drejtim, por I jep dore te huajve te nderhyjne per interesat e tyre me fuqishem ne politike nepermjet veprimeve selektive.
    Kjo klase politike eshte shksktare per situaten dhe duhet qe populli ta permbyse ( te majte e te djathte ) dhe te mbeshtese forca te reja politike te painfektuara.
    Ka plot djem e vajza me mend e te ndershem qe e duan kete vend.
    Mjaft me me keta bastarde e klloune te tyre qe e mbajne peng zhvillimin e Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *