Juncker: BE nuk e zgjidh dot vetëm problemin e papunësisë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker tha se BE-ja nuk është në gjendje ta zgjidhë e vetme problemin e papunësisë që ka përfshirë kontinentin e vjetër.

Ai shtoi se bëhet fjalë për një problem që shkon përtej kapaciteteve të Unionit.

“Për papunësinë nuk bëjmë gjë tjetër veçse takohemi dhe propozojmë si ta reduktojmë, por kjo shkon përtej mundësive të BE. Mund të stimulojmë investimet, por as kjo nuk çon në rënien sistematike të fenomenit”, ka deklaruar Juncker.

Juncker shtoi se Komisioni nuk ka ndërmend t’i imponohet askujt, ndërsa ka shtuar se, nuk është dakord që BE të jetë vetëm një zonë tregtare.

“E refuzoj idenë që Evropa të bëhet vetëm një zonë e shkëmbimit të lirë, por nuk do ta them preferencën time tani. Komisioni nuk dikton dhe nuk jep udhëzime. Nuk ka asnjë diktat, por vetëm dëgjim mendimesh”, ka shtuar Juncker.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *