Mustafa: Demarkacioni do të ratifikohet, vizat do të hiqen

1 Mars 2017, 16:35Rajoni TEMA

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa deklaroi se Marrëveshja për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi do të ratifikohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

“Ratifikimi nuk duhet të dështojë pasi bëhet fjalë për shtetin. Asnjë shtet nuk ka paraqitur problem dhe ne do ta bëjmë. E vetmja gjë që vetëm mund të ketë vonesë rreth liberalizimit të vizave. Nuk jemi të interesuar që të prolongohet liberalizimi i vizave”, tha Mustafa.

Kryeministri nuk e tha me saktësi se kur do të dërgohet për ratifikim në Kuvend kjo marrëveshje, por përmendi disa procedura paraprake deri te votimi nga përfaqësuesit e popullit.

Ndërkohë, opozita është zotuar se nëse marrëveshja sillet në kuvend për ratifikim do të bëjë çdo gjë për ta penguar, duke mos përmendur format që do të përdoren.

1 komente në “Mustafa: Demarkacioni do të ratifikohet, vizat do të hiqen”

  1. DIBRANI says:

    O Isë Mustafa , boll kanë shirë dhe marrë troje shqiptare sllavo-grekët !
    Si pranon ti , që të coptosh edhe më tej tokat shqiptare , për të marrë
    të drejtën e lëvizjes pa viza ?! Ti nuk je njeri si çdo qytetar , që të mos e
    kuptosh , se Kosova do e marrë të drejtën për të lëvizur pa viza , ne mos
    sot , me siguri neser . E kaluara e jote politike , e marrë në kompleks
    me këtë të sotmen , le jo vetem shumë për te dëshiruar , por
    edhe për të DYSHUAR ! Kjo që po të them , është më e pakta !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje