FOTOT / Baltë dhe plehra, kushtet skandaloze që ofronte tregu pranë Spitalit Nr. 5

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Baltë, plehra dhe rroba te pista ishin pamja e përditshme me të cilët ishin të detyruar të përballeshin për vite me radhë banorët e shumë pallateve pranë spitalit Nr. 5 në kryeqytet. Të ngritura në mënyrë informale para disa vitesh, tezgat prej druri dhe plasmasi ishin kthyer në makthin e qytetarëve të shumtë, të cilët detyroheshin që për shkuar në shtëpitë e tyre të kalonin në këtë hapësirë jashtë çdo kriteri dhe kushtesh higjienike per te funksionuar si treg rrobash.

 Siç mund të shihni edhe nga këto foto të bëra pak ditë para zhvendosjes së tregut të rrobave të përdoruara pranë spitalit Nr. 5, rrobat jo vetëm që tregtoheshin në tokë, por në të njëjtën kohë edhe tregtimi i ushqimeve në mënyrë ambulante rrezikonte jetën edhe të vetë tregtarëve.

 Ndërsa në fund të ditës, ajo që mbetej në këtë zonë ishin mbetjet të cilat ishin kthyer dhe në burim infeksioni, çka është konfirmuar edhe nga analizat që ka bërë Inspektoriati i Shëndetit Publik si dhe Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorëve, të cilët kanë konstatuar një ngarkesë të madhe mikrobiale në mjedis.

 Kjo situatë është si “nata me ditën” nëse krahasohet me tregjet e tjera të licencuara nga Bashkia, ku kushtet e tregtimit janë brenda normave dhe standardeve.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/balte-8-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/balte-8.jpg","attachment_id":"641323"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/balte-8-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/balte-8.jpg","attachment_id":"641323"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/balte-7-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/balte-7.jpg","attachment_id":"641322"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/balte-6-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/balte-6.jpg","attachment_id":"641321"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/balte-4-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/balte-4.jpg","attachment_id":"641320"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/balte-3-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/balte-3.jpg","attachment_id":"641319"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/balte-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/balte-2.jpg","attachment_id":"641318"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/balte-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/balte-1.jpg","attachment_id":"641317"}]

2 komente në “FOTOT / Baltë dhe plehra, kushtet skandaloze që ofronte tregu pranë Spitalit Nr. 5”

  1. kombi says:

    KJO ESHTE RRUMPALLA QE KRIJOI ANTISHQIPETARI SALI BERISHA ,PER SA KOHE KA QENE NE PUSHTET . AI NUK E DON SHQIPERINE NE STANDARTIN EUROPIAN , AI E DON SI VEND CIGANESH .
    ESHTE VETEM RAMA NJE SHQIPETAR I VERTETE QE E DO SHQIPERINE TE LULEZOJE DHE TE KTHEHET NJE VEND PERLE, NE BALLKAN . KJO BEHET ME PUNE DHE RREGULLA TE FORTA ,
    NJE BRAVO TE MADHE PER RAMEN, QE PO I ZBARDH FAQEN SHQIPERISE TE DASHUR ,NGA VERIU DERI NE JUG .

  2. Neqoftse do ti tregoje dikujt, qe ska lexuar kte artikull, fotot e mesiperme, dhe do ta pysje ku ndodhet, pergjigja e pare do ishte nga Arabia ose nga Afghanistani….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *