Mogherini: Ballkani të ecë në rrugën e reformave drejt BE

1 Mars 2017, 14:05Politika TEMA

Përfaqësuesja e lartë e çështjeve të Jashtme dhe politikave të Sigurisë në BE, Federica Mogherini sot nis turin e saj në Ballkan, ku do të vizitojë Shqipërinë, Kosovën, Bosnjën, Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë.

Ajo në fillim do udhëtojë në Podgoricë, ku do t’i drejtohet Parlamentit gjatë një seance të posaçme.

“Po punoj që ta shoh secilin prej partnerëve të Ballkanit Perëndimor të ecë në rrugën e reformave drejt Bashkimit Evropian, e për t’u siguruar që procesi është i pakthyeshëm.

“Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mbeten të një rëndësie kyçe në këtë kontekst”, shtoi shefja e diplomacisë evropiane.

Turi mbyllet më 4 mars me ndalesën në Tiranë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje