Cila është banka, që sipas Spartak Brahos, po pastron shuma të mëdha parash në Shqipëri?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Spartak Braho ka akuzuar një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri, se pastron shuma të mëdha parash.

Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare nuk e ka përmendur emrin e bankës, por ka pyetur drejtorin e Parandalimit të Pastrimit të Parave, Agim Ismaili, nëse ka nisur hetim për këtë çështje.

“Ka ndonjë hetim për ndonjë bankë që pastron paratë? Unë nuk do ta them sepse do të krijojmë zhurmë të madhe, por dyshoj që në një bankë bëhet pastrim i madh parash. Keni ndonjë denoncim ju, apo hetim?”, u shpreh dje Braho.

Ismaili nga ana tjetër, as e ka pohuar dhe as e mohuar këtë gjë.

Bankat, edhe pse kanë masa parandaluese, nga bankat na vijnë të gjitha rastet e dyshimta të pastrimit të parave. Nëse kemi hetim për banka që pastrojnë, edhe sikur të kemi, edhe sikur të mos kemi, as mund ta ndaj”, tha Ismaili.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Cila është banka, që sipas Spartak Brahos, po pastron shuma të mëdha parash në Shqipëri?”

  1. dori says:

    njeri me shume faqe ce thote sot se thote neser

  2. Arjan says:

    Intesa san paolo

  3. @rturi says:

    CREDINS i Liries (Sllobodankes) 😉

  4. kujtesa says:

    Drejtor i pastrimit te parave,me juridik kristali! Bote e cuditeshme!!! Shikoni se cfare thote ne deklarate dhe vleresojeni vete.

  5. Alfred says:

    Oqeani është e madhe dhe rënie të vogël nuk mund të vërehet. Banka është e madhe dhe paraja e tillë nuk mund të vërehet. E, cilën bankë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *