Deschamps hap dyert e Francës për Benzema

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një vit e gjysmë pas herës së fundit, Karim Benzema mund të rikthehet në kombëtaren franceze për të mbajtur sërish veshur fanellën e Gjelave.

Trajneri Didier Deschamps edhe njëherë tjetër i ka hapur dyert grumbullimit të bomberit të Realit të Madridit, i cili nuk ka qenë pjesë e Francës për cështje që skanë lidhje me futbollin pasi 29-vjecari u përfshi në skandalin seksual të Mathieë Valbuenas.

“Nëse vazhdon të luajë kështu, dhe tregon se do të jetë gjithmonë në të njëjtën lartësi do të ketë vend edhe për të dhe Benzema do të rikthehet në kombëtare”.

Benzema nuk është më pjesë e Francës që nga Tetori i vitit 2015 kur u përjashtua për shkak të cështjes Valbuena. “Unë kam bërë vetëm zgjedhje që kanë lidhje me anën sporitve”, shtoi më pas Deschamps. Pavarësisht se ai është vërshëllyer shpesh nga tifozët e Realit të Madridit, ish lojtari i Lyonit, ka patur një rendiment jo të keq në këtë sezon me 13 gola dhe 6 asist deri tani në të gjithë kompeticionet. “Kur ta shoh të arsyeshme për ta grumbulluar në kombëtare, do të thërras sepse unë bëj vetëm zgjedhje sportive dhe që janë në të mirë të kombëtares franceze” – nënvizoi më pas Didier Deschamps. “Nuk do të ishte aspak cudi që Benzema të rikthehej sic ndodhi me Lassana Diarra i cili u bë sërish pjesë e Francës pas 5 vjetësh mungesë”, deklaroi në fund, trajneri i përfaqësues së Gjelave.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *