Europa League, Man. United i paguan tifozëve vizat ruse

1 Mars 2017, 20:23Sport TEMA

Një klub i madh dallohet edhe për kujdesin ndaj detajeve më të vogla. Manchester United vendosi ti paguajë vizat ruse 500 tifozëve anglezë që do të fluturojnë drejt Rostovit, për ndeshjen e Europa League.

Pas shortit në Nion, me goglat që vendosën se “Djajtë e Kuq” do të luajnë në 1/8 ndaj Rostov, problematika më e madhe lidhej me aspektin logjistik, duke qenë se qyteti rus ndodhet në distancën e 3,200 kilometrave larg Mançesterit.

Një problem jo i vogël për tifozët e besuar që do të ndjekin United në këtë trasfertë, për të mbështetur ekipin e Jose Mourinhos. Ndërkohë, që kostos së lartë të udhëtimit, ku përfshihen avioni, hoteli dhe bileta e stadiumit, i shtohet edhe shifra e 140 eurove për tu pajisur me vizat ruse.

Në situatën e krijuar, sipas “Daily Mail” klubi i Manchester United vendosi të mbulojë plotësisht koston e vizave të tifozëve për këtë trasfertë aspak komode. Me llogari të thjeshta, duke qenë se anglezët kanë konfirmuar prezencën e 500 tifozëve në Rostov, “Djajtë e Kuq” do të shpenzojnë afro 70 mijë euro për mbështetësit e klubit.

Megjithëse problemet burokratike duket se janë zgjidhur, skuadra e Mourinhos dhe tifozët e United nuk do ta kenë aspak të lehtë në Rusi. Tifozët vendas kanë paralajmëruar “luftë përballë armiqve anglezë”, për një pritje në fushë dhe në tribuna që nuk do të jetë aspak miqësore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje