Fitimi i bankave ra me 41% në 2016-n

Sistemi bankar nuk ka kaluar një vit të mbarë për sa i përket përfitueshmërisë. Sipas statistikave tremujore të Bankës së Shqipërisë, fitimi i sistemit për vitin 2016, i raportuar sipas standardeve lokale, ishte 9.27 miliardë lekë (rreth 67 milionë euro), me një rënie prej 41% në raport me vitin e mëparshëm.

Arsyeja kryesore që ka ndikuar në këtë rënie të fitimeve është rritja e fortë e shpenzimeve për provigjionime (fondet që bankat lënë mënjanë për të mbuluar huatë e pakthyera në afat), të cilat pothuajse u katërfishuan për të arritur në 18.4 miliardë lekë.

Pas rënies të huave me probleme në 18.22% në fund të 2015-n, më pas filloi sërish rritja graduale, që kulmoi në gusht 2016, në 21.44%, për të rënë sërish në rreth 18.3% në fund të 2016-s, por kryesisht si rrjedhojë e fshirjes së huave që kanë më shumë se tre vjet që nuk kthehen, raporton Monitor.

Një tjetër arsye që ka ndikuar në rënien e fitimeve është reduktimi i të ardhurave neto nga interesat, me rreth 1.8 miliardë lekë. Ndryshe nga viti 2015, ku bankat përfituan nga rënia më e shpejtë e interesave të depozitave (kostos së fondeve) në raport me normën e kredisë (të ardhurat e bankave), në 2016 ku efekt kishte përfunduar. Një pjesë të të ardhurave bankat e rikuperuan përmes rritjes së ndjeshme të të ardhurave neto nga veprimtaria (me 9.7 miliardë lekë).

Në vitin 2015, sistemi bankar arriti një fitim rekord prej 15.7 miliardë lekësh, por ai ka rezultuar vetëm në letra, teksa tatimi i paguar ishte vetëm 2.3 miliardë lekë, nga 2.4 miliardë lekë që u paguan në 2016-n.

Sipas ekspertëve bankarë, fitimi i arritur në 2016-n vlerësohet i pakënaqshëm për sistemin. Norma e kthyeshmërisë ndaj kapitalit (fitimi/kapitalit rregullator) duhet të jetë mesatarisht mbi 15%, që investimi të konsiderohet eficient, ndërsa për vitin 2016 ai llogaritet në 6.6%.

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Fitimi i bankave ra me 41% në 2016-n”

  1. Celo Mezani says:

    Per te njejten norme provigjionesh me 2015, i bie qe fitimi 2016 nga renie 41% eshte deklaurar te ishte RRITJE 41%.
    Pra kthyeshmeria kapitalit eshte rrotull 15%. Gjithe te tjerat jane PERRALA qe thone “ekspertet” dhe lojra te menaxhereve te Bankes per te ulur tatim fitimin.

    Bankat ne Shqiperi jane ne pozita shume te shendosha. Perqindja e madhe e kredive te keqija jane pasoje e kredive te mara para 2012. Padiskutim qe kjo nuk eshte aspak gje e mire, por gjithsesi eshte situate e mesuar dhe e perballuar tashme nga bankat.

    Ve bast qe ne vitin 2017, prej ketyre levizjeve me provigjione te 2016, fitimi i vitit (2017) te jete 90%-110% me rritje vjetore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *