Eureporter: BE dhe OJQ-ja e mirënjohur bashkohen në thirrjen për miratimin e reformës në drejtësi në Shqipëri

1 Mars 2017, 17:34Politika TEMA

Eureporter i ka kushtuar një artikull të veçantë situatës politike në Shqipëri dhe ngërçit në të cilin ndodhet reforma në drejtësi e cila mbahet peng nga bojktoti i Partisë Demokratike e cila ka bllokuar bulevardin me pretekstin e “zgjedhjeve të lira”.

Eureporter thekson  se Organizata e mirënjohur joqeveritare, “Të Drejtat e Njeriut pa Kufi” i është bashkuar thirrjes së disa figurave të rëndësishme politike të Bashkimit Europian për të nxitur e Partinë Demokratike të opozitës shqiptare, që të mbështesë reformat kyçe për plotësimin e ambicjeve të vendit për tu bërë pjesë e BE .

Më tej në artikull Eureporter citon deklaratat e politikanëve të BE të cilët njëzëri kanë kërkuar nga PD që të rikthehet në Kuvend, për të mos bllokuar integrimin e vendit nga mosvotimi i reformave, ku kyçja është ajo në drejtësi dhe ligji i Vetting-ut si kryesori për vazhdimin e zbatimit të saj.

Në artikull theksohet gjithashtu se BE kërkon goditjen e korrupsionit dhe riorganizimin e gjyqësorit përpara çeljes së negociatave për integrimin e Shqipërisë.

Më poshtë po ju sjellim të përkhtyer në shqip artikullin e plotë të eureporter:

Organizata e mirënjohur joqeveritare, “Të Drejtat e Njeriut pa Kufi” i është bashkuar thirrjes së disa figurave të rëndësishme politike të Bashkimit Europian për të nxitur e Partinë Demokratike të opozitës shqiptare, që të mbështesë reformat kyçe për plotësimin e ambicjeve të vendit për tu bërë pjesë e BE – shkruan Martin Banks.

Të drejtat e Njeriut pa Kufi”, një organizatë me seli në Bruksel, e respektuar në fushën e përkrahjes ndërkombëtare të të drejtave dhe lirive të njeriut, e ka konsideruar reformën në drejtësi si themelore për garantimin e pavarësisë së gjyqësorit në vend. Ndërhyrja e kësaj OJQ-je të premten, ka ardhur pas reagimeve të ngjashme lidhur me protestat e Partisë Demokratike Shqiptare, nga Johaness Hahn, komisioner për zgjerimin e BE-së dhe Knut Fleckenstein, deputet gjerman në PE dhe raportues për integrimin e Shqipërisë në BE.

Demokratët (PD) kanë bllokuar bulevardin kryesor të kryeqytetit, Tiranës, me arsyetimin se nuk besojnë në zgjedhjet e lira dhe të ndërshme të 18 qershorit, nën udhëheqjen e krahut të majtë. PD-ja po planifikon bojkotimin e parlamentit, lëvizje që sipas BE-së mund të vonojë zbatimin e reformës së drejtësisë, e cila parashikon krijimin e institucioneve për të kontrolluar pasuritë e 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë.

Reforma në drejtësi është hapi kyç për hapjen e negociatave lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ajo ka si objektiv çrrënjosjën e korrupsionit dhe pavarësinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga politika.

PD, e cila ka paralajmëruar bojkotimin e zgjedhjeve parlamentare të 18 Qershorit, kërkon aplikimin e votimit elektronik për të mënjanuar manipulimet e mundshme të votave. Qeveria është shprehur se nuk ka kohë të mjaftueshme për të zbatuar këtë mënyrë votimi në zgjedhjet e ardhshme.

BE kërkon goditjen e korrupsionit dhe riorganizimin e gjyqësorit përpara çeljes së negociatave për integrimin e Shqipërisë. Reforma do të mundësojë përjashtimin e kriminelëve dhe shkelësve të ligjit nga postet zyrtare, do të sigurojë mbrojtjen e informatorëve, si dhe do të rivlerësojë gjyqtarët, prokurorët dhe këshilltarët ligjorë.
Hahn u shpreh për EU Reporter se: “ndjen keqardhje” për bojkotin parlamentar të shpallur nga opozita.

Hahn u shpreh se: “ Debati politik duhet të konsumohet brenda parlamentit. Bashkëpunimi i qeverisë me opozitën është thelbësor për realizimin e ambicies së Shqipërisë për aderim në BE. Vazhdimësia parlamentare luan një rol të veçantë në këtë moment që në rend të ditës janë reforma thelbësore si: reforma në drejtësi, që kërkon krijimin e trupave që do të realizojnë procesin e vettingut dhe reforma zgjedhore që kërkon ndjekjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të këtij viti. Reformat janë të domosdoshmë për rrugën drejt BE-së.”

Kryeministri i Shipërisë, Edi Rama si dhe partia qeverisëse janë lavdëruar për nxitjen e reformës në drejtësi dhe miratimin e ligjit të vettingut. Komentet e Hahn janë mbështetur nga Fleckenstein, një eurodeputet socialist, i cili u shpreh se zbatimi i reformës dhe hapja e negociatave është në dorë të politikanëve shqiptarë.

Referuar bojkotit parlamentar të PD-së, Fleckenstein, deputeti udhëheqës i Grupit të Aleancës Progresive të Social-demokratëve në Parlamentin Europain tha: “U kërkoj kolegëve dhe miqve të partisë demokratike t’I rikthehen punës.”

Nga ana tjetër, Willy Fautre, drejtor i OJQ-së “Të Drejtat e Njeriut pa Kufi” me seli në Bruksel gjithashtu i kërkoi PD-së të pushojë bojkotimin.
Të premten (24 Shkurt) Fautre u shpreh për këtë ëebsite se: “Shipëria e ka vendin në familjen europiane të shteteve demokratike. Debati politik mbi zgjedhjet nuk duhet të pengojë procesin e reformës në drejtësi. Legjislacioni i ri, i hartuar nga BE dhe SHBA dhe i mbështetur nga Këshilli i Europës, është thelbësor për garantimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe për shmangien e ndërhyrjeve të aktorëve politikë dhe jo vetëm në administrimin e drejtësisë.”

Fautre deklaroi se “opozita duhet të ndalojë bojkotin e parlamentin në mënyrë që procesi legjislativ demokratik të vazhojë dhe ta afrojë Shqipërinë me anëtarësimin në BE. Sa më shpejt aq më mirë është për të dyja palët.”

Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin ra dakord duke thënë se: “E dimë se disa persona nuk e duan këtë reformë. E dime dhe pse. Drejtësia do të vijë, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për ta shtyrë atë. Nuk ka kohë për të votuar për një draft të ri dhe aktuali gëzon mbështetjen tonë të plotë. E ardhmja europiane e Shqipërisë është më e rëndësishmë sesa ajo e disa njerëzve të korruptuar.”

Ekspertët europianë dhe amerikanë u përshinë drejtpërdrejt në hartimin e reformës, fakt i vërtetuar dhe nga Këshilli i Europës. Megjithëse ligjvënësit shqiptarë, përfshirë demokratët, votuan unanimisht për reformën, PD më vonë abstenoi nga votimi për vettingun e gjyqtarëve.

Koalicioni maxhoritar ka fituar zgjedhjet lokale të fundit dhe qeveria e Ramës ka realizuar një rritje të qëndrueshme ekonomike. Kjo është pjesë e tranzicionit drejt një demokracie të orientuar drejt tregjeve.

Rama tha: “Reformat e thella s’janë kurrë të lehta. Por e ardhmja e vendit, e shoqërisë, e fëmijëve tanë nuk është e sigurt nqs nuk shkulim pjesët e kalbura të organizmit shtetëror.” Eurodeputetët nga parti të ndryshme e kanë mirëpritur progresin e Shqipërisë lidhur me reformat për integrimin në BE, të cilat luajnë rol kyç dhe në rikthimin e besimit të publikut tek institucionet.

Fleckenstein, anëtar i komitetit të punëve të jashtme shton se: “Prej 2014 Shqipëria ka qenë vend kandidat për aderim në BE dhe që atëhere ka bërë progres të vazhdueshëm. Miratimi i reformës së thellë gjyqësore është një pikë kyçe për rrugën e Shqipërisë drejt BE. Reduktimi i korrupsionit dhe i krimit të organizuar janë domosdoshmëri për jetën e përditshme në Shqipëri. Gjithsesi çelja e negociatave për aderimin e Shqipërisë nuk duhet shtyrë më.”

Rezoluta e fundit e PE për Shqipërinë e miratuar me 546 vota pro, thekson se “zbatimi i reformës në drejtësi, progresi në luftën kundër korrupsionit dhe e krimit të organizuar si dhe zgjedhjet e lira më qershor të 2017 janë katapulta për çeljen e negociatave dhe për rrugën e aderimit në BE.”

Shqipëria, dikur një vend i izoluar që ka vuajtur një prej diktaturave më të ashpra komuniste pas luftës së dytë botërore, është dhe anëtare e NATO-s dhe një vend kandidat për t’u bërë pjesë e BE-së.

Miratimi i paketës së reformës vitin që shkoi, së bashku me qëndrimin konstruktiv lidhur me krizën e refugjatëve, përbëjnë shembuj të politikave kombëtare të forta aktuale dhe të dëshirës për të ecur në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Teksa Shqipëria shpreson të jetë në pozita për të hapur negociatat, BE-ja kërkon paraprakisht prova për zbatimin e reformave.
Siç u shpreh dhe Fleckenstein: “Është e rëndësishme që Shqipëria të ruajë vrullin e reformës dhe të jetë e gatshme ta mbështesë këtë proces me tërë potencialin e saj./Lexo.al

https://www.eureporter.co/frontpage/2017/02/24/eu-and-leading-ngo-unite-in-calling-for-adoption-of-key-judicial-reform-in-albania/

3 komente në “Eureporter: BE dhe OJQ-ja e mirënjohur bashkohen në thirrjen për miratimin e reformës në drejtësi në Shqipëri”

  1. vezhguesi says:

    Pasi lexova artikullin e mesiperm ne origjinal, me ra ne sy perkthimi i citimit te Fleckenstain ne fund te shkrimit.“It is important for Albania to maintain today’s reform momentum and we must be ready to support it as much as possible in this process”. Me shume respekt per perkthyesin, mendoj se do ti pershtatej me drejte nje perkthim i tille: “Eshte e rendesishme qe Shqiperia te ruaje vrullin e reformes se sotme dhe ne duhet te jemi te gatshem ta mbeshtesim ate (Shqiperine) me te gjitha mundesite ne kete proces. Ndryshimi ne perkthim eshte esencial, pasi sipas Fleckenstein, jo vetem Shqiperia por edhe faktori nderkombetar (nenkuptohet) duhet ta mbeshtese kete proces me gjithe potencialin e vet.
    Me respekt, perkthyesit te “Lexo.al”.

  2. Spartaku says:

    Nje gje shume pozitive per shqiperine,per mazhorancen dhe nje gje shume negative per opoziten.Kritikat e kesaj organizate me qender ne Bruksel per opoziten,tregon seriozitetin e saj,qe opozita t’a kuptoi rendesine e reformes ne drejtesi dhe te kthehet ne parlament.Kjo do te jete ne dobi te tyre por edhe te popullit

    shqipetar.Lavderimet e qeverise sotme se ajo po punon mire,dhe eshte ne mbeshtetje te plot te reformes ne drejtesi,tregon seriozitetin e kesaj qeverie,dhe se opozita nuk e ka mire me qendrimet e saj agresive dhe penguese.

  3. Tema says:

    BE-ja hedh gurin dhe fsheh doren.Se di qe opozita ne vendin tone i ngjason politikes siriane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje