Jozefina Topalli shuplakë Bashës: S’duhet t’i mbajmë shpresat tek LSI. Duhet të kishim bërë tjetër opozitë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ish -nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli doli hapur sot kundër koalicionit me LSI-në për të ardhur në pushtet.

Në një intervistë për News 24 ajo tha se ndarja e këtyre dy partive të koalicionit qeverisës dhe bashkimi i PD-së me LSI-në nuk është i ndershëm.

Keni nostalgji për Berishën?

Kam nostalgji për idealizimin e asaj periudhe. Përfshiheshim të gjithë, besonim në atë që bënim. Punonim 24 orë. Ne nuk bënim kurrë të shtunë e të dielë pushim, nuk bënim pushime verore. Për të shkuar në Kukës duheshin 8 orë, në Korçë dhe Vlorë orë të tëra. Kjo krijonte mungesën që unë kisha te fëmijët e mi dhe familja ime.

Si iu duket Basha si kryetar?

Ai është në krye të PD-së dhe e kanë zgjedhur.

Çfarë po bën mirë Basha?

Unë do kisha dashur të ishin bërë më shumë protesta sepse ka pasur 1 mijë aryse për tiu përgjigjur qytetarëve. Më vjen keq që nuk kam qenë në protestën e 18 shkurtit.

Ka një perceptim që nuk jeni përkrah Bashës?

Unë jam përkrah Partisë Demokratike.

U mor mendimi juaj kur u vendos Voltana Ademi në krye të Bashkisë?

Pavarësisht, unë e kam mbështetur në fushatën elektorale.

Cili është komunikimi me Bashën?

Nuk është kurrë ai komunikim që kam pasur me zotin Berisha.

Do vijë PD në pushtet?

Kështu siç është nuk vazhdohet më.

Po qeveria teknike është zgjidhja e duhur?

Nuk është se PD e ka qëllim në vetëvete, është instrument për të ndryshuar situatën në vendin tonë. Të gjitha analizat e mia, angazhimet e mia i kam në raport me vendin. Forcat politike janë instrumenti.

Po sa i përket koalicioneve?

Unë kam qenë përherë kundër kur është diskutuar që të ndahen këto dy forca politike. Kjo është jo politike, më pak e ndershme dhe jo në funksion për të ndryshuar për mirë vendin. Nuk besoj se do vijmë në pushtet për të qenë në pushtet.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Jozefina Topalli shuplakë Bashës: S’duhet t’i mbajmë shpresat tek LSI. Duhet të kishim bërë tjetër opozitë”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Mungon alternative dhe besushmeria,per te erdhur ne pushtet,LSI nuk eshte alternativa e PD-s,Ajo punon per vete.
    Nuk mund te rivotohet Basha.com,eshte I ster provuar,duhet te jap dorheqjen.

  2. Bushi says:

    Ti moj çite e dreqit,t’a dish mire se pd-ke nuk vjene me ne pushtet se Berisha,Basha,edhe ti o Topallke, kini bere shume krime,dhe e kini shkaterruar kete vend,se kini menduar vetem per xhepat tuaj,per familjet tuaja.Edhe te duash ti e kushdo nga ju per te kthyer LSI-n nga ana e juaj,nuk do LSI-ja te vije me ju.Ju jini te humbur,nuk e merni dot pushtetin,se, jini pushta,hajduter,vrases,dhe tradhetar ndaj atdheut.Nuk u do populli.Ka humbur besimi.Pd-ke u formua si parti e shpreses pas rrezimit te komunizmit,por ju nuk qendruat besnik ne binaret e demokracise dhe e tradhetuat kete popull,duk ja marre ato pak kursime qe kishte nepermjet firmave piramidale.Etj.etj.qe nuk kane mbarim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *