Këshilltari i Trump-it: Luftën e Kosovës nuk e fitoi NATO, por Millosheviçi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Këshilltari për Sigurinë i presidentit të ri të SHBA-ve Donald Trump, gjenerali Raymond McMaster ka shokuar me analizën e tij se në luftën e Kosovës nuk fitoi NATO, por forcat e Sllobodan Millosheviçit.

Gazetarja e njohur gjermane, Renate Flottau, që ka mbuluar rajonin tonë prej 30 vitesh, shkruan në ‘Huffington Post Deutschland’, se McMaster mendon se fitues i luftës në vitin 1999 nuk ka qenë NATO, por Millosheviçi.

Sipas analizës së publikuar nga McMaster në vitin 2003, fushata e bombardimit e NATO-s u kthye në një makth për aleancën.

McMaster thotë se NATO u mundua ta mbulojë humbjen me një seri ‘lajmesh false’.

Kështu, edhe pse NATO deklaroi se ka shkatërruar 450 raketa serbe, në fakt shkatërroi vetëm 20 të tilla.

Pavarësisht se u tha se janë shkatërruar 120 tanke serbe, u shkatërruan vetëm 14 të tillë.

Pas një fushate prej 78 ditësh, shoqëruar nga 40 mijë fluturime, nuk u shkatërrua as 5 përqind e makinerisë luftarake serbe.

McMaster shkruan se zyrtarët e NATO-s fërkuan sytë me mosbesim kur në fund të luftës panë se si e gjithë flota ajrore serbe doli e paprekur nga një hangar në Prishtinë dhe nisi udhëtimin për në Beograd.

McMaster thotë se ishte një dështim i teknologjisë më të avancuar në planet ndaj improvizimeve serbe.

Sa herë një avion spiun i NATO-s fluturonte mbi pozicionet serbe, ata fshihnin tanket e makineritë ushtarake dhe nxirrnin në pritë tanke kartoni.

Lokalizimi i serbëve ishte i vështirë edhe për shkak se mbrojtja ajrore serbe i detyronte avionët e NATO-s të fluturonin mbi 15000 këmbë lartësi.

Edhe radarët serbë ishin shumë të vështirë për t’u pikasur, pasi fshiheshin në gropa, duke shënuar kështu një dështim spektakolar të NATO-s.

Edhe më e rëndë bëhet situata, shkruan McMaster, po të mendosh se Serbia kishte shumë spiunë brenda aleancës.

Një tjetër dështim ishte vendosja e helikopterëve Apache në Shqipëri. Pista ku u vendosën ishte me baltë dhe ujë të ndenjur. Fluturimi i parë i testimit solli rrëzimin e dy pilotëve dhe fluturimet natën ishin të vështira për shkak të terrenit malor dhe mungesës së mbështetjes tokësore.

Por përse erdhi dorëzimi i Millosheviç?

Autori shkruan se jo vetëm prej kërcënimit se do ndërhyhej me trupa tokësore, por më së shumti për shkak se Moska tërhoqi mbështetjen ndaj Millosheviç, duke sjellë kapitullimin e tij.

Ndërkohë seti i mësipërm i fotove është bërë në vitin 1999 nga Peter Marloë dhe tregon se si përgatitej NATO për fluturimet luftarake.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

11 komente në “Këshilltari i Trump-it: Luftën e Kosovës nuk e fitoi NATO, por Millosheviçi”

  1. pro says:

    ..edhe njehere Ai po nxjerr superfuqi,ose ne vend te pare Rusine…{ndoshta rusia e ka ne dore dhe e shantazon}!? ..ndoshta…ndoshta thote nje te vertete,ndoshta…dhe une pyes;me ke e ka ,qe hakerrehet{me ligesi} kunder vendit te tij…ndoshta amerikanet qellimisht kane zgjedhur nje koke pa tru kete here,jane lodhur nga dogmat ..ndoshta Wikileaks e tremb nepermjet rusit..shume domethenenie baras me zero te madhe ,por qe mund te plase..zhurmshem..

    1. polli says:

      Te verteten po thote o gomar ,mos e ngaterro mcmasterin me mashtrusat e tregut te kavajes ,ishin me shume pallate e godina ate qe nato goditi ,sistemin e rraketave toke-ajer as qe zbuluan ku ishte ,forcat e milloshit dolen gati te paprekur nga ai konflikt

  2. Lumi says:

    Ka te drejte. Ajo qe iu be Serbise nuk ishte gje e madhe. Gjemen dhe shkaterrimin e vertete do ia bejne ne rastin me te pare.

  3. nusja e malokut says:

    ahaha e shikoni o Arna-Utes luften nuk e fitoi natua por Sdhobodani

  4. Plaku Xhuxhumaku says:

    Ka te dhena qe thone se Luften e Dyte Boterore e fitoi Gjermania, po kjo nuk i pelqeu Hitlerit dhe ai ne shenj proteste vrau vehten,

  5. Bambi says:

    Qellimi i Natos ishte qe te clironte Kosoven dhe ajo u arrit.
    Te tjerat jane lojra fjalesh. Mire do te ishte qe ajo te realizohej pa lufte fare, sepse lufta solli viktima qofte nga rradhet e UCK, qofte nga serbet.
    Mendimi im: Luften e fitoi strategjia e mire pergatitur.
    1. Kosova u clirua
    2. Rusia u godit ne zemer te saj dhe nuk beri ze
    3. Kines, gjoja si gabim, ja hodhi nja ca raketa ne ambasade dhe i tha `rri urte se te griva fare.
    Per mendimin time ishte nje nderhyrje kirurgjikale me sukse te plote.

  6. arif qiraniku says:

    osht bo amerika si shqipnija. e merr PD ja pushtetin shan PSn “kur ishte n pushtet s ka pas sukses”. dhe anasjelltas.
    tash partija e trumpet shan ate te kllintonit.
    vrkrt!
    gjithanej demokracija shkerdhat qenka. kush ka pushtet shkrun edhe historin.
    sa te neveritshem qe qenkan njerzit mer.e shkrujn historin simas qejfit.
    prandaj edhe alienet nuk na afrohen neve sepse, na cilsojn kafsh mashtruese/

  7. Tani says:

    Aty u bene vetem sulme nga ajri dhe kjo e zgjati luften. Lufta vertet zgjati, po Aleanca nuk la asnje ushtar. NATO nuk humbi po ky mendon se duhet te kish mbaruar me shpejte. Milloshevici jo nuk fitoi po humbI, la teritore dhe shkoi e vdiq ne gjyq.

  8. gerti says:

    Po ai flet per NATO-n nuk ka shume lidhje artikulli me Serbine, eshte shembull qe tregon se si brenda NATOs shtetet vazhdojne sillen sipas interesit kombetar. Nuk ka lidhje me fuqine ushtarake sepse eshte e pakrahasueshme. AI do te thote qe NATO ne caste te caktuara nuk do sillet sipas politikes se USA. Kujtoj qe keshilltaret francez asokohe atashuar ne NATO ishin spiunet kryesor. Italianet ishin me investime te rendesishme ne serbi.

  9. ELIOT says:

    PO NE NATO KISHTE SPIUNA .. NJE OFICER FRANCEZ GENERAL I SPIUNONTE SERBEVE .. .POR NATO E DETUROI TE TERHIQTE TRUPAT NGA KOSOVA ..PO J DONALD .. PRESIDENTI BILL CLINGTON E DETUROI MOSKEN TE TERHEQI TRUPAT NA KOSOVA ..NDERSA TI ME MIKUN TEND TRUP PO E LEJON RUSIN TE BEJE MASAKER NE SIRI ….KE BYTHE .. APO VETEM LLOQE ….DHE MOS HARRO KOKE VICH Q JUGOSLLAVET NUK HUMBEN VETEM KOSOVEN POR TE GJTTHE KROACINE …. SLLOVENINE BOSNJEN …???? DHE TANI BEJEN SI QEN HAM HAM HAM ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *