Hyseni: Serbia fajtore për eksodin e qytetarëve nga Kosova

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë Skënder Hyseni fajëson Serbinë për ikjen e dhjetëra-mijëra qytetarëve të Kosovës për në vendet e Evropës në vitin 2014.

Sipas tij, vala e madhe e emigrimit erdhi sepse Serbia u mundësoi qytetarëve që të dilnin jashtë Kosovës me një biletë me kosto vetëm 15 euro.

Deklarata erdhi me nisjen e fushatës ndërgjegjësuese për parandalimin e emigrimit të paligjshëm.

“ Kujtoj për një periudhë të shkurtë kohore ia dolëm ta vëmë nën kontroll çështjen e emigrimit të paligjshëm. Këtë valë dhe numër të madh të emigrantëve të paligjshëm nga Kosova e mundësoi në masë të madhe marrëveshja për qarkullim të lirë mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë që është marrëveshje e mirë, por që marrëveshjet e mira ndonjëherë kanë efekte anësore edhe negative, dhe një efekt anësor negativ ishte krijimi i një kanali përmes Serbisë që u mundësonte qytetarëve të Kosovës të arrijnë në një kufi të jashtëm me vetëm një biletë autobusi”, tha Hyseni.

Hyseni tha se Kosova ka përmbushur shumicën e kritereve për liberalizim të vizave ndërsa ka mbetur vetëm edhe ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi e që ministri i MPB-së shpreson që edhe kjo do të ndodhë shpejt.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *