Dokumenti/ Viti 1957, kur në Maqedoni zbatohej dygjuhësia

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një dëftesë shkollore në dygjuhësi e vitit 1957 dëshmon se dygjuhësia zbatohej dikur në Maqedoni, njofton agjencia e lajmeve INA.

Më shumë se gjysmë shekulli pas, maqedonasit po protestojnë të trishtuar nga një e drejtë elementare e shqiptarëve për t’u shprehur në gjuhën e nënës. Kjo dëshmon regresin e vazhdueshëm në Maqedoni dhe mentalitetin mesjetar të disa politikanëve dhe mbështetësve të tyre shesheve të Maqedonisë.

Ndersa vendet me demokraci të zhvilluar mundësojnë zhvillimin e identitetit të komuniteteve pakicë, 30 për qind e shqiptarëve nuk i gëzojnë as të drejtat e tyre themelore./INA

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Dokumenti/ Viti 1957, kur në Maqedoni zbatohej dygjuhësia”

  1. NK says:

    LAJM BUDALLENJSH për BUDALLENJ.

    Në ” Maqedoninë” e federatës së Jugosllavisë, gjuha shqipe kurrë nuk ka qenë gjuhë zyrtare. Ka pasur momente që ajo përdorej në ndonjë formë, herë ca më të gjerë e herë më të ngushtë, por kurrë nuk ka pasur statusin e gjuhës zyrtare. Nëse në formulimet ligjore thuhej se ” pjesëtarët e kombësive mund të përdorin e të shërbehen me gjuhën e tyre amtare” paraqiste një të drejtë, të pjesërishme, teknike, praktikisht e reduktuar në do raste në administratën shkollore dhe askund tjetër.
    Të thuash se shqipja ka pasur status gjuhe zyrtare (???!!!) është një injorancë dhe gënjeshtër groteske.
    Personalisht, jam i vetmi shqiptar që kam vuajtur dënim me burg për kërkesë që shqipja të ketë statusin e gjuhës zyrtare. Isha unë armiku i popullit….dhe me këtë problematikë jam marrë me vite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *