E. Harxhi e A. Çejku në Zululand: Jemi pesimistë lidhur me situatën në Maqedoni; shumë shpejt atje do ketë zgjedhje të reja

Në Zululandin e sotëm u fol për Maqedoninë, ku zgjedhjet e dhjetorit prodhuan një rezultat të ngushtë mes dy partive të mëdha maqedonase, e ku finalizimi i një marrëveshjeje mes social-demokratëve maqedonas e BDI-së shqiptare është shoqëruar me protesta në rrugë.

Nano kishte te ftuar për të folur për këtë temë Edith Harxhin, ish zv.ministre e jashtme e Arben Çejkun, ish ambasador në Shkup.

Që të dy ishin pesimistë lidhur me marrëveshjen.

“Marrëveshja nuk është bërë transparente; ne nuk e dimë se për çfarë është rënë dakord mes Zaevit e Ahmetit”, tha Çejku.

“Rruga e vetme është të implementohet marrëveshja e Ohrit; çdo marrëveshje tjetër është e kot apo e tepërt”, tha Harxhi.

Që të dy ishin pesimistë lidhur me situatën në Shqipëri, dhe si shprehje të këtij pesizmi, të dy thanë se ka shumë gjasa që shumë shpejt të kemi zgjedhje të reja në Maqdoni.

Bisedën e plotë mund ta ndiqni në linkun

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “E. Harxhi e A. Çejku në Zululand: Jemi pesimistë lidhur me situatën në Maqedoni; shumë shpejt atje do ketë zgjedhje të reja”

  1. Bardhi Tolabi says:

    Cfare deklarate e poshter e ketyre dy palo diplomateve:
    “Rruga e vetme eshte te implementohet mareveshja e Ohrit,cdo marreveshje tjeter eshte e kote apo e tepert”,deklaron Harxh dhe Cejku rri si mumje dhe nuk e kundershton.
    Po perse more te mjere e injorante,more sherbetore te nuk e di se kujt jeni,por te Shqiptareve dhe Shqiperise nuk jeni,ne se Shqiptaret,kerkojne dicka qe i perafron te drejtat e tyre me popullsine tjeter sllave,cfare te keqe paska qe eshte e kote apo e tepert?Keshtu paski “luftuar” ju kur benit bisedime me palen Maqedonas?Mos ju jepni te drejta te tjera se eshte e tepert per Shqiptaret ju ke thene?
    Harram e paci ate para qe keni marre nga taksapaguesit Shqiptare…

    1. Kapit Tupalla says:

      Këta injorantë / shërbëtor le t’i mendojnë drejtat e serbeve në Kosovë dhe t’i krahasojnë me drejtat e shqiptarëve në Maqedoni! Deri kur do jeni kaq inferior ?

  2. DETARI Atlantidhes @ says:

    Atje zgjedhjet do te jene zinxhiri qe do te lidhe qenin e terbuar sllav…..!

  3. Genti says:

    Nuk ka zgjedhje te reja sepse qeveria e re ka fituar shumicen e votave, te shqiptareve dhe sllavo-folesve. VMRO e Gruevskit eshte e infiltruar me agjente, cetnike e paramilitare serbe dhe ruse qe fshihen pas nje identiteti “maqedonas”. Zaevi ka shumicen e popullesise (shqiptare dhe maqedonas) pas vetes, por cetniket nuk mund ta durojne nje aleance shqiptaro-maqedonase. Shqiptaret duhet te jene shume vigjilente dhe mos bien pre e provokimeve.

    Pa shqiptaret nuk ka Maqedoni, sepse Maqedonia eshte Ilire. Emri i pare dhe me i lashte i Maqedonise, para se te perhapej helenizimi, ka qene “Emathia” = E Madhja, pra mbreteria e madhe. Pa shqiptaret Maqedonia do quhej Bullgari ose dicka tjeter. Nese maqedonasit e mbajne veten si popull te lashte ata duhet te flasin gjuhen ilire te paraardhesve te tyre. Shqipja do e forcoje Maqedonine, por per derisa mediat maqedonase bombardojne popullaten me propagande ruso-serbe, maqedonasit nuk do e degjojne dot te verteten. Politikanet dhe mediat nga Shqiperia dhe Kosova duhet te jene me aktive ne kete drejtim.

  4. PANDO says:

    Per te ardhur keq per opinionin dhe njohurit e cekta te ish ambasadorit , me nje njohuri sa te nje femije kopshti , se dhe ata nxenes me fillore dine me shume se ky ambasadori ,,,,,,,,,
    kurse ajo Edita tamam si nje gjarper , ta marim maqedonin mbas 25 vitesh me shtimon e popullsis
    I nderuar MUCI next time duhet te maresh dhe Historian me nivel nderkombetar dhe jo folkrik qe dine historin vetem per Nemercken .
    sa per info Maqedonia eshte celsi I paqes jo vetem ne ballkan por I terr Evropes ,
    edhe nje gje po qe se soset durimi I Maqedonasve nuk e dime se cdo na shohin syte ,sepse geni nuk zhduket por ne momente te caktura e delikate shperthen me shume se nje bombe atomike
    mose haroni se maqedonas nuk ka vetem ne maqedoni , por nje pjese shume e madhe ndodhet ne Greqi po ashtu nje pjese shume e madhe ndodhet ne Bullgari po ashtu nje pjese e mire ndodhet edhe ne serbi gjithashtu edhe ne Shqiperi , keshtu qe analizoni dhe shqyrtoni shperthimin e terr maqedonasve do jet shkatrues per shume shtete te ballkanit perfshir the shqiptaret ne ballkan .
    dhe nje pyetje kurr erdhen myslimanet ne ballkan ne care shekulli …. kjo per ish ambasotorin

  5. DARDANI says:

    KAQ KEQ KE NGELUR O MUC SA KE MARE HARXHIN. SHOQE E ARGITES E POQE E BERISHES

  6. qwertzuiop says:

    muhabeti i muçit në tv!
    duke lënë mënjanë çështjen për të cilën ata folën gjatë gjithë kohës do të desha të ndaloja në një fakt ansor,por që për mendimin tim shpjegon dhe mendimin e diskutuesve,bashkbiseduesve!sidomos të ediTHit!
    deklarimi i saj si “mendimtare jashtë sferës nacionaliste”,nuk ka asgjë të keqe të jesh sa më shumë objektiv,bile është gjëja më e mirë,mua mu duk pak si shumë fallco!tonaliteti i zërit,një snobizëm i viteve ’80 në xhiron e mbrëmjes në buleverd duke thënë “babi im punon drejtor”,kur flitej për “pamundësinë”absolute të përkëthimit të Think-tank,bile nivelin e ulët të gjuhës dhe shoqërisë shqiptare për të përkëthyer këtë togfjalësh,nuk tregon gjë tjetër veçse,mendimin snobist të zonjës harxhi!!
    si e kam thënë dhe herë tjetër,nëse një gjuhë krijon fjalëtë reja edhe shqipja mund ti krijojë!!fjala nuk është gjë tjetër veçse një grupim shkronjash!!nuk është problem krijimi i fjalës,ai bëhet fare thjeshtë duke e përkëthyer fjalë për fjalë ose thjeshtë duke e përshtatur(serbatoio di pensiero,në italisht dhe denkfabrik në gjermanisht,problem është përdorimi!!por njerëz si zonja nuk ndihmojnë për ta shqipëruar dhe më pak për ta përdorur!!nëse në shqip nga një ditë në tjetrën futet “veting”një fjalë angleze dhe përsëritet nga kuç e maç mijra herë në ditë!?përse nuk mund të bëhet dhe në shqip??
    snobizmi!!snobizëm që reflektohet dhe në prodhimin e mendimit të zonjës harxhi!ajo nuk e prodhon këtë mendim si një njeri brënda ngjarjes,por si një europiane nga banjot termale të islandës!!të jesh objektiv,ose sa më objektiv nuk është e thënë të jetosh në mars!!mund të jesh objektiv dhe kur cënohet interesi kombëtar dhe personal!!por kjo nuk më duket sikur është një vyrtyt i zonjës harxhi!!
    sipas moshës ajo duhet të jetë regjistruar me emrin edit,por snobizmi e ka detyruar ti shtojë një “h” për ta përshtatur me një emër anglez!ndoshta që të tjerët,të huajt,të mos e kenë problem shqiptimin,por dhe që ajo të mos ngjajë si një shqiptare e “pagdhëndur”!!
    anticensurë

  7. Tema says:

    Maqedonia ka fyer gjuhen shqipe per te mbijetuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *