“Guerrilsat” i përgjigjen Safet Gjicit: Droga jonë është dashuria për ekipin

1 Mars 2017, 18:57Sport TEMA

Tifozat e Partizanit i janë kundër përgjigjur presidentit të Kukësit, Safet Gjicit.

Presidenti i Kukësit i akuzoi tifozat e Partizanit si përdorues droge.

“Ju them se edhe vetë drejtuesit e Partizanit u habitën se si ka mundësi që tifozët e tyre bëjnë të tilla sherre?! Madje ata aluduan për 10-15 veta që pinë drogë dhe nuk dinë çfarë bëjnë më pas. Tifozë të tillë nuk duhet që të jenë në stadium” ishte deklarata e Safet Gjicit.

Por, përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare, Tifo-Grupi “Ultras Guerrlis”, akuzojnë numrin një të verilindorëve se ata të vetmen drogë që kanë është dashuria për ekipin.

Deklarata e plotë e “Guerrilsave”.

Gjici te vazhdoje me bythlepirjet e veta lart e posht edhe mos te merret me substancat e tifozerise se Partizanit. Drogen e perdorin tipat si Gjici e ata qe ai ua lepin bythen e jo tifozeria jone. Tifozeria jone te vetmen droge ka pasionin dhe dashurine per ekipin te cilen e kemi demonstruar nder vite !
Vec kjo droge na vlon ne vena dhe na jep force e deshire per te vazhduar para dhe kur futbollin tone e kane pushtuar maskarenjte dhe dallaverexhinjte. Nese do ta shohesh njerin prej tyre njafton te dalesh para pasqyres!

Safet je aq drru nga idiotesia sa nuk sheh me nga syte dhe kur nuk sheh syri eshte fatkeqesi, kur nuk sheh mendja eshte mjerim!

Edhe ne nje kohe kur hajduti bertet kape hajdutin, kur drogaxhiu maskara tregon me gisht “drogaxhinjte” tifoze, kur dhunuesit te akuzojne per dhune ne nuk na ngelet gje tjeter vec se te qendrojme krenare te palekundur dhe te mobilizohemi ndaj te gjitheve ! Nese te gjithe na sulmojne do te thote qe jemi ne rrugen e drejte !

Fear of the red !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje