Kupa Italisë/ Lazio fiton derbin e parë përballë Romës

1 Mars 2017, 22:50Sport TEMA

Lazio ka triumfuar në përballjen e parë  ndaj Romës, duke fituar me rezultatin e pastër 2-0 në “Olimpico’.

Një fitore mjaft e rëndësishme për bardheklatërit që hedhin një hap të rëndësishëm për në finalen e Kupës së Italisë.

Një 90-minutësh emociones u zhvillua mes të dyja ekipeve kuuuu synimi ishte fitorja e cila ka një tjetër shije në këtë derbi.

Sergej Milinkovic-Savic dhe Ciro Immobile ishin autorët e golave për skuadrën e drejtuar nga Simone Inzaghis.

Në këtë përballje u aktivizua që nga minuta e parë dhe portieri i kombëtares shqiptare Thoma Strakosha i cili bëri një paraqitje mjaft të mirë.

Ndeshja kthimit zhvillohet në fillim të muajin prill.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje